Profile

E dini që krejt rregullimet që i bëni Firefox-it, të tilla si faqja hyrëse, cilët panele përdorni, fjalëkalimet dhe faqerojtësat e ruajtur, krejt këto ruhen në një dosje të veçantë profili? Po. Dosja e profilit tuaj ruhet në një vend veçmas nga programi Firefox, që po qe se diçka shkon ters me Firefox-in, të dhënat tuaja të mos treten bashkë me të. Kjo do të thotë gjithashtu që Firefox-in mund ta çinstaloni pa humbur rregullimet tuaja dhe që nuk keni nevojë të instaloni sërish Firefox-in që të pastroni të dhënat tuaja ose që të diagnostikoni ndonjë problem.

Këto të dhëna jepen si referencë. Nuk keni pse i ndiqni këta hapa, hiq rastin kur ju ka sjellë këtu një tjetër artikull.

Si ta gjej profilin tim?

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Ndihmë menuFirefox, kaloni te menuja Ndihmë (nën Windows XP, klikoni mbi menunë Ndihmë menu) dhe përzgjidhni Të dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda Të dhëna Diagnostikimi.
  2. Nën ndarjen Baza Zbatimesh, klikoni mbi Hap Dosjen Që e PërmbanShow in Finder. Do të hapet një dritare me kartelatdosjen e profilit tuaj.
Shënim: Nëse nuk jeni në gjendje të hapni dhe përdorni Fire​fox-in, ndiqni udhëzimet në ndarjen pasuese, që të gjeni profilin tuaj.

Firefox 3.6

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Të dhëna Diagnostikimi.... Do të hapet skeda Të dhëna Diagnostikimi.
  2. Nën ndarjen Baza Zbatimesh, klikoni mbi Hap Dosjen Që e PërmbanShow in Finder. Do të hapet një dritare me kartelatdosjen e profilit tuaj.
Shënim: Nëse nuk jeni në gjendje të hapni dhe përdorni Fire​fox-in, ndiqni udhëzimet në ndarjen pasuese, që të gjeni profilin tuaj.

Firefox 3.5

Që të gjeni profilin tuaj, përdorni udhëzimet e dhëna më poshtë për versionin tuaj të Windows-it.

Gjetja e profilit tuaj pa e hapur Firefox-in

Windows Vista dhe 7

  1. Klikoni mbi butonin Start të Windows-it dhe shtypni %APPDATA%\Mozilla\Firefox\Profiles\ te kutia e Kërkimit në fund të menusë Start, pa shtypur tastin Enter. Në krye të menusë Start do të shfaqet një listë profilesh.
  2. Klikoni te profili që përmban fjalën “default” që ta hapni në një dritare.

    ab167bec686b081a25849c98d6bf9ea7-1258940859-69-1.png

Windows 2000 dhe XP

  1. Klikoni mbi butonin Start të Windows-it dhe përzgjidhni Run....

    win-run.png
  2. Sthypni %APPDATA%\Mozilla\Firefox\Profiles\ mandej klikoni OK.

    win-rundialog.png
  3. Do të hapet një dritare që përmban dosjet e profilit.
  4. Dyklikoni te dosja që përmban fjalën “default” që ta hapni.
  1. Hapni Finder dhe kaloni te dosja juaj 'home'. Shënim: dosja juaj 'home' zakonisht është emri juaj i llogarisë si përdorues Mac
  2. Prej dosjes suaj 'home' hapni /Library/, mandej /Application Support/, mandej /Firefox/, mandej /Profiles/. Dosja juaj e prof​ilit gjendet brenda kësaj dosjeje.
  1. (Ubuntu) Klikoni mbi menunë Vende në krye djathtas skenës dhe përzgjidhni Dosja Shtëpi. Do të hapet një dritare Shfletuesi Kartelash.
  2. Klikoni te menuja Shihni dhe përzgjidhni Shfaq Kartela të Fshehura, nëse nuk është e përzgjedhur tashmë.
  3. Dyklikoni mbi dosjen me emrin .mozilla.
  4. Dyklikoni mbi dosjen me emrin firefox. Dosja juaj e prof​ilit gjendet brenda kësaj dosjeje.


Çfarë të dhënash ruhen te profili im?

  • Faqerojtësit dhe Historiku i Shfletimit: Kartela places.sqlite përmban krejt faqerojtësit tuaj të Firefox-it dhe listën e krejt site-eve web që keni vizituar. Për më tepër të dhëna, shihni Faqerojtësa.
  • Fjalëkalime: Fjalëkalimet tuaj ruhen te kartelat key3.db dhe signons.sqlite. Për më tepër të dhëna shihni Mbajtja mend e fjalëkalimeve.
  • Parapëlqimeve për site-e të veçantë: Te kartela permissions.sqlite ruhen mjaft nga lejet tuaja që përdor Firefox-i për site-e të ndryshëm. Për shembull, aty ruhen të dhënat se cilëve site-e u është lejuar të shfaqin flluska.
  • Motorë kërkimesh: Kartela search.sqlite file dhe dosja searchplugins ruajnë motorët e kërkimeve që mund të përdoren që nga Shtylla e kërkimeve të Firefox-it.
  • Fjalori personal: Kartela persdict.dat ruan çfarëdo fjalë që keni shtuar te fjalori i Firefox-it. Për më tepër të dhëna, shihni Përdorimi i kontrollit të drejtshkrimit.
  • Historik vetëplotësimesh: Kartela formhistory.sqlite mban mend çfarë keni kërkuar te shtylla e kërkimeve të Firefox-it dhe çfarë të dhënash keni dhënë nëpër formularë site-esh web. Për më tepër të dhëna, shihni Vetëplotësim formularësh.
  • Cookies: cookie është një copë e vogël të dhënash që depozitohen në kompjuterin tuaj nga një site web që keni vizituar. Zakonisht në to përmbahen parapëlqime për site-in në fjalë dhe mbi gjendjen tuaj si i futur/jo i futur. Krejt 'cookie'-t ruhen te kartela cookies.sqlite.
  • Rregullime dëshmish sigurie: Kartela cert8.db mban të depozituara krej rregullimet tuaj lidhur me dëshmi sigurimi dhe çfarëdo dëshmish SSL që keni importuar te Firefox-i.
  • Veprime shkarkimi: Te kartela mimeTypes.rdf gjenden parapëlqimet tuaj që i tregojnë Firefox-it ç'të bëjë kur ndesh një lloj të caktuar kartele. Për shembull, një nga këto rregullime i tregon Firefox-it që ta hapë me Acrobat Reader një kartelë PDF, kur klikoni mbi një të tillë. Për më tepër të dhëna shihni Administrim llojesh kartelash.
  • Stile përdoruesi: Në pastë të tillë, te kartela \chrome\userChrome.css dhe \chrome\userContent.css ruhen ndryshime të bëra nga përdoruesi lidhur me pamjen e Firefox-it, ose se si duken apo reagojnë disa 'site'-e web ose elementë HTML.

Puna me profilet

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.