Web Push u lejon sajteve t’ju njoftojnë për mesazhe të reja ose lëndë të përditësuar, edhe kur sajti nuk është i ngarkuar. Ndërsa Firefox është i hapur, sajtet të cilëve u është dhënë leje mund të dërgojnë njoftime te shfletuesi juaj, duke i shfaqur ato në ekran. Klikimi mbi një njoftim mund të hapë sajtin origjinal ose të kalojë te skeda e atij sajti nëse është i ngarkuar. Në instalimet e mbuluara të Windows-it, Firefox mund të marrë gjithashtu njoftime të caktuara edhe kur është i mbyllur.
Për shembull, mund të pajtoheni në njoftime nga sajtet tuaja të parapëlqyera të blerjeve, të cilat mund t’ju njoftojnë për promocione ose oferta të reja. Mund të pajtoheni në njoftime nga sajte të ndryshme. Një sajt koncertesh mund t’ju ofrojë njoftime për shfaqjet e grupit tuaj të parapëlqyer muzikor. Ju vendosni ta lejoni atë sajt t’ju njoftojë dhe, një javë më vonë, merrni një njoftim që grupi juaj është në turne.
Tabelë e Lëndës
- 1 Si e kërkojnë sajtet lejen e njoftimeve?
- 2 Administrimi i lejes së njoftimeve për një sajt ku po hyni
- 3 Administrimi i lejes së njoftimeve për të gjitha sajtet
- 4 Si ta shfuqizoj lejen e njoftimeve për një sajt të caktuar?
- 5 Si ta ndaloj Firefox-in të më pyesë për të lejuar njoftimet?
- 6 Merrni njoftime sajtesh ndërkohë që Firefox është i mbyllur
- 7 Pyetje të bëra shpesh
Si e kërkojnë sajtet lejen e njoftimeve?
Nëse një sajt dëshiron të kërkojë lejen, do të shihni ikonën e lejes Njoftime
te shtylla e adresave. Klikimi mbi të do të shfaqë një flluskë që ju lejon ta jepni ose ta refuzoni lejen.
Nëse keni ndërvepruar me sajtin (duke shtypur një tast në tastierën tuaj ose duke prekur/klikuar kudo në sajt), flluska do të shfaqet automatikisht.
Administrimi i lejes së njoftimeve për një sajt ku po hyni
- Klikoni mbi ikonën e drynit
ikonën e mburojës
në anën e majtë të shtyllës së adresave.
- Klikoni mbi butonin nënë krye të panelin e të Dhënave të Sajtit që hapet.
- Klikoni mbi Më tepër të dhëna sajtiMë tepër të dhëna në panelin pasues që të shfaqet dritarja Të dhëna Faqeje.
- Këshillë: Mund ta hapni gjithashtu dritaren Të dhëna Faqeje nga shtylla e Menusë, nëse shtylla e Menusë është e aktivizuar. Klikoni mbi dhe përzgjidhni nga menuja hapmbyll.
- Përzgjidhni skedën Leje.
- Nën Dërgo Njoftime, zgjidhni një mundësi njoftimi: (parazgjedhje), ose . Nëse zgjedhjet tuaja janë të zbehta, hiqni shenjën nga kutiza Përdor Parazgjedhjen.
Administrimi i lejes së njoftimeve për të gjitha sajtet
- Në shtyllën e Menuve në krye të ekranit, klikoni dhe përzgjidhni (ose , në disa raste).Klikoni butonin e menusë
dhe përzgjidhni .
- Përzgjidhni majtas.
- Zbrisni te ndarja Leje dheNën ndarjen Leje, klikoni mbi butonin në të djathtë të Njoftime.
- Përzgjidhni ose nga menuja hapmbyll Gjendje për cilindo nga sajtet, për të dhënë ose refuzuar lejen e njoftimeve. Kini parasysh se përzgjedhja e do ta pengojë sajtin ta kërkojë sërish lejen.
- Për të refuzuar lejen e njoftimeve, duke i lejuar ndërkohë sajtit ta kërkojë sërish në të ardhmen, përzgjidhni sajtin dhe klikoni mbi butonin nën listë.
- Pasi të keni mbaruar, klikoni mbi butonin .
Si ta shfuqizoj lejen e njoftimeve për një sajt të caktuar?
Web Push është gjithmonë me zgjedhje (opt-in) në Firefox. Një sajt nuk mund t’ju dërgojë njoftime push pa lejen tuaj. Për të ndaluar një sajt të caktuar që t’ju dërgojë njoftime:
- Në shtyllën e Menuve në krye të ekranit, klikoni dhe përzgjidhni (ose , në disa raste).Klikoni butonin e menusë
dhe përzgjidhni .
- Përzgjidhni majtas.
- Zbrisni te ndarja Leje dheNën ndarjen Leje, klikoni mbi butonin në të djathtë të Njoftime.
- Përzgjidhni sajtin.
- Nëse thjesht doni të shfuqizoni lejen (duke i lejuar ndërkohë sajtit ta kërkojë sërish në të ardhmen), klikoni mbi butonin .
- Nëse doni të shfuqizoni lejen dhe ta pengoni sajtin ta kërkojë sërish, përzgjidhni nga menuja hapmbyll Gjendje në krah të URL-së së sajtit.
- Klikoni mbi butonin .
Ndryshe:
- Vizitoni sajtin për të cilin doni të shfuqizoni lejen e njoftimeve.
- Klikoni mbi ikonën e Lejeve
te shtylla e adresave që të shfaqet paneli i Lejeve të Sajtit për sajtin.
- Gjeni lejen Dërgo Njoftime dhe klikoni mbi butonin në krah të saj për të hequr lejen.
Mund ta refuzoni lejen edhe te dritarja Të dhëna Faqeje siç përshkruhet te ndarja Administrimi i lejes së njoftimeve për një sajt ku po hyni.
Si ta ndaloj Firefox-in të më pyesë për të lejuar njoftimet?
Nëse një sajt i tregon Firefox-it se dëshiron të shfaqë njoftime, si parazgjedhje, Firefox ju pyet nëse doni të jepni leje. Mund ta caktoni Firefox-in që ta refuzojë automatikisht lejen pa pyetur. Edhe pas ndryshimit, do të jeni në gjendje të bëni përjashtime për sajtet që dëshironi të shfaqin njoftime ose të përdorin veçoritë push përmes dritares Të dhëna Faqeje.
- Në shtyllën e Menuve në krye të ekranit, klikoni dhe përzgjidhni (ose , në disa raste).Klikoni butonin e menusë
dhe përzgjidhni .
- Përzgjidhni majtas.
- Zbrisni te ndarja Leje dheNën ndarjen Leje, klikoni mbi butonin në të djathtë të Njoftime.
- Përzgjidhni kutizën Blloko kërkesa të reja që kërkojnë të lejohen njoftime.
- Klikoni mbi butonin .
Merrni njoftime sajtesh ndërkohë që Firefox është i mbyllur
This feature is experimental and is being introduced to the Firefox user base through a progressive rollout. It may not yet be available to all users. Additionally, remote improvements must be enabled.
Jo të gjitha sajtet i mbulojnë njoftimet ndërkohë që Firefox është i mbyllur. Sajtet që dërgojnë njoftime push mund t’ju njoftojnë edhe kur nuk i keni të hapura në një skedë. Megjithatë, sajtet që prodhojnë njoftime drejtpërdrejt nga një skedë e hapur mund t’ju njoftojnë vetëm ndërkohë që ajo skedë mbetet e hapur.
Për të përdorur këtë veçori, fillimisht duhet të lejoni të paktën një sajt t’ju dërgojë njoftime. Më pas, Firefox do të aktivizojë automatikisht njoftimet ndërkohë që Firefox është i mbyllur.
Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni këtë veçori te rregullimet e Firefox-it pa ndryshuar lejet e njoftimeve që u keni dhënë tashmë sajteve.
Për më tepër të dhëna, përfshirë mënyrën e administrimit të kësaj veçorie, shihni Let websites notify you while Firefox is closed.
Pyetje të bëra shpesh
Si funksionon Web Push?
Sajtet mund të instalojnë një Service Worker, një faqe uebi në prapaskenë me një grup të kufizuar funksionesh, e cila mund të pajtohet te shërbimi push. Sajti mund të dërgojë më pas një mesazh push përmes shërbimit Web Push të Mozilla-s te shfletuesi juaj, i cili mund ta përpunojë atë mesazh dhe të shfaqë një njoftim në ekranin tuaj.
Çfarë të dhënash ndaj me një sajt?
Një sajt të cilit i janë dhënë leje mund t’ju dërgojë mesazhe push kur sajti nuk është i ngarkuar. Një kuotë kufizon numrin e mesazheve push pa njoftim në ekran që sajtet mund t’ju dërgojnë. Sajteve që e tejkalojnë kuotën do t’u çaktivizohet dërgimi i mesazheve push dhe do t’ju duhet t’i vizitoni sërish për t’u ripajtuar. Web Push nuk i lejon drejtpërdrejt sajtet të përcaktojnë adresën tuaj IP.
Çfarë të dhënash përdor Firefox për të ofruar Web Push?
Firefox mban një lidhje me një shërbim push për të marrë mesazhe push ndërkohë që është i hapur. Në instalimet e mbuluara të Windows-it, Firefox mund të marrë gjithashtu njoftime push ndërkohë që është i mbyllur përmes një programi shoqërues të quajtur Firefox Web Notifications. Ky program e mban lidhjen me shërbimin push të Mozilla-s derisa Firefox të hapet sërish ose derisa veçoria të çaktivizohet.
Në platforma të tjera, ose kur kjo veçori është e çaktivizuar, lidhja përfundon kur Firefox mbyllet.
Firefox mban një lidhje aktive me një shërbim push me qëllim që të marrë mesazhe push për sa kohë që është i hapur. Lidhja përfundon kur Firefox mbyllet. Ne ruajmë një identifikues të rastësishëm (User Agent IDentifier ose UAID) në shërbyesin tonë për shfletuesin tuaj, bashkë me një identifikues të rastësishëm të prodhuar nga klienti për çdo pajtim push. Kur keni ndonjë pajtim, UAID-ja është e domosdoshme për të lejuar shërbimin tonë push të drejtojë mesazhet ardhëse te Firefox. Nëse nuk keni asnjë pajtim aktiv njoftimesh push, Firefox e ndërron UAID-në në çdo lidhje të re.
Në Firefox për desktop, shërbimi push operohet nga Mozilla. Firefox for Android përdor një ndërthurje të shërbimit Mozilla Web Push dhe platformës Cloud Messaging të Google-it për të dorëzuar njoftime te Firefox for Android. Vetëm aplikacionet e Mozilla-s janë të aktivizuara për të përdorur WebPush në iOS (palët e treta e kanë të ndaluar të përdorin WebPush për të dërguar njoftime në iOS sipas marrëveshjes së përdorimit të iOS-it).
Në të treja rastet, mesazhet push janë të fshehtëzuara sipas specifikimit IETF dhe vetëm kopja juaj e Firefox-it mund t’i deshifrojë ato. Mesazhet e fshehtëzuara ruhen në shërbyes derisa të dorëzohen ose të skadojnë.
Ne e ruajmë adresën tuaj IP për 90 ditë si pjesë e këtij shërbimi. Të dhënat e ruajtura bëhen të pavlefshme kur ndryshohet ose Adresa IP, ose UAID-ja. Ne nuk ruajmë të dhëna rreth:
- shërbyesve dhe/ose shërbimeve që kanë dërguar mesazhe
- kohës kur një agjent përdoruesi i caktuar ka qenë në linjë/aktiv
Si të shtoj Web Push te sajti im?
Specifikimi i Push API shpjegon se si të krijoni një Service Worker dhe të dërgoni mesazhe push.