Përdorni skedat që të sistemoni shumë sajte në një dritare të vetme

Skedat ju lejonë të hapni dhe sistemoni shumë sajte brenda një dritareje të vetme. Kjo e mban larg rrëmujës ekranin dhe e lehtëson kalimin nga një sajt në një tjetër. Ky artikull mbulon bazat e përdorimit të skedave.

14d655966b77272ea0571900f4b4d7a8-1258843513-721-1.png

tabs australis

Si të krijoj një skedë të re?

Për të hapur një skedë të re, klikoni butonin Skedë e Re në anën e djathtë të skedës së fundit.. Për të hapur një skedë të re, klikoni mbi shenjën plus {butoni +} në anën e djathtë të skedës së fundit. Kursori do të shfaqet te shtylla e adresave, kështu që mund të filloni të shtypni terma kërkimi ose URL.

14d655966b77272ea0571900f4b4d7a8-1258843513-721-2.pngopen tab fx29
Shkurtore tastiere: Mund të shtypni gjithashtu Ctrl + Tcommand + T në vend se të përdorni miun.

Hapje lidhjesh në skeda të reja

Zakonisht, kur klikoni mbi një lidhje, ajo hapet në skedën e çastit. Nëse doni që ta hapni një lidhje në një skedë të re, thjesht right-clickcontrol-click mbi lidhjen dhe te menuja e kontekstit përzgjidhni Hape Lidhjen në Skedë të Re.

Si t’i mbyll skedat?

Për të mbyllur një skedë, thjesht klikoni mbi x te vetë skeda.

  • Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Wcommand + W që të mbyllni skedën e atëçastshme.
    14d655966b77272ea0571900f4b4d7a8-1258939871-569-1.pngclose tab fx29

Rihapja e një skede të mbyllur

  • Që të rihapni një skedë që e mbyllët padashur, shkoni te kreu i dritares së Firefox-it,te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Historik, kaloni poshtë te Skeda të Mbyllura Së Fundi dhe mandej përzgjidhni skedën që dëshironi të riktheni.
  • Që të rihapni një skedë që e mbyllët padashur, klikoni mbi butonin e menusën Figura "new fx menu" nuk ekziston., dhe mandej klikoni mbi Historik, ndjekur nga Rikthe Skedat e Mbyllura.
  • Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Shift + Tcommand + Shift + T që të rihapni skedën e mbyllur në fund fare.

Si t’i sistemoj skedat e mia?

Ndryshimi i radhitjes së skedave

Për të lëvizur një skedë te një vend tjetër brenda vargut të skedave, thjesht tërhiqeni atë duke përdorur miun. Teksa tërhiqni skedën, një tregues të vockël ju tregon se ku do të lihet skeda.

14d655966b77272ea0571900f4b4d7a8-1258843513-721-4.png

Kalimi i një skede në një dritare të re

  • Për të lëvizur një skedë te dritarja e saj, klikoni mbi skedën dhe tërhiqeni nën shiritin e skedave. Do të hapet një dritare e re.
  • Nëse doni të kaloni një skedë nga një dritare Firefox-i në një tjetër, klikoni mbi skedën dhe tërhiqeni atë te shiriti i skedave në një tjetër dritare Firefox-i.

Parja e krejt skedave tuaja

Nëse hapët më shumë skeda se sa ç’nxë shiriti i skedave, në secilin skaj do të shfaqen butona rrëshqitjeje. Klikimi mbi ta do të sjellë rrëshqitjen e shiritit majtas ose djathtas.

Mundeni edhe të klikoni mbi butonin "Radhiti Krejt Skedat" dhe të përzgjidhni atë që doni prej menusë hapmbyll.

Tabs Win6Tabs Mac6list tabs fx29

Skeda të Fiksuara

Fiksimi i një skede ju lejon t’i mbani hapur sajtet tuaj të parapëlqyer, dhe vetëm një klikim larg jush. Skedat e fiksuara hapen vetvetiu, kur nisni Firefox-in. Për më tepër të dhëna rreth Skedave të Fiksuara, shihni Skeda të Fiksuara - mbajini sajtet tuaj të parapëlqyer hapur dhe vetëm një klikim larg.

pinned tabs fx29
  • Për ta fiksuar një skedë, thjesht right-clickcontrol-click mbi të dhe përzgjidhni Fiksoje Skedën.

Krijim Grupi Skedash

Grupet e Skedave (të njohura edhe si Panorama) janë një mënyrë e lehtë sistemimi pamor i shumë skedave. Skedat mund t’i vendosni në grupe, të kaloni nga një grup në tjetrin dhe të kërkoni pa humbur kohë brenda krejt skedave tuaja të hapura. Për më tepër të dhëna rreth krijimit të Grupeve të Skedave, shihni Çfarë janë Grupet e Skedave?.

Ndihmëza për skedat

Diagnostikim problemesh me skedat

Për të ndrequr probleme skedash, shihni:

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër