Shtylla e kërkimeve - Zgjidhni me lehtësi motorin tuaj të parapëlqyer të kërkimeve

(Ridrejtuar nga Shtylla e kërkimeve)

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Search with the Firefox address bar

Përdorni lehtësisht krejt motorët tuaj të parapëlqyer të kërkimit përmes shtyllës së Kërkimeve të vetë Firefox-it. Shtylla e Kërkimeve personalizohet lehtë, kështu që mund të shtoni, hiqni dhe rirenditni motorët tuaj të kërkimeve vetëm me pak kërkime.

Shënim: Nëse po përdorni një version të përkthyer të Firefox-it, shtylla e Kërkimeve dhe MundësiParapëlqime të përshkruara më sipër mund të mos kenë vlerë për ju. Këto ndryshime do të jenë gati në një version të ardhshëm të Firefox-it.

Përdorimi i shtyllës së Kërkimeve

Jepni një term kërkimi te shtylla e Kërkimeve në krye të shfletuesit ose te faqja Skedë e Re. Firefox-i do t’ju shpjerë te faqja e përfundimeve të kërkimit me motorin e kërkimit që ishte i përzgjedhur më parë.

Search Bar - Win1Search Bar - Mac1Search Bar - Lin1Search1 29 - WinSearch1 29 - MacSearch1 29 - Linsearch bar 31

Ndërrim motorësh kërkimi

Stema në krah të fushës së kërkimeve ju tregon se cili motor kërkimesh është aktiv në atë çast. Motorin e kërkimeve mund ta ndërroni në çfarëdo kohe, cilido qoftë ai parazgjedhje.

  • Prej panelit: Klikoni te shigjeta në krah të ikonës dhe përzgjidhni te lista motorin tuaj të parapëlqyer:
Search Bar - Win3 Fx8Search Bar - Lin3Search2 29 - WinSearch2 29 - MacSearch2 29 - Linswitch search 33
  • Prej faqes Skedë e Re: Klikoni mbi stemën dhe përzgjidhni te lista motorin tuaj të parapëlqyer:
change search tab 31search new page 33
Shënim: Çfarëdo ndryshimesh që bëni te një nga shtyllat e kërkimeve, do të zbatohet edhe te tjetra.

Firefox-i vjen me motorët vijues të kërkimeve, ose të ashtuquajturat parazgjedhje:

  • Yahoo për kërkime në web përmes Yahoo-së
  • Google për kërkime në web përmes Google-it
    Shënim: Kërkimi parazgjedhje i Google-it është i fshehtëzuar për të penguar përgjimin.
  • Bing për kërkime në web përmes Microsoft Bing-ut
  • Amazon.com për kërkime produktesh në sajtin Amazon.com
  • DuckDuckGo si motor kërkimesh për përdorues që nuk duan të gjurmohen kur bëjnë kërkime
  • eBay për të kërkuar objekte për shitje apo për shitje në ankand në eBay
  • Twitter për kërkim personash në Twitter
  • Wikipedia (en) për kërkime në enciklopedinë e lirë në linjë Wikipedia në Anglisht
Shënim: Motori i ri i kërkimeve që përzgjidhni do të vazhdojë të përdoret deri sa ta ndërroni sërish.

Shtoni një motor kërkimi prej një sajti

Mjaft sajte ofrojnë motorë kërkimi që mund t’i shtoni te shtylla e Kërkimeve në Firefox. Kjo ju lejon të kërkoni në atë sajt të dhënë drejt e nga shtylla juaj e Kërkimeve.

  1. Që të shtoni një motor të lidhur me një sajt të dhënë, vizitoni sajtin që përmban motorin e kërkimeve që dëshironi. (Si shembull do të përdorim youtube.com.)
  2. Hapni listën e motorëve të kërkimeve dhe përzgjidhni Shtoni "YouTube Video Search". Firefox-i do ta shtojë atë te lista juaj dhe do ta kalojë si motorin tuaj aktiv të kërkimeve.
    Search Bar - Win6 Fx8Search Bar - Lin6Search3 29 - WinSearch3 29 - MacSearch3 29 - Linadd search engine 33
Shënim: Mycroft Project ju lejon të zgjidhni mes qindra motorësh të ndryshëm kërkimi, nga një faqe e vetme. Për shembull, kjo faqe ju lejon të shtoni çfarëdo motori kërkimesh Google në një gjuhë të dhënë (për shembull, google.ca, google.ch or google.fr).

Shtoni një motor kërkimesh përmes përgjegjësit të motorëve të kërkimeve

Te përgjegjësi i motorëve të kërkimeve, mund të shtoni motorë të rinj kërkimesh, për të cilët ka një version për përdorim me Firefox-in. Kryeni hapat e mëtejshëm te shtylla e Kërkimeve te paneli ose te një faqe Skedë e Re.

  1. Klikoni mbi ikonën e motorit të kërkimeve dhe përzgjidhni Administroni Motorë Kërkimesh....
  2. Që të shtoni një motor kërkimesh, klikoni Merrni më tepër motorë kërkimesh... që të hapni faqen e Mozilla-s për Mjete Shtesash Kërkimi.
  3. Që të shtoni një nga motorët e kërkimeve e shfaqur, klikoni mbi butonin Shtoje te Firefox-i. Shfaqet dialogu Shtoni Motor Kërkimesh.
  4. Që të filloni të përdorni motorin e kërkimeve menjëherë pasi e shtuat, i vini shenjë kutisë në krah të Bëje motorin e kërkimeve për tani.
  5. Që ta shtoni motorin e përzgjedhur të kërkimeve, klikoni mbi Shtoje.
  6. Motori i kërkimeve tani është gati, në listën e motorëve të kërkimeve te shtylla e Kërkimeve.

Hiqni një motor kërkimesh

Një motor kërkimesh që nuk ju duhet më, mund ta hiqni duke kryer hapat vijues te shtylla e Kërkimeve te paneli ose një faqe Skedë e Re.

  1. Klikoni mbi ikonën e motorit të kërkimit dhe përzgjidhni Administroni Motorë Kërkimesh... që të hapni përgjegjësin e motorëve të kërkimeve.
  2. Që të hiqni një motor kërkimi, përzgjidheni te lista, dhe klikoni mbi Hiqe.

Nëse fshini padashur një motor parazgjedhje kërkimesh, klikoni mbi Rikthe Parazgjedhjet që të rimerren motorët parazgjedhje të kërkimeve.

  • Nëse fshini padashur një motor kërkimesh që keni instaluar, duhet ta instaloni sërish ju vetë.

Rirenditni motorë kërkimesh

  1. Klikoni mbi ikonën e motorit të kërkimeve dhe përzgjidhni Administroni Motorë Kërkimesh... që të hapni përgjegjësin e motorëve të kërkimeve.
  2. Te përgjegjësi i motorëve të kërkimeve, përzgjidhni motorin e kërkimeve që doni të hiqni. Që ta ngjitni sipër në listë, klikoni mbi Ngjite Sipër. Që ta ulni poshtë, klikoni Zbrite Poshtë.

Ndihmëza & Rrengje

Përdorimi i shtyllës së Kërkimeve

Thjesht shtypni një term kërkimi te shtylla e Kërkimeve te paneli juaj ose te një Skedë e Re.

new search 34
  • Teksa shtypni te fusha e panelit për kërkime, motori juaj parazgjedhje ju shfaq këshillime kërkimi, që t’ju ndihmojë të kërkoni më shpejt. Këto këshillime bazohen në kërkime popullore ose në kërkimet tuajat të mëparshme (nëse kjo është aktivizuar).
search suggestions 34
  • Shtypni returnEnter që të kërkoni duke përdorur motorin tuaj parazgjedhje të kërkimeve, ose përzgjidhni një tjetër motor kërkimesh, duke klikuar mbi stemën e tij.

Nëse këto rregullime nuk janë si i doni, është e lehtë t’i ndryshoni. Thjesht kaloni te pjesët që doni, dhe do të jeni në gjendje të shijoni në çast punën me motorin tuaj të parapëlqyer.

Firefox-i vjen me motorët vijues të kërkimeve, ose të ashtuquajturat parazgjedhje:

  • Yahoo për kërkime në web përmes Yahoo-së
  • Google për kërkime në web përmes Google-it
  • Bing për kërkime në web përmes Microsoft Bing-ut
  • Amazon.com për kërkime produktesh në sajtin Amazon.com
  • DuckDuckGo si motor kërkimesh për përdorues që nuk duan të gjurmohen kur bëjnë kërkime
  • eBay për të kërkuar objekte për shitje apo për shitje në ankand në eBay
  • Twitter për kërkim personash në Twitter
  • Wikipedia (en) për kërkime në enciklopedinë e lirë në linjë Wikipedia në Anglisht

Caktoni motorin parazgjedhje për kërkimet

Ndiqni këta hapa të thjeshtë që të caktoni si parazgjedhje motorin tuaj të parapëlqyer të kërkimeve:

  1. Klikoni mbi thjerrëzën zmadhuese te shtylla e kërkimeve në panelin juaj, mandej klikoni Ndryshoni Rregullime Kërkimesh.
    search prefs 34
  2. Te dritarja e parapëlqimeve për kërkimet, përzgjidhni prej listës hapmbyll një motor kërkimesh.
    search default 34
  3. Mbylleni dritaren e parapëlqimeve që të ruani ndryshimet e bëra.Klikoni mbi OK që të ruani ndryshimet e bëra.
Ndryshimet tuaja do të zbatohet edhe mbi shtyllën Kërkim me Skedë të Re.

Aktivizoni ose çaktivizoni këshillime kërkimi

  1. Klikoni mbi thjerrëzën zmadhuese te shtylla e kërkimeve në panelin juaj, mandej klikoni Ndryshoni Rregullime Kërkimesh.
    search prefs 34
  2. Te dritarja e parapëlqimeve për kërkimet, vini ose hiqni shenjën në krah të Ofro këshillime kërkimesh, që t’i aktivizoni ose çaktivizoni ato.
    turn on search suggestions fx34
  3. Mbylleni dritaren e parapëlqimeve që të ruani ndryshimet e bëra.Klikoni mbi OK që të ruani ndryshimet e bëra.

Shtoni një motor kërkimesh

Mjaft sajte ofrojnë motorë kërkimi që mund t’i shtoni te shtylla e Kërkimeve në Firefox. Kjo ju lejon të kërkoni në atë sajt të dhënë drejt e nga shtylla juaj e Kërkimeve.

  1. Që të shtoni një motor të lidhur me një sajt të dhënë, vizitoni sajtin që përmban motorin e kërkimeve që dëshironi. (Si shembull do të përdorim youtube.com.)
  2. Klikoni mbi thjerrëzën te shtylla e Kërkimeve në panelin tuaj, mandej klikoni mbi Shtoje "YouTube Video Search".
    add search 34
  3. Motori i kërkimeve do të shfaqet te mundësitë e kërkimit.
    youtube search 34

Shtesa motorësh kërkimi

Mjaft prej mundësuesve të kërkimeve ofrojnë gjithashtu shtesa që ju lejojnë të shtoni motorë të tjerë kërkimesh:

  1. Klikoni mbi thjerrëzën zmadhuese te shtylla e kërkimeve në panelin juaj, mandej klikoni Ndryshoni Rregullime Kërkimesh.
  2. Klikoni mbi Shtoni motorë të tjerë kërkimesh.
  3. Kalojeni kursorin mbi shtesën që doni të shtoni dhe klikoni mbi Shtoje te Firefox-i.

Fshihni motorë kërkimesh

Ndiqni këta hapa për të hequr prej shtyllës së Kërkimeve motorë kërkimesh që nuk i doni.

  1. Klikoni mbi thjerrëzën zmadhuese te shtylla e kërkimeve në panelin juaj, mandej klikoni Ndryshoni Rregullime Kërkimesh.
    search prefs 34
  2. Hiqjani shenjën që ka në krah motorit të kërkimeve që nuk e doni më.
    remove searches 34

Hiqni motorë kërkimesh

Që të hiqni një motor kërkimesh, ndiqni këta hapat:

  1. Klikoni mbi thjerrëzën zmadhuese te shtylla e kërkimeve në panelin juaj, mandej klikoni Ndryshoni Rregullime Kërkimesh.
    search prefs 34
  2. Klikoni mbi motorin e kërkimit që nuk doni.
  3. Klikoni mbi butonin Hiqe që ta hiqni prej listës.
    remove search engine 35

Nëse hiqni një motor kërkimesh që e keni shtuar ju vetë dhe ndërruat mendje, do t’ju duhet ta instaloni sërish ju vetë (shihni më sipër). Nëse hiqni cilindo prej motorëve të kërkimit që vijnë me Firefox-in si parazgjedhje, klikoni mbi Rikthe Motorët Parazgjedhje të Kërkimeve që t’ia riktheni ata Firefox-it.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër