Njoftime vithisjesh shtojcash

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 13763
  • Krijuar:
  • Krijues: Altin Ukshini
  • Koment: vithisje = crash = deshtim
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Jo
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Ky gabim do të thotë që një shtojcë (sikur, Adobe Flash) ka dështuar. Thjesht rifreskimi i faqes do të riniste shtojcën dhe videoja (ose çfarëdo lëndë tjetër) do të shfaqet sërish. Përpara rifreskimit të faqes mundeni edhe të dërgoni te Mozilla një njoftim dështimi, duke klikuar te Dërgo një njoftim dështimi. Këto njoftime dështimesh na ndihmojnë të përmirësojmë Firefox-in.

Plugin crash notification

Nuk keni për ta parë këtë gabim te Firefox-i në Mac, ngaqë nuk përfshin ende veçorinë mbrojtje nga dështime shtojcash. Kjo veçori e re do të jetë e gatshme për Mac në Firefox 4.


Çfarë është një shtojcë?

Një shtojcë është një program i vogël që shfaq lëndë nga interneti, të cilën Firefox-i nuk është dizajnuar ta shfaqë. Këtu zakonisht përfshihen videot, audiot, lojërat dhe prezantimet online, të krijuar në formate të patentuar. Shtojcat krijohen dhe hidhen në qarkullim nga kompani që krijojnë këto formate të patentuara. Disa shtojca të zakonshme janë Adobe Flash, Apple QuickTime, dhe Microsoft Silverlight.


Ç'është një dështim/crash?

Një dështim ndodh kur një software resht papritmas së funksionuari. Shtojcat ngandonjëherë dështojnë dhe bëjnë që të dështojë bashkë me një të tillë edhe vetë Firefox-i. Për më tepër të dhëna rreth dështimeve të Firefox-it, shihni Vithisje Firefox-i. Duke filluar nga Firefox 3.6.4 në Windows dhe Linux, dhe nga Firefox 4 në Mac, disa shtojca ngarkohen veçmas prej Firefox-it, duke i dhënë mundësi Firefox-i të mbesë hapur, nëse shtojca dështojnë.


Çfarë të dhënash dërgohen?

Kur te Mozilla dërgohet një njoftim dështimi, zhvilluesit e Firefox-it i përdorin të dhënat që t'i bëjnë versionet e ardhshme të Firefox-it të dështojnë më rrallë. Njoftimet e vithisjeve nuk përfshijnë ndonjë të dhënë personale të identifikueshme. Ato përfshijnë vetëm të dhëna teknike, të tilla si:

  • webfaqen ku gjendeshit
  • versionin e Firefox-it që po përdornit
  • sistemin tuaj operativ
  • shtojcat e instaluara
  • zgjerimet e instaluara
  • dhe të dhëna tjera teknike.

Këto të dhëna u binden Rregullave Mozilla mbi Privatësinë.

Si ta çaktivizoj njoftimin e dështimeve

Njoftimet e dështimeve që dërgoni na ndihmojnë të bëjmë përmirësime te Firefox-i.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Përzgjidhni panelin Të mëtejshme.
  3. Përzgjidhni skedën Të përgjithshme.
  4. Hiqjani shenjën mundësisë Parashtro njoftime vithisjesh.

    5e1f50c0e8ad641a461dd342ffe6a7f4-1268895614-245-2.jpg
    Plugin crash reports - WinPlugin crash reports - MacPlugin crash reports - Linux
  5. Gjedhja "closeoptionspreferences" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.


Si t'i mbaj shtojcat larg nga dështimet?

Mjaft probleme me shtojcat mund të zgjidhen duke i përditësuar me versionet më të reja përkatëse. Emri i shtojcës që dështoi mund të gjendet te mesazhi i gabimit.

5e1f50c0e8ad641a461dd342ffe6a7f4-1271466371-339-1.png

Ku mund të gjej më tepër të dhëna rreth dështimeve të Adobe Flash-it?

Shihni Shtojca Adobe Flash u vithis.

Krijime për Flash-in me Flex?

Breakpoints mund të vënë në punë mbrojtjen e Firefox-it ndaj ngecjeve. Mbrojtjen nga ngecjet mund ta çaktivizoni duke caktuar dom.ipc.plugins.timeoutSecs si -1. Për hollësi, shihni dokumentimin te Mozilla Developer Network.