Shfletim i thjeshtë

Kërkoni dhe lëvizni me lehtësi përmes këtyre veçorive thelbësore

Dritarja e shkarkimeve

Dritarja e Shkarkimeve ndjek kartelat që shkarkoni, teksa përdorni Firefox-in, përfshi kartelat që hapni dhe kartelat që ruani në kompjuterin tuaj. Dritarja e Shkarkimeve shfaq të dhëna mbi secilin shkarkim, të tilla si emri i kartelës, madhësi e saj, koha e mbetur deri në përfundimin e shkarkimit, prej nga është shkarkuar kartela, dhe kohën ose datën e shkarkimit.

Si të bëhet Firefox-i shfletues parazgjedhje

Po qe se keni më tepër se një shfletues web, kompjuteri juaj lypset të dijë cilin shfletues të përdorë si parazgjedhje. Ky artikull do t'ju tregojë se si ta bëni Firefox-in shfletuesin tuaj parazgjedhje.

Si të caktohet një faqe si faqe hyrëse

Caktimi i faqes hyrëse te Firefox-i është i lehtë. Nuk vendosni dot për vetëm një faqe? Nuk ka problem. Firefox-i ju lejon të caktoni një grup site-esh web si faqen tuaj hyrëse. Ky artikull ju jep disa shembuj dhe udhëzime të njëpasnjëshme se si të personalizoni rregullimet tuaja për faqen hyrëse, për t'ua përshtatur sa më mirë punimit tuaj.

Në Anglisht

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër