Ruajtja dhe rikthimi i të dhënave tuaja

Mozilla Firefox-i i depoziton krejt të dhënat personale dhe rregullimet tuaja, të tilla si faqerojtës, fjalëkalime dhe zgjerime, në një dosje profili te kompjuteri juaj, në një vend veçmas nga programi Firefox. Ky artikull shpjegon si t'i bëni një kopje, si ta riktheni, ose si ta kaloni profilin tuaj te një vend, ose kompjuter, i ri.


Gjeni dosjen tuaj të profilit

Vendi parazgjedhje për dosjet e profileve Firefox është %APPDATA%\Mozilla\Firefox\Profiles\xxxxxxxx.default\.

  • %APPDATA% është një shkurtim i C:\Users\<username>\AppData\Roaming\ folder (Windows 7/Vista) ose C:\Documents and Settings\<username>\Application Data\ folder (Windows XP/2000), çka varet nga emri i llogarisë suaj Windows.

Vendi parazgjedhje për dosjet e profileve Firefox është ~/Library/Application Support/Firefox/Profiles/xxxxxxxx.default/.

Vendi parazgjedhje për dosjet e profileve Firefox është ~/.mozilla/firefox/xxxxxxxx.default/.

  • xxxxxxxx përfaqëson një varg 8 shenjash çfarëdo.

Dosjen e profilit mund ta gjeni duke përdorur këto udhëzime:

Firefox 3.6

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni te menuja Ndihmë dhe përzgjidhni Të dhëna Diagnostikimi.... Do të hapet dritarja Të dhëna Diagnostikimi.
  2. Tek Baza Zbatimi, klikoni mbi Hap Dosjen Që e PërmbanShow in Finder. Kështu do të hapet dosja e profilit (për shembull dosja xxxxxxxx.default).
Shënim: Nëse nuk e hapni dot Firefox-in, përdorni udhëzimet për Firefox 3.5, të dhëna më poshtë.

Firefox 3.5

Windows 7 dhe Vista

  1. Klikoni butonin Start te Windows, dhe shtypni %APPDATA%\Mozilla\Firefox\Profiles\ te kutiza e kërkimeve në fund të menusë Start, pa shtypur Enter.
  2. Në krye të menusë Start do të shfaqet një listë profilesh. Mund të klikoni në cilindo prej profileve (për shembull xxxxxxxx.default) që ta hapni atë nën Windows Explorer.



98ed7b83d09ef2c94285fcf99165ff31-1258904886-852-1.png


Windows 2000 and XP

  1. Klikoni butonin Start te Windows, dhe përzgjidhni Run....

    win-run.png
  2. Shtypni %APPDATA%\Mozilla\Firefox\Profiles\ dhe mandej klikoni OK.

    win-rundialog.png

Windows Explorer do të hapë dosjen Profiles, e cila përmban një dosje për çdo profil.

  1. Hapni Finder dhe kaloni te dosja juaj home. Shënim: Dosja juaj home zakonisht është ajo me emrin e shkurtër të llogarisë suaj të përdoruesit në Mac.
  2. Prej dosjes suaj home hapni /Library/, mandej /Application Support/, mandej /Firefox/, mandej /Profiles/. Dosja Profiles përmban një dosje për secilin profil.

    98ed7b83d09ef2c94285fcf99165ff31-1238093908-789-1.jpg
  1. (Ubuntu) Klikoni mbi menunë Vende në cepin e sipërm djathtas të ekranit dhe përzgjidhni Dosjen Shtëpi. Do të shfaqet një dritare Shfletuesi Kartelash.
  2. Klikoni mbi menunë Pamje dhe përzgjidhni Shfaq Kartela të Fshehura, në mos qoftë tashmë e përzgjedhur.
  3. Dyklikoni mbi dosjen me emrin .mozilla.
  4. Dyklikoni mbi dosjen me emrin firefox. Dosjet e profilit tuaj gjenden brenda kësaj dosjeje.

Ruajtja e një kopjeje të profilit tuaj

Për të ruajtur një kopje të profilit tuaj, së pari mbyllni Firefox-in, nëse është i hapur dhe mandej kopjoni dosjen e profilit te një vend tjetër.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  2. Gjeni dosjen tuaj të profilit, si shpjegohet më sipër.
  3. Kaloni një nivel më sipër dosjes së profilit tuaj, për shembull %APPDATA%\Mozilla\Firefox\Profiles\~/Library/Application Support/Firefox/Profiles/~/.mozilla/firefox/
  4. DjathtasklikoniMbani të shtypur tastin Ctrl, ndërkohë që klikoni mbi dosjen tuaj të profilit (për shembull xxxxxxxx.default), dhe përzgjidhni Kopjoje.
  5. DjathtasklikoniMbani të shtypur tastin Ctrl, ndërkohë që klikoni mbi vendin e kopjeruajtjes (për shembull, një USB-stick ose një disk CD-RW të panisur), dhe përzgjidhni zërin Ngjite.

Rikthimi i një kopjeruajtjeje profili

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  2. Nëse dosja e profilit ekzistues dhe dosja e kopjeruajtjes së profilit kanë të njëjtin emër, thjesht zëvendësoni dosjen ekzistuese me kopjeruajtjen e profilit, mandej rinisni Firefox-in.
    E rëndësishme: Që ky hap të funksionojë, emrat e dosjeve të profilit duhet të përputhen saktësisht, përfshi vargun e 8 shenjave çfarëdo. Nëse emrat nuk përputhen ose nëse po riktheni një profil në një vend tjetër nga origjinali, ndiqni hapa vijues.

Rikthim në një vend tjetër

Nëse emrat e dosjeve të profileve nuk përputhen, ose nëse doni që të kaloni ose riktheni një profil në një vend tjetër, veproni si më poshtë:

  1. Mbylleni plotësisht Firefox-in, si shpjegohet më sipër.
  2. Përdorni Përgjegjësin e Profileve në Firefox që të krijoni një profil të ri te vendi i dëshiruar, mandej dilni nga Përgjegjësi i Profileve.
    Shënim: Nëse sapo e instaluat Firefox-in në një kompjuter të ri, mund të përdorni profilin parazgjedhje që krijohet vetvetiu kur xhironi për herë të parë Firefox-in, në vend se të krijoni një profil të ri.
  3. Gjeni dosjen e kopjeruajtjes së profilit te hard disku ose mjeti që përdorët për kopjeruajtjen (USB, CD).
  4. Hapeni kopjeruajtjen e dosjes së profilit (për shembull, xxxxxxxx.default).
  5. Kopjoni krejt përmbajtjen e kopjeruajtjes së dosjes së profilit, pra kartelën mimeTypes.rdf, kartelën prefs.js, dosjen bookmarkbackups, etj.
  6. Gjeni dhe hapni dosjen e profilit të ri, siç shpjegohet më sipër dhe mandej mbylleni Firefox-in (në qoftë hapur).
  7. Ngjiteni përmbajtjen e kopjeruajtjes së dosjes së profilit te dosja e profilit të ri, duke mbishkruar kartelat ekzistuese me të njëjtin emër.
  8. Rinisni Firefox-in.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër