Dritarja e mundësive - Paneli Përmbajtje

Ky artikull shpjegon krejt mundësitëparapëlqimet e ofruara te paneli Përmbajtje i dritares MundësiParapëlqime të Mozilla Firefox-it. Për panele të tjerë, shihni dritaren MundësiParapëlqime.

Paneli Përmbajtje përmban mundësitëparapëlqimet e lidhura me mënyrën se si shfaqen site-et web.

Rregullime për Përmbajtjen

80330e87234a3ce0bdbc779720bd2db5-1258348051-944-1.jpg 80330e87234a3ce0bdbc779720bd2db5-1258347363-841-1.png 80330e87234a3ce0bdbc779720bd2db5-1258347363-841-2.png Options - Content - Win Prefs - Content - Mac Prefs - Content - Lin

  • Blloko Dritare Flluskë: Si parazgjedhje, Firefox-i i bllokon dritaret e bezdisshme që hapen site-et web. Duke ia hequr shenjën mundësisëparapëlqimit, bllokimi i flluskave çaktivizohet.
    Disa site-e web i përdorin ligjërisht dritaret flluska. Ndaj, mund t'ua lejoni këtyre site-eve hapjen e flluskave. Për ta bërë këtë, klikoni mbi Përjashtime..., jepni emrin e site-it, dhe klikoni Lejoje. Për ta hequr një site web nga lista, përzgjidheni dhe mandej klikoni mbi Hiqe Site-in. Për ta pastruar plotësisht listën, klikoni mbi Hiqi Krejt Site-et. Për më tepër të dhëna, shihni artikullin mbi Bllokues flluskash.
  • Ngarkoji figurat vetvetiu: Firefox-i, si parazgjedhje, i shfaq figurat e faqeve web. Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit që të mos shfaqen figurat në faqet web.
    Nëse aktivizoni ngarkimin e vetvetishëm të figurave, butoni Përjashtime... ju lejon të përzgjidhni site-e për të cilët figurat nuk do të ngarkohen vetvetiu. Butoni Përjashtime... ju lejon të caktoni site-e web të cilët dëshironi t'i ngarkojnë (ose të mos i ngarkojnë) figurat, pavarësisht nga rregullimi i këtij parapëlqimi. Te lista e përjashtimeve, jepni site-in prej të cilit do të lejohen ose të bllokohen figurat dhe klikoni Lejoje që të lejohen figurat, ose klikoni Bllokoje që figurat të bllokohen.
  • Aktivizo JavaScript-in: JavaScript-i është një gjuhë skriptimi e përdorur rëndom për t'i bërë faqet web ndërvepruese. Por, ajo i bën disa veprime të bezdisshme më të lehta për t'u kryer. Për të çaktivizuar JavaScript-in, hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit. Sidoqoftë, mbani parasysh që çaktivizimi i JavaScript-it mund të bëjë që disa site-e të mos punojnë si duhet. Për kontroll më të imët mbi çfarë mund të bëjë dhe çfarë s'mund të bëjë JavaScript-i, klikoni Të mëtejshme....


Rregullime të Mëtejshme për JavaScript-in

    • Lëvizin ose ripërmasojnë dritare ekzistuese: Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit që të çaktivizoni lëvizje dhe ripërmasime dritaresh për mesh përdorimit të skripteve.
    • Ulin ose ngrejnë dritare: Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit që të siguroheni që skriptet nuk do të munden të ngrejnë (sjellin përpara) ose ulin (dërgojnë në prapaskenë) dritare.
    • Çaktivizojnë ose zëvendësojnë menu konteksti: Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit që t'u parandaloni faqeve web çaktivizimin ose ndryshimin e menuve të kontekstit në Firefox.
    • Fshehin shtyllën e gjendjes: Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit që ta detyroni shtyllën e gjendjes të shfaqet në dritare flluskë.
    • Ndryshojnë tekst shtylle gjendjeje: Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit që të çaktivizoni ndryshime te teksti i shtyllës së gjendjes (të tilla si shfaqje teksti rrëshqitës ose parandalimi i shfaqjes së adresës së lidhjesh kur lidhjes i kalohet kursori sipër).
  • (Firefox 3.0 and 3.5) Aktivizo Java-n: Java është një gjuhë popullore programimi për Web. Një program Java mund të xhirojë në mjaft lloje të ndryshëm kompjuterash, duke shmangur kështu nevojën që programuesit të krijojnë versione veçmas për secilin lloj kompjuterash. Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit që të çaktivizoni zbatimthet Java në Firefox. Mbani parasysh se që të funksionojnë zbatimthet Java, duhet të instaloni shtojcën Java.

Shkronja & Ngjyra

Shkronja parazgjedhje dhe Madhësi: faqet Web zakonisht shfaqen me shkronjat dhe madhësinë e tyre si përcaktohet këtu (matur në piksel). Megjithatë, faqet web mund t'i anashkalojnë këto zgjedhjet, hiq rastin kur e tregoni ndryshe te dialogu Shkronja. Klikoni mbi butonin Të mëtejshme... që të hapni dialogun Shkronja dhe ta ndryshoni këtë dhe tjera mundësiparapëlqime.


Dialogu Shkronja

  1. Prej listës hapmbyll Shkronja për, zgjidhni një grup/shkrim gjuhe. Për shembull, për të caktuar si parazgjedhje shkronjat për gjuhë/shkrime Europiane Perëndimore (Latine), zgjidhni Perëndimore. Për një gjuhë/shkrim jo të pranishme te liste, zgjidhni Gjuhë të Tjera.
  2. Përzgjidhni se si duhet të jetë teksti përpjestimor, serif (si "Times New Roman") apo sans-serif (si "Arial"). Mandej përcaktoni madhësinë e shkronjave që doni për tekst përpjestimor.
  3. Përcaktoni shkronjat që do të përdoren për llojet Serif, Sans-serif dhe Monospace. Mundeni edhe të ndryshoni madhësinë për shkronjat Monospace.

Mundeni po ashtu të caktoni madhësinë më të vogël për shkronja faqesh web. Kjo është e dobishme nëse doni të parandaloni site-et të përdorin shkronja shumë të vogla që mezi lexohen.

  • Lejoji faqet të përdorin shkronja të vetat, në vend të përzgjedhjeve të mia më sipër: Firefox-i, si parazgjedhje përdor shkronjat e përcaktuara nga autori i faqes web. Çaktivizimi i mundësisëparapëlqimit do t'i detyrojë krejt site-et të përdorin, në vend të tyre, shkronjat parazgjedhje.
  • Kodim Shkronjash: Kodimi i shkronjave i përzgjedhur këtu do të përdoret për të shfaqur faqet që nuk e kanë të përcaktuar cilin kodim të përdorin.


Dialogu Ngjyra

Tekst dhe Sfond: Prej këtej mund të ndryshoni ngjyrat parazgjedhje të tekstit dhe sfondit, për t'u përdorur në faqet web që nuk e kanë të rregulluar këtë parapëlqim. Për të përzgjedhur ngjyra, klikoni mbi shembujt e ngjyrave.

  • Përdor ngjyra sistemi I vini shenjë mundësisëparapëlqimit që të përdorni ngjyrat e përcaktuara nga sistemi juaj operativ, në vend të ngjyrave të përcaktuara më sipër.

Ngjyra Lidhjesh: Këtu mund të ndryshoni ngjyrat parazgjedhje për lidhjet Web. Për të përzgjedhur ngjyra, klikoni mbi shembujt e ngjyrave.

  • Nënvizoji ngjyrat: Si parazgjedhje, lidhjet në faqet web shfaqen të nënvijëzuara. Hiqjani shenjën mundësisëparapëlqimit që ta çaktivizoni këtë sjellje. Kini parasysh që mjaft site-e i kanë të përcaktuara rregullat e tyre të stilizimeve të këtij lloji dhe mundësiaparapëlqimi këtu nuk do të ketë efekt në këta site-e.
  • Lejoji faqet të zgjedhin vetë ngjyrat, në vend të përzgjedhjeve të mia më sipër: Si parazgjedhje, Firefox-i përdor ngjyrat e përcaktuara nga autori i faqes web. Çaktivizimi i mundësisëparapëlqimit do t'i detyrojë krejt site-et të përdorin në vend të tyre ngjyrat parazgjedhje.


Gjuhë

Disa faqe web ofrohen në më tepër se një gjuhë. Që të përcaktoni gjuhën ose gjuhët tuaja të parapëlqyera, klikoni mbi butonin Zgjidhni....

Dialogu i Gjuhëve: Për të shtuar një gjuhë, klikoni Përzgjidhni gjuhë për t'u shtuar.., zgjidhni gjuhën, dhe klikoni mbi butonin Shtoje. Heqjen e një gjuhe e kryeni duke e përzgjedhur te lista e gjuhëve aktive dhe klikimi më pas i butonit Hiqe. Duke përdorur butonat Ngjite dhe Zbrite mundeni gjithashtu t'i rirenditni gjuhët, për të përcaktuar të parapëlqyerën, në rast se një faqe ofrohet në shumë gjuhë.


Gjedhja "backtoOptionsPreferences" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.