Njoftime vithisjesh shtojcash

Ky gabim do të thotë që një shtojcë (fjala vjen, Adobe Flash) është vithisur. Thjesht ringarkimi i faqes do të riniste shtojcën dhe videoja (ose çfarëdo lëndë tjetër) do të shfaqet sërish. Përpara ringarkimit të faqes mundeni edhe të dërgoni te Mozilla një njoftim vithisjeje, duke klikuar te Dërgo një njoftim vithisjeje. Këto njoftime vithisjesh na ndihmojnë të përmirësojmë Firefox-in.

Plugin crash notification

Nuk keni për ta parë këtë gabim te Firefox-i në Mac, ngaqë nuk përfshin ende veçorinë mbrojtje nga vithisje shtojcash. Kjo veçori e re do të mund të kihet në Mac me Firefox 4.


Çfarë është një shtojcë?

Një shtojcë është një program i vogël që shfaq lëndë nga interneti, të cilën Firefox-i nuk është hartuar ta shfaqë. Këtu zakonisht përfshihen videot, audiot, lojërat dhe prezantimet online, të krijuar në formate të patentuar. Shtojcat krijohen dhe hidhen në qarkullim nga shoqëri që krijojnë këto formate të patentuar. Disa shtojca të zakonshme janë Adobe Flash, Apple QuickTime, dhe Microsoft Silverlight.


Ç'është një vithisje?

Një vithisje ndodh kur një software resht papritmas së funksionuari. Shtojcat ngandonjëherë vithisen dhe bëjnë që të vithiset bashkë me një të tillë edhe vetë Firefox-i. Për më tepër të dhëna rreth vithisjeve të Firefox-it, shihni Vithisje Firefox-i. Duke filluar nga Firefox 3.6.4 në Windows dhe Linux, dhe nga Firefox 4 në Mac, disa shtojca ngarkohen veçmas prej Firefox-it, duke i dhënë mundësi Firefox-i të mbesë hapur, nëse shtojca vithiset.


Çfarë të dhënash dërgohen?

Kur te Mozilla dërgohet një njoftim vithisjeje, zhvilluesit e Firefox-it i përdorin të dhënat që t'i bëjnë versionet e ardhshme të Firefox-it të vithisen më rrallë. Njoftimet e vithisjeve nuk përfshijnë ndonjë të dhënë personale të identifikueshme. Ato përfshijnë vetëm të dhëna teknike, të tilla si:

  • faqen web ku gjendeshit
  • versionin e Firefox-it që po përdornit
  • sistemin tuaj operativ
  • shtojcat e instaluara
  • zgjerimet e instaluara
  • dhe të tjera të dhëna teknike.

Këto të dhëna u binden Rregullave Mozilla mbi Privatësinë.

Si ta çaktivizoj njoftimin e vithisjeve

Njoftimet e vithisjeve që dërgoni na ndihmojnë të bëjmë përmirësime te Firefox-i.
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

  2. Përzgjidhni panelin Të mëtejshme.
  3. Përzgjidhni skedën Të përgjithshme.
  4. Hiqjani shenjën mundësisë Parashtro njoftime vithisjesh.

    5e1f50c0e8ad641a461dd342ffe6a7f4-1268895614-245-2.jpg
    Plugin crash reports - Win Plugin crash reports - Mac Plugin crash reports - Linux
  5. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve


Si t'i mbaj shtojcat larg nga vithisjet?

Mjaft probleme me shtojcat mund të zgjidhen duke i përditësuar me versionet më të reja përkatëse. Për të kontrolluar nëse ndonjë nga shtojcat tuaja është vjetruar, vizitoni faqen e Mozilla-s për Kontrollin dhe Përditësimin e Shtojcave. Emri i shtojcës që u vithis mund të gjendet te mesazhi i gabimit.

5e1f50c0e8ad641a461dd342ffe6a7f4-1271466371-339-1.png

Ku mund të gjej më tepër të dhëna rreth vithisjeve të Adobe Flash-it?

Shihni Shtojca Adobe Flash u vithis.

Krijime për Flash-in me Flex?

Breakpoints mund të vënë në punë mbrojtjen e Firefox-it ndaj ngecjeve. Mbrojtjen nga ngecjet mund ta çaktivizoni duke caktuar dom.ipc.plugins.timeoutSecs si -1. Për hollësi, shihni dokumentimin te Mozilla Developer Network.

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.