Menuja e përmbledhjes së skedave në Firefox është konceptuar për t'ju ndihmuar të administroni dhe të lëvizni në skedat tuaja të hapura. Pavarësisht nëse keni vetëm disa skeda apo shumë, kjo veçori ju lejon të gjeni, organizoni dhe ndërroni shpejt skedat, duke ofruar një përvojë të rrjedhshme shfletimi. Ky artikull do t'ju udhëzojë se si të përdorni menunë e përmbledhjes së skedave për të ruajtur një mjedis shfletuesi të rregullt dhe të organizuar, pavarësisht nga numri i skedave që keni hapur.
Tabelë e Lëndës
Hyni te menuja e përmbledhjes së skedave
Klikoni ikonën Paraqit krejt skedat
Kërkoni dhe administroni skedat
në cepin e sipërm djathtas të dritares së Firefox-it, pranë shiritit të skedave. (Nëse Skedat Vertikale janë të aktivizuara, klikoni ikonën Paraqit krejt skedat
në panel.) Do të shfaqet një menu hapmbyll, me disa mundësi menuje dhe një listë të krejt skedave tuaja të hapura. Çdo skedë e listuar shfaq titullin dhe ikonën e faqes së internetit. Skeda aktive do të shfaqet me shkronja të trasha.



Administroni skedat
Veçoritë e disponueshme në menu:
- Kërkoni skeda: Lejon gjetjen e një skede të caktuar duke përdorur shiritin e adresave, përmes dhënies së fjalëkyçeve që lidhen me lëndën e skedës.
- Skeda nga pajisje të tjera: Ofron hyrje te skedat e hapura në pajisje të tjera të njëkohësuara me Mozilla account. Lejon gjithashtu që shfletimi të vazhdohet rrjedhshëm mes pajisjeve. Për të hapur një skedë në pajisjen e tanishme, thjesht klikojeni atë.
- Mbyll krejt skedat e përsëdytura: Mbyll krejt skedat e përsëdytura. Do të shfaqet një kërkesë për ripohimin e këtij veprimi. Për të vazhduar, klikoni butonin . Firefox do të identifikojë vetvetiu skedat me të njëjtën URL dhe do të mbajë të hapur vetëm skedën e fundit aktive.
- Skedë e re kontejneri: Hap një skedë në një kontejner të ndryshëm, nëse është i disponueshëm. Kjo lejon që veprimtaritë e shfletimit të ndahen sipas kontekstit, si p.sh. veprimtaritë e punës dhe ato personale. Për më tepër të dhëna rreth kontejnerëve të Firefox-it, shihni How to use Firefox containers.
- Kërkoni në Krejt Skedat: Lejon gjetjen e një skede të caktuar duke përdorur shiritin e adresave, përmes dhënies së fjalëkyçeve që lidhen me lëndën e skedës.
- Skedë e Re Kontejneri: Hap një skedë në një kontejner të ndryshëm. Kjo lejon që veprimtaritë e shfletimit të ndahen sipas kontekstit, si p.sh. veprimtaritë e punës dhe ato personale. Për më tepër të dhëna rreth kontejnerëve të Firefox-it, shihni How to use Firefox containers.
- Mbyll Skedat e Përsëdytura: Mbyll shpejt krejt skedat e përsëdytura. Firefox do të identifikojë vetvetiu skedat me të njëjtën URL dhe do të mbajë të hapur vetëm skedën e fundit aktive.
- Shihni Krejt Skedat: Hap Firefox View, ku mund të kapen skedat e hapura dhe ato të mbyllura së fundmi, historiku i shfletimit, dhe skedat e hapura në pajisje të tjera të njëkohësuara me Mozilla account tuaj.
Lëvizni në skeda
- Ndërroni skedat: Gjeni skedën ku doni të kaloni dhe klikoni mbi të në listën e skedave. Si rezultat, skeda e përzgjedhur do të vijë në fokus menjëherë.
- Mbyllni një skedë: Klikoni ikonën ✕ që pason titullin e skedës për të mbyllur një skedë drejtpërdrejt nga menuja.
Për më tepër të dhëna mbi administrimin e skedave, shihni artikullin Tab context menu.