Si t’ia fillohet me Firefox-in - Një përmbledhje e veçorive kryesore

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 58852
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Update
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Hera e parë me Firefox? Keni ardhur në vendin e duhur. Ky artikull mbulon krejt gjërat bazë dhe do t'ju lejojë t'ia filloni në pak minuta. Ai përmban gjithashtu shumë lidhje për te artikuj të tjetë të mirë që mund të doni t'i shihni më vonë.

Shfletim në web

Caktimi i faqes suaj hyrëse

Caktimi i faqes suaj hyrëse në Firefox është i kollajtë. Thjesht tërhiqeni ikonën e sajtit te butoni Kreu. Për më tepër të dhëna rreth faqes tuaj hyrëse dhe se si të rregulloni se çfarë shfaqin skedat kur hapni Firefox-in, shihni Si të caktohet faqja hyrëse. Home page Win1 Home page Mac1 Home page Lin1

Faqeruajtje njëklikimshe

Për të krijuar një faqerojtës, klikoni mbi ikonën yll te shtylla e Vendeve. Kaq! Për më tepër rreth përdorimit të faqerojtësve, përfshi etiketim dhe sistemim të tyre, shihni Si të përdoren faqerojtësit për të ruajtur dhe sistemuar sajtet tuaj web të parapëlqyer. bookmarks-win1 bookmarks-mac1

Gjetja e gjithçkaje me Shtyllën e Mahnitshme

Na pëlqen ta quajmë "Shtylla e Mahnitshme" shtyllën e Vendeve në Firefox ngaqë, kur filloni dhe shtypni emrin ose adresën e një sajti web ku keni qenë më parë, e gjen për ju sa hap e mbyll sytë. Dhe sa më shumë e përdorni, aq më i mirë bëhet. Për të mësuar më tepër marifete me Shtyllën e Mahnitshme, përfshi kërkim nëpër skedat që keni të hapura dhe në web, shihni Kërkoni përmes Shtyllës së Mahnitshme në faqerojtësit, historikun, dhe skedat tuaja. Awesome Bar dropdown1 win Awesome Bar dropdown1 mac Awesome Bar dropdown1 lin

Kërkim në web

Kërkoni në web përmes sajtit tuaj të parapëlqyer për kërkime, drejt e nga shtylla e Kërkimeve të Firefox-it. Thjesht klikoni ikonën majtas që të kaloni nga një motor kërkimi në një tjetër. Mësoni më tepër marifete kërkimi nga artikulli Shtyllë kërkimesh - Zgjidhni kollaj motorin tuaj të parapëlqyer për kërkimet. Search Win Search Mac Search Lin

Skeda, skeda, skeda!

Skedat ju lejojnë të mbani të hapur disa sajte web njëherësh, brenda një dritareje të vetme, duke shmangur rrëmujën në ekran dhe duke lehtësuar kështu kalimin nga një sajt te një tjetër. Për të hapur një skedë të re, klikoni butonin e skedave të reja (+) në të djathtë të skedës së fundit. Për të mësuar më tepër se si të punohet me skedat, shihni, Përdorni skedat që të sistemoni shumë sajte web në një dritare të vetme Tabs Win2 Tabs Mac2

Skeda të Fiksuara

Skedat e Fiksuara ju lejojnë t'i mbani hapur, dhe vetëm një klikim larg, zbatimet tuaj të parapëlqyer web, të tillë si Facebook, Gmail apo Twitter. Për të krijuar një Skedë të Fiksuar, djathtasklikonicontrol-click mbi një skedë dhe përzgjidhni prej menusë zërin Fiksoje Skedën. Për të mësuar më tepër se si funksionojnë Skedat e Fiksuara, shihni Skeda të Fiksuara - mbajini hapur, dhe vetëm një klikim larg, sajtet tuaj web. Pin App Tab Win Pin App Tab Mac Pin App Tab Lin

Shfletim Privat

Veçoria e Shfletimit Privat në Firefox ju lejon të shfletoni në Internet pa ruajtur në kompjuterin tuaj ndonjë të dhënë rreth se cilët sajte dhe cilat faqe keni vizituar.

Për të filluar Shfletim Privat, shkoni në krye të dritares së Firefox-it, shtyllën e menuve, klikoni mbi butonin Firefoxmenunë Mjete dhe përzgjidhni Nis Shfletimin Privat. Për të mësuar më tepër, lexoni artikullin Shfletim Privat - Shfletoni në web pa ruajtur të dhëna rreth se cilët sajte vizitoni.
Private Browsing Win1


Private Browsing Mac1

Private Browsing Lin1

Që të hapni një dritare Shfletimi Privat, shkoni në krye të dritares Firefox, shtyllën e menuve, klikoni mbi butonin Firefoxmenunë Kartelë dhe përzgjidhni Dritare e Re Private. Për të mësuar më tepër, lexoni artikullin Shfletim Privat - Shfletoni në web pa ruajtur të dhëna rreth se cilët sajte vizitoni.
fx20 new private window - file menu

New Private Window Fx20 Win7

New Private Window Fx20 Mac

New Private Window Fx20 Lin


Personalizimi i Firefox-it me Shtesa

Shtesat janë si punë zbatimesh që i instaloni për t'i shtuar gjëra Firefox-it. Mund të shtoni shtesa që bëjnë krahasime çmimesh, që ju tregojnë motin, që ndryshojnë pamjen e Firefox-it, për të dëgjuar muzikë, madje edhe për të përditësuar profilin tuaj në Facebook. Për të mësuar më tepër rreth Shtesave dhe se si t'i instaloni ato, shihni Gjeni dhe instaloni shtesa për t'i shtuar Firefox-it veçori.

Tema

Personalizoni lehtë pamjen e Firefox-it. Provoni ca prej tyre te sajti web i shtesave Mozilla.

Jini i Njëkohësuar

Firefox Sync-u ju lejon të hyni në mënyrë të sigurt te historiku juaj, faqerojtësit, skedat dhe fjalëkalimet tuaja, në krejt pajisjet tuaja. Shihni Firefox Sync - Merrini me vete faqerojtësit, skedat, dhe të dhënat tuaja personale që të mësoni më tepër ose thjesht shkoni drejt e te si të njëkohësoni kompjuterat tuaj ose pajisjen tuaj Android.