Dritarja e shkarkimeve


Çfarë është dritarja e Shkarkimeve?

Dritarja e Shkarkimeve ndjek kartelat që shkarkoni, teksa përdorni Firefox-in, përfshi kartelat që hapni dhe kartelat që ruani në kompjuterin tuaj. Dritarja e Shkarkimeve shfaq të dhëna mbi secilin shkarkim, të tilla si emri i kartelës, madhësi e saj, koha e mbetur deri në përfundimin e shkarkimit, prej nga është shkarkuar kartela, dhe kohën ose datën e shkarkimit. Si parazgjedhje, dritarja e Shkarkimeve do të shfaqë një historik të shkarkimeve të kaluara, deri çastin që pastroni listën.


Si të hyj te dritarja e Shkarkimeve?

Dritarja e Shkarkimeve do të shfaqet kur

  • të shkarkoni një kartelë,
  • të klikoni mbi menunë Mjete dhe të përzgjidhni Shkarkime, ose
  • të shtypni Ctrlcommand+JCtrlcommand+Y.
Nëse dritarja e Shkarkimeve nuk shfaqet, shihni Dritarja e Shkarkimeve nuk hapet.


Çfarë mund të bëj me dritaren e Shkarkimeve?


downloads-en-win.png

downloads-en-mac2.png
Përveç mbajtjes në një vend të vetëm të të dhënave rreth shkarkimeve tuaj, dritarja e Shkarkimeve përmban veprime të përshtatshme shkarkimesh, që mund t'i bëni lehtë për çdo shkarkim.


  • Pushim: Duke klikuar mbi lidhjen Pushim krah secilit zë mund të ndaloni përkohësisht cilindo shkarkim në kryerje e sipër. Kjo mund të jetë e dobishme, për shembull, nëse keni nevojë të nisni një shkarkim të vogël, pasi nisët një të madh. Pushimi i shkarkimeve ju jep mundësinë të vendosni cilët prej shkarkimeve janë më të rëndësishmit. Kur të doni të vazhdoni shkarkimin e këtyre kartelave, thjesht përdorni lidhjen Rimerre për të përfunduar shkarkimet.
  • Anuloje: Nëse, pasi keni filluar një shkarkim, vendosni që nuk ju duhet më ajo kartelë, anulimi i shkarkimit është i thjeshtë: thjesht përdorni lidhjen Anuloje në krah të zërit për kartelën në fjalë, për ta anuluar dhe lehtësuar lidhjen tuaj Internet në të mirë të shfletimit apo shkarkimeve të tjerë.
  • Hap Kartelën: Kur ka përfunduar një shkarkim, mund të dyklikoni mbi zërin e shkarkuar që të hapet kartela.
  • Hapni dosjen e kartelës: DjathtasklikoniMbani të shtypur tastinCtrl ndërkohë që klikoni mbi një zë për një kartelë së cilës i është plotësuar shkarkimi dhe përzgjidhni Hap Dosjen PërkatëseShow in Finder.
    Shënim: Dosjen në të të cilën ruani shkarkimet e bëra me Firefox-in mund ta ndryshoni që nga mundësitëparapëlqimet (shihni më poshtë).
  • Hiq zërin e kartelës: Nëse nuk dëshironi të depozitoni të dhëna për një shkarkim të caktuar, thjesht djathtasklikonipress Ctrl dhe klikoni zërin për kartelën, mandej përzgjidhni Hiqe Prej Liste (Kjo do të heqë zërin prej listës; nuk do të fshijë vetë kartelën).
  • Riprovoni një Shkarkim: Nëse, për çfarëdo arsye, nuk përfundon një shkarkim, përdorni butonin Riprovo në krah të zërit të kartelës dhe Firefox-i do të rinisë për ju shkarkimin.

Mundësi dritareje shkarkimesh

Parapëlqime dritareje shkarkimesh

Te mundësitëparapëlqimet e Firefox-it tuaj mund të ndryshoni disa prej mundësiveparapëlqimevet për shkarkimet, të tilla si dosja ku ruhen kartelat, ose nëse të mbahet hapur apo të mbyllet dritarja e Shkarkimeve, pasi të jetë plotësuar shkarkimi. Për të hyrë te këto rregullime, klikoni te menuja MjeteFirefoxPërpunoni në krye të dritares së Firefox-itte shtylla e menuve, dhe përzgjidhni Mundësi...Parapëlqime..., mandej përzgjidhni panelin Të përgjithshme (panelin Kryesori në Firefox 3.5). Më tepër të dhëna mbi mundësitëparapëlqimet e ndryshme mund të gjeni te artikulli MundësiParapëlqime.

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.