Si ta rregulloj Firefox Sync-un?

Kur rregulloni Firefox Sync-un në kompjuterin tuaj, krejt të dhënat dhe parapëlqimet tuaja (të tilla si faqerojtësit, historiku, fjalëkalimet, skedat e hapura dhe shtesat e instaluara) ruhen në mënyrë të sigurt në shërbyesit e Mozilla-s. Këto të dhëna mund t'i keni në krejt pajisjet tuaja. Ky artikull ju tregon se si ta rregulloni Firefox Sync-un në pajisjet tuaja.

Pjesa 1: Rregulloni Firefox Sync-in në një kompjuter

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefoxklikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Krijoni një LLogari të Re.
  3. Plotësoni hollësitë për llogarinë tuaj:
    Sync Setup 10 - Win
    • Adresë email
    • Zgjidhni një fjalëkalim dhe jepeni sërish atë, që të siguroheni se e keni saktë.
    • Pajtohuni me Kushtet e Shërbimit dhe Rregullat e Privatësisë.
    • Ripohojeni që nuk jeni një robot!
    • Për të ndryshuar se cilat të dhëna njëkohësohen, klikoni Mundësi Sync-u. Sjellja parazgjedhje është të njëkohësohen faqerojtësit tuaj, fjalëkalimet, parapëlqimet, historiku dhe skedat.Sjellja parazgjedhje është të njëkohësohen shtesat tuaja, faqerojtësit, fjalëkalimet, parapëlqimet, historiku dhe skedat.
    • Dhe në fund, klikoni mbi Pasues.
  4. Do të shihni të shfaqet një mesazh Rregullim i Plotësuar!. Klikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ecurisë dhe që të ktheheni te Firefox-i. Mos u shqetësoni, do të vazhdohet me kodimin e të dhënave tuaja dhe me ngarkimin e tyre në prapaskenë.
    Shënim: Njëkohësimi i parë do të duhej të kryhej shpejt, por mund të zgjasë më tepër se 30 minuta, varet se sa të dhëna lypset të njëkohësohen.
  1. Te shtylla e menuve, klikoni menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Krijoni një Llogari të Re.
  3. Plotësoni hollësitë për llogarinë tuaj:
    Sync Setup 10 - Mac
    • Adresë email
    • Zgjidhni një fjalëkalim dhe jepeni sërish atë, që të siguroheni se e keni saktë.
    • Pajtohuni me Kushtet e Shërbimit dhe Rregullat e Privatësisë.
    • Ripohojeni që nuk jeni një robot!
    • Për të ndryshuar se cilat të dhëna njëkohësohen, klikoni Mundësi Sync-u. Sjellja parazgjedhje është të njëkohësohen faqerojtësit tuaj, fjalëkalimet, parapëlqimet, historiku dhe skedat.Sjellja parazgjedhje është të njëkohësohen shtesat tuaja, faqerojtësit, fjalëkalimet, parapëlqimet, historiku dhe skedat.
    • Dhe në fund, klikoni mbi Pasues.
    1. Do të shihni të shfaqet një mesazh Rregullim i Plotësuar!. Klikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ecurisë dhe që të ktheheni te Firefox-i. Mos u shqetësoni, do të vazhdohet me kodimin e të dhënave tuaja dhe me ngarkimin e tyre në prapaskenë.
      Shënim: Njëkohësimi i parë do të duhej të kryhej shpejt, por mund të zgjasë më tepër se 30 minuta, varet se sa të dhëna lypset të njëkohësohen.

Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.

  1. Klikoni mbi Krijoni një LLogari të Re.
  2. Plotësoni hollësitë për llogarinë tuaj:
    Sync Setup 10 - Lin
    • Adresë email
    • Zgjidhni një fjalëkalim dhe jepeni sërish atë, që të siguroheni se e keni saktë.
    • Pajtohuni me Kushtet e Shërbimit dhe Rregullat e Privatësisë.
    • Ripohojeni që nuk jeni një robot!
    • Për të ndryshuar se cilat të dhëna njëkohësohen, klikoni Mundësi Sync-u. Sjellja parazgjedhje është të njëkohësohen faqerojtësit tuaj, fjalëkalimet, parapëlqimet, historiku dhe skedat.Sjellja parazgjedhje është të njëkohësohen shtesat tuaja, faqerojtësit, fjalëkalimet, parapëlqimet, historiku dhe skedat.
    • Dhe në fund, klikoni mbi Pasues.
  3. Do të shihni të shfaqet një mesazh Rregullim i Plotësuar!. Klikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ecurisë dhe që të ktheheni te Firefox-i. Mos u shqetësoni, do të vazhdohet me kodimin e të dhënave tuaja dhe me ngarkimin e tyre në prapaskenë.
    Shënim: Njëkohësimi i parë do të duhej të kryhej shpejt, por mund të zgjasë më tepër se 30 minuta, varet se sa të dhëna lypset të njëkohësohen.

Pjesa 2: Merrni kodin e rregullimit të kollajshëm në një pajisje tjetër

Merrni kodin në një pajisje Android

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) , zgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) dhe, më në fund, Sync.
  2. Shfaqet kodi për shtimin e kësaj pajisjeje.
    sync_recovery3

Merrni kodin në një kompjuter tjetër

Kryeni këto hapa në kompjuterin tjetër të cilin po përpiqeni ta shtoni te Firefox Sync-u.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

  2. Klikoni mbi skedën Sync.
  3. Klikoni mbi Rregulloni Firefox Sync-un.
    Sync Setup 1
  4. Tek pjesa Kam tashmë një llogari Firefox Sync-u klikoni Lidhuni dhe do të shfaqet kodi për shtimin e këtij kompjuteri.
    Comp Code
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefoxklikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam tashmë një Llogari.
  3. Do të shfaqet kodi për shtimin e këtij kompjuteri.
    Pair - Win
  1. Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam tashmë një Llogari.
  3. Do të shfaqet kodi për shtimin e këtij kompjuteri.
    Pair - Mac
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam tashmë një Llogari.
  3. Do të shfaqet kodi për shtimin e këtij kompjuteri.
    Pair - Lin

Pjesa 3: Lidheni pajisjen tuaj tjetër te llogaria juaj Sync

Jepni kodin e rregullimit te kompjuteri juaj që të lidhni pajisjen tuaj tjetër te llogaria juaj Sync

  1. Klikoni mbi butonin Kreu (ose shtypni about:home te shtylla e vendeve) që të hapet faqja e kreut të Firefox-it.
  2. Në fund të faqes hyrëse, klikoni mbi lidhjen Sync që të hapet dritarja e rregullimeve të Sync-ut.
    Home Page Sync Button - Win Home Page Sync Button - Mac Home Page Sync Button - Lin
  3. Mandej klikoni mbi lidhje Çiftoni një pajisje dhe do të hapet dritarja Rregullimi i Firefox Sync-ut.
    Pair a device - Win Pair a device - Mac Pair a device - Lin
  4. Jepni kodin prej dymbëdhjetë shenjash të prodhuar te pajisja juaj tjetër dhe klikoni mbi PasuesiVazhdoni.
    Add Device - Win 2 Add Device - Mac 2 Add Device - Lin 2
  5. Kur kodi pranohet, do të shihni një mesazh Pajisja u Lidh dhe pajisja juaj do të fillojë menjëherë të njëkohësohet. Klikoni mbi FinishDone që të mbyllet dritarja e rregullimit.
  1. Te pajisja që dëshironi të shtoni, nisni Firefox-in dhe klikoni mbi butonin Menu new FX Menu që të hapet paneli.
  2. Klikoni mbi Hyni Për Njëkohësim, te fundi i panelit.
  3. Klikoni mbi Fillojani që të kaloni te faqja e hyrjeve.
  4. Në fund të faqes, klikoni mbi Hyni. Jepni të njëjtën adresë email dhe fjalëkalim që përdorët te pajisja juaj tjetër.
  5. Pasi të keni bërë hyrjen, Firefox-i do të fillojë të njëkohësojë të dhënat tuaja. Kaq qe!

Po nëse nuk jam pranë kompjuterit tim?

Kryeni këto hapa në pajisjen të cilën po provoni ta shtoni te Firefox Sync-u.
Nëse po provoni të shoni një pajisje te Firefox Sync-u dhe nuk jeni pranë kompjuterit tuaj për të dhënë kodin, mundeni prapëseprapë t'ia dilni mbanë duke dhënë të dhënat për llogarinë tuaj.

Lidhni te Firefox Sync-u një pajisje Android

Kryeni këto hapa, te Firefox-i për celular, në pajisjen tuaj Android.

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) , zgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) dhe, më në fund, Sync.
  2. Prekni lidhjen "Rregullim i mëtejshëm...".
    sync_recovery3
  3. Më tej, jepni Emrin e Llogarisë suaj (adresën email), Fjalëkalimin, Kyçin tuaj për Riparimin dhe prekni Lidhu.
    sync_recovery4

Lidhni te Firefox Sync-u një tjetër kompjuter

Kryeni këto hapa në kompjuterin tjetër të cilin po përpiqeni ta shtoni te Firefox Sync-u.

  1. Klikoni mbi Rregullim i Firefox Sync-ut.
    Sync Setup 1
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari Firefox Sync.
  3. Jepni adresën tuaj email dhe fjalëkalimin për te Sync, mandej klikoni PasuesVazhdo.
  4. Jepni Kyçin tuaj për te Sync-u dhe mandej klikoni PasuesVazhdo.
    Add comp 2
    Kyçi juaj për Sync-un është një varg i gjatë shenjash që qe krijuar për ju kur rregulluat llogarinë tuaj në Sync. Mund ta gjeni duke ndjekur udhëzimet te Ku ta gjej Kyçin tim për Sync-un?
    Kyçi juaj i Riparimit është një varg i gjatë shenjash që qe krijuar për ju kur rregulluat llogarinë tuaj në Sync. Mund ta gjeni duke ndjekur udhëzimet te Ku ta gjej Kyçin tim të Riparimit?
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni mbi PërfundojeU bë që të përfundohet shtimi i këtij kompjuteri te llogaria jua Sync.
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregullim i Sync-ut. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari.
  3. Meqë nuk jeni pranë pajisjes me Sync-un tashmë të rregulluar, klikoni mbi lidhjen Nuk e kam me vete pajisjen.
  4. Bëni hyrjen te llogaria juaj Sync:
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni mbi Përfundoje që të përfundohet shtimi i kësaj pajisjeje te llogaria jua Sync.
  1. Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregullim i Sync-ut. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari.
  3. Meqë nuk jeni pranë pajisjes me Sync-un tashmë të rregulluar, klikoni mbi lidhjen Nuk e kam me vete pajisjen.
  4. Bëni hyrjen te llogaria juaj Sync:
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni mbi U bë që të përfundohet shtimi i kësaj pajisjeje te llogaria jua Sync.
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregullim i Sync-ut. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari.
  3. Meqë nuk jeni pranë pajisjes me Sync-un tashmë të rregulluar, klikoni mbi lidhjen Nuk e kam me vete pajisjen.
  4. Bëni hyrjen te llogaria juaj Sync:
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni mbi Përfundoje që të përfundohet shtimi i kësaj pajisjeje te llogaria jua Sync.
Që të zgjidhni se ç'të dhëna të njëkohësohen, shihni Si të zgjedh se ç'lloj të dhënash të njëkohësohen në Firefox?

Hiqeni një pajisje prej Firefox Sync-ut

Hiqni një kompjuter prej Firefox Sync-ut

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

  2. Kaloni te paneli Sync dhe klikoni mbi Shkëpute Këtë Pajisje. Do të shfaqet një dialog.
    unlink win old sync unlink mac old sync
  3. Klikoni mbi Shkëpute që ta ripohoni. Të dhënat e pajisjes suaj nuk do të njëkohësohen më me të dhënat e shërbyesit Sync dhe ju do të dilni nga llogaria juaj Sync.

Hiqni një pajisje Android prej Firefox Sync-ut

  1. Hapni menunë Rregullime të pajisjes suaj (jo menunë Rregullime të Firefox-it).
  2. Nën Llogari ose Llogari dhe Njëkohësim, prekni Firefox.
  3. Prekni emrin e llogarisë suaj (zakonisht adresa juaj email) që të shihni rregullimet e llogarisë.
  4. Prekni menunë në cepin e sipërm djathtas të pajisjes suaj dhe zgjidhni Hiqe llogarinë.

Pjesa 1: Krijoni një llogari Firefox Sync

Këtë hap lypset ta bëni vetëm një herë. Niseni Firefox-in në pajisjen tuaj dhe zgjidhni udhëzimet e përshtatshme më poshtë.

Regjistroni një llogari Firefox Sync në kompjuterin tuaj

  1. Klikoni butonin e menusë new fx menu , mandej klikoni Hyni në Sync. Do të hapet faqja Firefox Sync.
    Sync 29
    Shënim: Nëse te menuja nuk shihni një ndarje Sync, jeni futur te versioni i vjetër i Sync-ut. Ju lutemi, shihni Si të bëhet përditësimi me Firefox Sync-un e ri.
  2. Klikoni butonin Fillojani.
  3. Plotësoni formularin që të krijoni një llogari dhe klikoni mbi Pasuesi. Thuajse mbaruat!
  4. Kontrolloni email-in tuaj për lidhje verifikimi të llogarisë dhe klikoni mbi të që të ripohoni llogarinë tuaj. Jeni gati! Kaloni te Pjesa 2 që të mësoni si të lidhni pajisjet tuaja të tjera te Firefox Sync-u.

Regjistroni një llogari Firefox Sync te pajisja juaj Android

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) dhe përzgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) .
  2. Prekni Sync, dhe mandej butonin Fillojani.
  3. Në një skedë të re do të hapet faqja Krijoni një llogari Firefox.
  4. Plotësoni formularin që të krijoni një llogari dhe klikoni mbi Pasuesi. Thuajse mbaruat!
  5. Kontrolloni email-in tuaj për një lidhje verifikimi dhe klikoni mbi të që ripohoni llogarinë tuaj. Jeni gati! Kaloni te Pjesa 2 që të mësoni si të lidhni pajisjet tuaja të tjera te Firefox Sync-u.

Pjesa 2: Lidhni pajisje të tjera te Firefox Sync-u

Krejt ç'ju duhet të bëni, është hyrja në Sync dhe ai do të bëjë gjithçka. Mos harroni adresën email dhe fjalëkalimin që përdorët në Pjesën 1. Do t'ju duhen për të lidhur pajisjet tuaja të tjera.

Lidhni te Firefox Sync-u një kompjuter tjetër

  1. Klikoni butonin e menusë new fx menu , dhe mandej Hyni në Sync.
  2. Klikoni butonin Fillojani që të hapni faqen Krijoni një llogari Firefox.
  3. Klikoni mbi lidhjen Keni tashmë një llogari? Hyni në të në fund të faqes.
    Sync sign in - 29
  4. Jepni email-in dhe fjalëkalimin që përdorët për të krijuar llogarinë tuaj të re Sync.
  5. Pasi të keni bërë hyrjen, Firefox Sync-u do të fillojë të njëkohësojë të dhënat tuaja në pajisjet që keni lidhur.

Lidhni te te Firefox Sync-u një pajisje Android

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) dhe përzgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) .
  2. Prekni Sync, dhe mandej butonin Fillojani.
  3. Klikoni mbi lidhjen Keni tashmë një llogari? Hyni në të në fund të faqes.
  4. Pasi të keni bërë hyrjen, Firefox Sync-u do të fillojë të njëkohësojë të dhënat tuaja në pajisjet që keni lidhur.
Që të zgjidhni ç'të dhëna të njëkohësohen, shihni Si të zgjedh se ç'lloj të dhënash të njëkohësohen në Firefox?

Hiqni një pajisje prej Firefox Sync-ut

Hiqni një kompjuter prej Firefox Sync-ut

  1. Klikoni mbi butonin e menusë new fx menu që të zgjerohet menuja.
  2. Klikoni mbi emrin e llogarisë suaj Sync (zakonisht adresa juaj email) që të hapni parapëlqimet mbi Sync-un.
  3. Klikoni Shkëpute. Pajisja juaj nuk do të njëkohësohet më.

Hiqni një pajisje Android prej Firefox Sync-ut

  1. Hapni menunë Rregullime të pajisjes suaj (jo menuën Rregullime të Firefox-it).
  2. Nën Llogari ose Llogari dhe Njëkohësim, prekni Firefox.
  3. Prekni emrin e llogarisë suaj (zakonisht adresa juaj email) që të shihni rregullimet e llogarisë.
  4. Prekni menunë në cepin e sipërm djathtas të pajisjes suaj dhe zgjidhni Hiqe llogarinë.

 


Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/11fi64Z

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.