Importoni Faqerojtës dhe të dhëna personale nga një tjetër shfletues

Firefox-i ju lejon të importoni nga shfletues të instaluar në kompjuterin tuaj faqerojtës dhe të dhëna të tjera.

Që të filloni importimin e faqerojtësve apo të dhëna të tjera tuajat:

  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  2. Te dritarja Bibliotekë, klikoni mbi Import dhe Kopjeruajtje dhe zgjidhni Importo të Dhëna nga një Shfletues Tjetër.... Do të hapet Ndihmësi i Importimit.
    Import IE - Win1 fx7
    Shënim: Nëse Importo të Dhëna nga një Shfletues Tjetër... është joaktive (në ngjyrë gri), mund të gjendeni nën mënyrën Shfletim Privat. Çaktivizojeni këtë veçori dhe riprovoni.
  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  2. Te dritarja Bibliotekë, klikoni mbi f60cc26c38fc04cce87eb6ea6ec8c400-1259975468-619-1.png Import dhe Kopjeruajtje dhe zgjidhni Importo të Dhëna nga një Shfletues Tjetër....
    Shënim: Nëse Importo të Dhëna nga një Shfletues Tjetër... është joaktive (në ngjyrë gri), mund të gjendeni nën mënyrën Shfletim Privat. Çaktivizojeni këtë veçori dhe riprovoni.

Përzgjidhni shfletuesin që përmban faqerojtësit apo të tjera të dhëna të cilat doni të përdorni në Firefox dhe mandej vazhdoni me skenat e tjera që të bëni përzgjedhjet tuaja dhe të plotësoni importimin.

Nëse Ndihmësi i Importimit nuk e tregon shfletuesin tjetër, mundeni prapë të importoni faqerojtësit prej një shfletuesi tjetër, por do t’ju duhet së pari t’i eksportoni dhe ruani këta faqerojtës si një kartelë HTML. Vizitoni sajtin e asistencës për shfletuesin tuaj tjetër, nëse keni nevojë për ndihmë lidhur me këtë.

Për më tepër të dhëna, shihni:

 


Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/1xKrv4o

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.