Krijoni faqerojtës për të ruajtur sajtet tuaj të parapëlqyer

Faqerojtësit janë lidhje te sajte, që e bëjnë të lehtë rikthimin te një vend i parapëlqyer. Ky artikull merret me gjërat bazë si krijimi dhe administrimi i faqerojtësve.

Shënim: Në Internet Explorer faqerojtësit njihen si Favorites.

Si ta faqeruaj një faqe?

Kollaj fare — thjesht klikoni mbi yllin!

Për të krijuar një faqerojtës, klikoni mbi ikonën yll te shtylla e adresave. Ylli do të bëhet i verdhëblu dhe faqerojtësi juaj do të gjendet te dosja e faqerojtësve Të Parenditur. Kaq!

bookmarks-win1bookmarks-mac1

Që të krijoni një faqerojtës, klikoni mbi yllin te paneli. Ylli do të bëhet blu dhe faqerojtësi do të krijohet te dosja faqerojtësve Të Parenditur. Kaq!

Bookmark 29 WinBookmark 29 MacBookmark 29 Lin
Ndihmëz: Doni të faqeruani njëherësh krejt skedat e hapura? DjathtasklikoniMbani të shtypur tastinCtrl ndërkohë që klikoni mbi cilëndo prej skedave dhe prej menusë së kontekstit përzgjidhni Faqeruaji Krejt Skedat.... Vërini një emër dosjes së re të faqerojtësve dhe zgjidhni në cilën dosje të ruhet ajo. Klikoni mbi Shtoji Faqerojtëst që të përfundoni.

Si ta ndryshoj emrin dhe vendndodhjen e një faqerojtësi?

  1. Për të përpunuar hollësitë e një faqerojtësi, klikoni edhe një herë tjetër mbi yllin, që të hapet dritarja Përpunoni Këtë Faqerojtës.#;bookmarks-win2bookmarks-mac2Bookmark2 29 WinBookmark2 29 MacBookmark2 29 Lin
    • Te kutia Përpunoni Këtë Faqerojtës mund të ndryshoni cilëndo nga këto hollësi:
      • Emër: Ky është emri që Firefox-i shfaq në menura për këtë faqerojtës.
      • Dosje: Zgjidhni te cila dosje të ruhet faqerojtësi , duke zgjedhur një të tillë prej menusë hapmbyll (për shembull, Menuja e Faqerojtësve ose Paneli i Faqerojtësve). Te menuja hapmbyll mund të përzgjidhni gjithashtu Zgjidhni... që të shfaqet një listë e krejt dosjeve për faqerojtës.
      • Etiketa: Si ndihmë gjatë kërkimeve dhe sistemimit të faqerojtësve mund të përdorni etiketa për ta. Për më tepër të dhëna, shihni Etiketa faqerojtësish.
  2. Kur të keni përfunduar së përpunuari, klikoni U bë që të mbyllet kutia.

Ku mund t’i gjej faqerojtësit e mi?

Rruga më e lehtë për të gjetur një sajt që e keni faqeruajtur është të filloni të shtypni emrin e tij te shtylla e adresave. Ndërkohë që shtypni, do të shfaqet një listë e sajteve që keni faqeruajtur, etiketuar dhe vizituar. Sajtet e faqeruajtur do të kenë në krah një yll të verdhëblu. Ju mbetet veç të klikoni mbi një nga sajtet dhe do të kaloheni në çast atje. Për të mësuar më tepër rreth kësaj, shihni Kërkoni në faqerojtësit, historikun dhe skedat tuaja përmes Shtyllës së Mahnitshme.

Awesome bar - win1Awesome bar - mac1Bookmark3 29 WinBookmark3 29 MacBookmark3 29 Lin

Si t’i sistemoj faqerojtësit e mi?

Dritarja Bibliotekë ju lejon të shihni dhe të sistemoni krejt faqerojtësit tuaj.

  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Bookmarks Button winBookmark4 29 WinBookmark4 29 MacBookmark4 29 Lin
  2. Si parazgjedhje, faqerojtësit që krijoni do të gjenden te dosja Faqerojtës të Parenditur. Përzgjidheni te anështylla e dritares Bibliotekë, që të shihni faqerojtësit që keni krijuar. Dyklikoni mbi një faqerojtës për ta hapur atë.

Te Biblioteka e hapur mund të tërhiqni faqerojtës te dosje të tilla, fjala vjen te dosja Menu Faqerojtësish, dhe kështu faqerojtësit tuaj do të shfaqen në menu nën butonin Faqerojtës. Nëse shtoni faqerojtës te dosja Panel Faqerojtësish, ata do të shfaqen te Paneli i Faqerojtësve.

Bookmark5 29 WinLibrary-mac2

Se si të administroni një listë gjigante faqerojtësish, shihni artikujt vijues:

Si ta shfaq Panelin e Faqerojtësve?

Nëse doni të përdorni Panelin e Faqerojtësve, mund ta shfaqni kështu:

  • Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi butonin Firefox, shkoni te shigjeta Mundësi (në Windows XP, klikoni mbi menunë Shfaqje, uluni poshtë te Panele) dhe i vini shenjë mundësisë Panel Faqerojtësish te menuja Shfaqje, uluni poshtë te Panele dhe i vini shenjë mundësisë Panel Faqerojtësish.
  1. Klikoni mbi butonin e menusë Figura "new fx menu" nuk ekziston. dhe zgjidhni Personalizoni.
  2. Klikoni mbi menunë hapmbyll Shfaq / Fshih Panele në fund të skenës dhe përzgjidhni Panel Faqerojtësish.
  3. Klikoni mbi butonin e gjelbër Dilni Nga Personalizimi.
  • Klikoni mbi menunë Shfaqje në krye të skenës, uluni poshtë teo Panele dhe përzgjidhni Panel Faqerojtësish.

Ndihmëza dhe marifete

Jeni gati për më tepër zbavitje me faqerojtësit? Ja disa artikuj të tjerë për t’ju ndihmuar të përfitoni maksimumin prej tyre.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër