Flluska

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 1045
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment:
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Ky dokument shpjegon tërë mundësiparapëlqimet e mundshëm te Mozilla Firefox-i për kontrollin e flluckave.


Ç'janë Flluckat?

Dritaret fllucka, ose flluckat, janë dritare që shfaqen vetvetiu pa lejen tuaj. Mund të kenë madhësi të ndryshme, por zakonisht nuk mbulojnë tërë ekranin. Disa fllucka hapen mbi dritaren e çastit të Firefox-it, ndërsa të tjera duken nën të.


Firefox-i ju lejon të kontrolloni të dyja llojet përmes panelit Përmbajtje te MundësiParapëlqime. Bllokimi i flluckave është aktiv, si parazgjedhje, kështu që nuk ju duhet të shqetësoheni për aktivizimin e parandalimit të shfaqjes së flluckave në Firefox.


Gjatë bllokimit të një fllucke, Firefox-i shfaq një shtyllë të dhënash, si dhe një ikonë te shtylla e gjendjes. Kur klikoni ose butonin MundësiParapëlqime te shtylla e të dhënave, ose ikonën te shtylla e gjendjes, shfaqet një menu me zgjedhjet vijuese:


  • Lejo/Blloko fllucka për këtë "site"
  • Përpunoni [#popup_blocker_preferences MundësiParapëlqime për Bllokues Flluckash...]
  • Mos e shfaq këtë mesazh (mesazh të dhënash) kur bllokon fllucka
  • (shfaq një flluckë të bllokuar)

Bllokimi i flluckave mund të ketë probleme për disa "site"-e: Disa "site"-e web, përfshi disa "site"-e bankash, i përdorin flluckat për anë të rëndësishme. Bllokimi i tërë flluckave i çaktivizon këto anë. Për të lejuar "site"-e të caktuar web të përdorin fllucka, ndërkohë që bllokohen tërë të tjerët, mund të shtoni "site"-e web të caktuar te lista e "site"-eve të lejuar.


Bllokimi i flluckave nuk është përherë i efektshëm: Edhe pse Firefox-i bllokon shumicën e flluckave, disa "site"-e web mund të shfaqin fllucka duke përdorur metoda të panjohura, edhe kur bllokohen.


MundësiParapëlqime Bllokuesi Flluckash

MundësiParapëlqimet për Bllokuesin e Flluckave gjenden te paneli i Përmbajtjes te Mjete > MundësiPërpunim > ParapëlqimeParapëlqime > Firefox-i.


Prej andej mund të bëni gjërat vijuese:


  • Bllokoni Dritare Flluckash: Pët të çaktivizuar plotësisht bllokuesin e flluckave, hiqeni shenjën prej këtij mundësiparapëlqimi.
  • Dialog përjashtimesh: Kjo është një listë e "site"-eve që ju doni të lejohen të shfaqin fllucka. Dialogu ka zgjedhjet vijuese:
    • Lejo: Klikojeni këtë për të shtuar një "site" web te lista e përjashtimeve.
    • Hiq "Site": Klikojeni këtë për të hequr një "site" web prej listës së përjashtimeve.
    • Hiq Tërë "Site"-et: Klikojeni këtë për të hequr tërë "site"-et web nga lista e përjashtimeve.

Shënim: Bllokimi i flluckave mund të mos punojë përherë dhe mund të ndërhyjë në funksionimin e disa "site"-eve web. Për më tepër të dhëna rreth bllokimit të flluckave, shihni [#what_are_popups Ç'janë Flluckat].


Të drejta Kopjimi © &copyright.years; Pjesëmarrësit te Projekti Mozilla Help Viewer.