Krijoni faqerojtës për të ruajtur sajtet tuaj të parapëlqyer
Të dhëna Rishikimi
- Id Rishikimi: 12376
- Krijuar:
- Krijues: Besnik
- Koment: typo fixing
- E shqyrtuar: Po
- E shqyrtuar:
- Shqyrtuar nga: Besnik
- Është i miratuar? Po
- A është rishikimi i tanishëm? Jo
- Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi
Faqerojtësit janë lidhje te site-et web që e bëjnë të lehtë rikthimin te një vend i parapëlqyer. Ky artikull merret me gjërat bazë si krijimi dhe administrimi i faqerojtësve.
Tabelë e Lëndës
- 1 Si ta krijoj një faqerojtës?
- 2 Ku mund t'i gjej faqerojtësit e mij?
- 3 Si mund t'i njëkohësoj faqerojtësit e mij me ata të një kompjuteri tjetër ose pajisje celulare?
- 4 Si t'i sistemoj faqerojtësit e mij?
- 5 Si t'i importoj, eksportoj ose kopjeruaj faqerojtësit?
- 6 Si t'i zgjidh problemet me faqerojtësit e mi?
Si ta krijoj një faqerojtës?
Kollaj fare — thjesht klikoni mbi yllin!
- Për të krijuar një faqerojtës, klikoni mbi ikonën yll te shtylla e Vendeve. Ylli do të bëhet i verdhëblu dhe faqerojtësi juaj do të gjendet te dosja e faqerojtësve Të Parenditur. Kaq!
Si ta ndryshoj emrin e një faqerojtësi ose të di se ku gjendet?
- Për të përpunuar hollësitë e një faqerojtësi, klikoni edhe një herë tjetër mbi yllin dhe do të shfaqet kutia Përpunoni Këtë Faqerojtës.
- Te kutia Përpunoni Këtë Faqerojtës mund të ndryshoni cilëndo nga këto hollësi:
- Emër: Ky është emri që Firefox-i shfaq në menura për këtë faqerojtës.
- Dosje: Zgjidhni te cila dosje të ruhet faqerojtësi , duke zgjedhur një të tillë prej menusë hapmbyll (për shembull, Menuja e Faqerojtësve ose Paneli i Faqerojtësve). Te menuja hapmbyll mund të përzgjidhni gjithashtu që të shfaqet një listë e krejt dosjeve për faqerojtës.
- Etiketa: Si ndihmë gjatë kërkimeve dhe sistemimit të faqerojtësve mund të përdorni etiketa për ta. Për më tepër të dhëna, shihni Etiketa faqerojtësish.
- Te kutia Përpunoni Këtë Faqerojtës mund të ndryshoni cilëndo nga këto hollësi:
- Kur të keni përfunduar së përpunuari, klikoni që të mbyllet kutia.
Ku mund t'i gjej faqerojtësit e mij?
Rruga më e lehtë për të gjetur një site që e keni faqeruajtur është të filloni të shtypni emrin e tij te Shtylla e Vendeve. Ndërkohë që shtypni, do të shfaqet një listë e site-eve web që keni faqeruajtur, etiketuar dhe vizituar. Site-et e faqeruajtur do të kenë në krah një yll të verdhëblu. Ju mbetet veç të klikoni mbi një nga site-et dhe në çast do të jeni para tij. Për të mësuar më tepër rreth kësaj, shihni Vetëplotësim shtylle vendesh.
Shikimi i faqerojtësve tuaj në anështyllë faqerojtësish
- Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni te menuja , kaloni poshtë te , dhe përzgjidhni që të hapet anështylla me faqerojtësa.
- Për ta zgjeruar një dosje anështylle për shikim, klikoni mbi të.
- Që ta hapni një faqerojtës, klikoni mbi të te lista.
Vende të tjera ku mund të shihni faqerojtësit tuaj
- Menuja Faqerojtës: Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni te menuja . Do të shfaqet një listë e faqerojtësve që përmban dosja Menu Faqerojtësish.
- Paneli Faqerojtësa : Paneli i faqerojtësve gjendet nën panelin e Lundrimit (ai me Mbrapsht, Përpara, Hyrje, Vend, etj.), dhe mund ta përdorni si vend për të depozituar faqerojtësa që i hapni shpesh, për punim të shpejtë. Për më tepër të dhëna, shihni Paneli Faqerojtësa.
- Dritarja Librari: Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni te menuja dhe mandej përzgjidhni që të hapni dritaren Librari.
Puna me faqerojtësit te dritarja Librari
Faqerojtësit mund t'i shihni dhe sistemoni edhe nga dritarja Librari.
- Që të hapni dritaren Librari, klikoni butonin Faqerojtës
në të djathtë të panelit të lundrimit dhe përzgjidhni .
- Si parazgjedhje, faqerojtësit që krijoni do të gjenden te dosja Faqerojtës të parenditur. Përzgjidheni te anështylla e dritares Librari që të shihni faqerojtësit që keni krijuar. Dyklikimi mbi një faqerojtës do të hapë faqen përshoqëruar atij.
Ndërkohë që e keni të hapur dritaren e Librarisë, mund të tërhiqni cilindo faqerojtës te cilado dosje tjetër, fjala vjen te ajo Menu Faqerojtësish e cila do të tregojë faqerojtësit tuaj te menuja nën butonin Faqerojtësa . Nëse shtoni faqerojtësa te dosja Panel Faqerojtësish ata do të shfaqen te Paneli i Faqerojtësve.
Si ta shfaq Panelin e Faqerojtësve?
Kur instaloni Firefox-in, Paneli i Faqerojtësve, si parazgjedhje, nuk shfaqet më, hiq rastin kur po e përdornit te versioni i mëparshëm i Firefox-it. Nëse dëshironi ta përdorni Panelin e Faqerojtësve, këtë mund ta bëni sipas kësaj rruge:
- Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi butonin , kaloni te ndarja dhe i vini shenjë menunë . , shkoni më poshte te dhe i vini shenjë
Si mund t'i njëkohësoj faqerojtësit e mij me ata të një kompjuteri tjetër ose pajisje celulare?
Firefox Sync-u ju lejon të ndani faqerojtësit tuaj dhe të dhëna të tjera me ata të Firefox-it në një kompjuter tjetër ose një pajisje celulare (ose që të dy llojet!). Ky artikull do t'ju mësojë fillimin:
- Si të njëkohësohen rregullimet e Firefox-it mes kompjuterash
- Si ta njëkohësoj Firefox-in ndërmjet desktopit tim dhe pajisjesh celulare?
- Si të rregulloni një Firefox Home te iPhone-i juaj
Si t'i sistemoj faqerojtësit e mij?
Këta artikuj do t'ju ndihmojnë që t'i jepni kuptim asaj listës gjigante me faqerojtësa:
Si t'i importoj, eksportoj ose kopjeruaj faqerojtësit?
Po hidheni nga një shfletues në një tjetër? Këta artikuj do t'ju ndihmojnë të merrni faqerojtësit tuaj me vete:
- Importim faqerojtësish dhe të dhënash të tjera krijuar në shfletues të tjerë
- Importim faqerojtësish nga një kartelë HTML
- Eksportim faqerojtësish si një kartelë HTML
- Kopjeruajtje dhe rikthim faqerojtësish
Si t'i zgjidh problemet me faqerojtësit e mi?
Keni probleme? Kemi përgjigje: