Si të zgjedh se cilat lloje të dhënash të njëkohësojë Firefox-i

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: How do I choose what information to sync on Firefox?

E rëndësishme: Sync lyp versionin më të ri të Firefox-it. Sigurohuni se e përditësuat Firefox-in në cilindo kompjuter ose pajisje Android. Mandej, në qoftë e nevojshme, përditësoni Sync-un.
Firefox Sync-u ju lejon të njëkohësoni nëpër pajisje të shumta faqerojtësit, shtesat, historikun tuaj të shfletimeve dhe të tjera të dhëna sajtesh. Ky artikull ju tregon se si t'i caktoni këto rregullime. Për më tepër të dhëna rreth hapjes së një llogarie Sync-u apo administrimin e pajisjeve tuaja, shihni Si ta rregulloj Firefox Sync-un?

Ç'lloj të dhënash mund të kem të përbashkëta në pajisje të miat?

Mund të zgjidhni të njëkohësohen llojet vijuese të të dhënave në pajisje tuajat:

  • Skedat: skedat e hapura në pajisje të tjera do të depozitohen te menuja Historik në kompjuterin tuaj, dhe te skeda Sync në pajisjen tuaj Android.
  • Faqerojtësit: kjo ju lejon të hyni te krejt sajtet tuaj të parapëlqyer, në krejt pajisjet tuaja të njëkohësuara.
  • Fjalëkalimet: kjo njëkohëson të dhënat tuaj për hyrje në llogari të ndryshme. Kjo do të jetë e çaktivizuar, nëse përdorni fjalëkalim të përgjithshëm
  • Historik: kjo ju lejon të hyni në sajte që i keni vizitua në të kaluarëni te krejt pajisjet tuaja të njëkohësuara.
  • Shtesa: i vini shenjë kësaj kutize, nëse doni të njëkohësoni shtesat tuaja nëpër krejt pajisjet. Shtesat për versionin desktop të Firefox-it nuk mund të njëkohësohen me versione për celular të Firefox-it.

Administroni të dhëna Sync-u në një kompjuter

Shënim: Për arsye sigurie, fjalëkalimi i përgjithshëm nuk njëkohësohet, edhe pse mund të jenë përzgjedhur fjalëkalimet dhe parapëlqimet.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Te paneli i Sync-ut, u vini shenjë llojeve të të dhënave që dëshironi të njëkohësohen.
    Sync Mac Data
  3. Klikoni mbi OK që të ruhen ndryshimet tuaja.Mbylleni dritaren, kur të keni mbaruar punë. Ndryshimet tuaja do të ruhen vetvetiu.

Administroni të dhëna Sync-u në një pajisje Android

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) dhe përzgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) .
  2. Prekni Sync dhe hiquani shenjën objekteve që nuk doni të njëkohësohen. Ndryshimet tuaja do të ruhen vetvetiu, kur të dilni prej andej.

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër