Tabelë e Lëndës
Ç'janë Flluskat?
Dritaret flluska, ose flluskat, janë dritare që shfaqen vetvetiu pa lejen tuaj. Mund të kenë madhësi të ndryshme, por zakonisht nuk mbulojnë tërë ekranin. Disa flluska hapen përmbi dritaren e çastit të Firefox-it, ndërsa të tjera duken nën të.
Firefox-i ju lejon të kontrolloni si flluskat, ashtu edhe dritaret që duken nën të te MundësiParapëlqimeRregullime në Firefox. Bllokimi i flluskave është aktiv, si parazgjedhje, kështu që nuk ju duhet të shqetësoheni për aktivizimin e parandalimit të shfaqjes së flluskave në Firefox.
Kur bllokohet një flluskë, Firefox-i shfaq një shtyllë të dhënash (nëse nuk është hequr më parë – shihni më poshtë), si dhe një ikonë
te shtylla e adresave.




Kur klikoni ose butonin te shtylla e të dhënave, ose ikonën te shtylla e adresave, shfaqet një menu me zgjedhjet vijuese:
Përveç kësaj, për t'ju mbrojtur më mirë, Firefox-i përfshin edhe bllokimin e ridrejtimeve nga palë të treta, i cili i ndalon site-et web të hapen me forcë si faqe kryesore jashtë kornizave ose dritareve të besuara të shfletimit, duke ju mbrojtur nga taktikat e rrëmbimit të lëndës apo klikimeve
Të dy mekanizmat punojnë së bashku për të përmirësuar sigurinë tuaj të shfletimit, ndërkohë që i mbajnë të paprekura funksionet thelbësore të site-it.
Rregullime bllokuesi flluskash
Për t'u futur te rregullimet e Bllokuesit të Flluskave:
- Në shtyllën e Menuve në krye të ekranit, klikoni dhe përzgjidhni (ose , në disa raste).Klikoni butonin e menusë
dhe përzgjidhni .
- Përzgjidhni në të majtë.
- Zbrisni te ndarja Leje.
- Hiqini shenjën kutizës në krah të Blloko flluska dhe ridrejtime nga palë të tretaBlloko dritare flluska që të çaktivizohet krejtësisht bllokuesi i flluskave.
- Klikoni butonin në të djathtë të Blloko dritare flluskaBlloko flluska dhe ridrejtime nga palë të treta nën Blloko flluska dhe ridrejtime nga palë të treta që të hapet një kuti dialogu për të zgjedhur cilëve site-e u lejohet të shfaqin flluska.
Kutia e dialogut ju ofron zgjedhjet vijuese:
- Shtypni ose ngjitni adresën e një site-i web dhe klikoni butonin që ta shtoni te lista e site-eve të cilëve do t'u lejohet të hapin dritare flluska.
- Përzgjidhni një site web prej listës dhe klikoni butonin që të hiqet prej listës së përjashtimeve.
- Klikoni butonin që të hiqen krejt site-et web prej listës së përjashtimeve.
Klikoni butonin që të zbatohen ndryshimet tuaja.
Kuptoni bllokimin e ridrejtimeve nga palë të treta në Firefox
Bllokimi i ridrejtimeve nga palë të treta mbron ndaj site-eve web mashtruese që rreken të ngarkojnë faqet e tyre jashtë mjediseve të miratuara të shfletuesit, shpesh duke anashkaluar skedat tuaja ose duke hapur lëndë në tërë ekranin a në dritare të jashtme.
Kjo masë mbrojtëse punon krah për krah me bllokimin e flluskave, duke kapur metoda që anashkalojnë sjelljen standarde të dritareve.
Përfitimet kyçe të mbrojtjes përfshijnë:
- Parandalimin e daljes së lëndës jashtë skedave të sigurta
- Shmangien e kërkesave të rrëmbyera në tërë ekranin ose faqeve të rreme të hyrjes
- Plotësimin e bllokuesit të flluskave duke synuar teknikat shmangëse
Flluskat nuk po bllokohen
A vjen prej Firefox-it flluska?
Flluska mundet edhe të mos vijë nga Firefox-i. Se prej nga vjen flluska mund ta përcaktoni nga pamja e dritares.
- Nëse shihni shtyllën e adresave me butonin Mbrojtje Nga Gjurmimi
dhe butonin Identitet Site-i
butonin Mbrojtje Nga Gjurmimi
te dritarja flluskë, flluska vjen prej Firefox-it.
- Nëse nuk i shihni këta butona, në kompjuterin tuaj mund të keni malware që shkakton hapjen e flluskave. Për ndihmë, shihni Diagnostikoni probleme të Firefox-it të shkaktuara nga malware-i.
A është bllokuesi i flluskave veprues dhe i aktivizuar për këtë site?
- Në shtyllën e Menuve në krye të ekranit, klikoni dhe përzgjidhni (ose , në disa raste).Klikoni butonin e menusë
dhe përzgjidhni .
- Përzgjidhni faqen , dhe kaloni te ndarja Leje.
- Sigurohuni që kutiza Blloko dritare flluska ka shenjë.
- Në të djathtë të Blloko dritare flluska, klikoni butonin . Do të hapet një kuti dialogu me një listë site-esh të cilëve u lejohet të shfaqin flluska.
- Nëse site-i që po hap flluskat gjendet në këtë listë, përzgjidheni dhe klikoni .
- Klikoni mbi që të përditësohen ndryshimet tuaja.
- Mbylleni faqen . Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. Mbyllni faqen Rregullime.
A shfaqet flluska pas një klikimi me miun ose pas shtypjes së një tasti?
Disa veprime, fjala vjen klikimi me mi ose shtypja e një tasti, mund të hapin flluska, edhe pse bllokuesi i flluskave mund të jetë veprues. Kjo është e qëllimshme, në mënyrë që Firefox-i të mos bllokojë flluska të cilat site-et web i kanë të domosdoshme për të punuar.
A është vërtet një flluskë?
Ndonjëherë reklamat hartohen që të duken si dritare, por në fakt nuk janë. Bllokuesi i flluskave të Firefox-it nuk i ndal dot këto reklama.
Pyetësorë të Mozilla-s
Kur vizitoni një site web të Mozilla-s, ndonjëherë do të shihni një flluskë që ju kërkon të merrni pjesë në një pyetësor. E vetmja palë e tretë që Mozilla përdor ndonjëherë për pyetësorë është Alchemer (dikur SurveyGizmo), e cila është verifikuar nga ekipet tona ligjore dhe të privatësisë. Bllokuesi i flluskave të Firefox-it nuk i bllokon këto flluska.