Rekomandimet e Firefox ju lejojnë të ftoni miqtë dhe familjarët që të provojnë Firefox duke përdorur lidhjen tuaj personale të rekomandimit. Kjo veçori e re, duke filluar në versionin e Firefox 155, është aktualisht e kufizuar për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara. Ky artikull shpjegon se çfarë të dhënash mbledhim, pse i mbledhim ato dhe si e mbrojmë privatësinë tuaj.
Tabelë e Lëndës
- 1 Si mund të ftoj dikë që të provojë Firefox?
- 2 Çfarë të dhënash mbledhim?
- 3 Çfarë të dhënash nuk mbledhim?
- 4 Pse i mbledhim këto të dhëna?
- 5 A është kodi im i rekomandimit e dhënë personale?
- 6 A mund ta shohë Mozilla se kush rekomandoi kë?
- 7 A do të numërohet çdo rekomandim?
- 8 A mund të tërhiqem?
- 9 A i shet apo i ndan me të tjerët Mozilla këto të dhëna?
- 10 Mësoni më tepër
- 11 Artikuj të ngjashëm
Si mund të ftoj dikë që të provojë Firefox?
Mund të përdorni mundësinë në faqen Llogaria dhe njëjësimi të Rregullimeve të Firefox ose mund të përzgjidhni mundësinë në panelin e menusë së Firefox
. Kjo do të hapë një dritare Shpërndaje (treguar më sipër).
Çfarë të dhënash mbledhim?
Nëse zgjidhni të përdorni Rekomandimet e Firefox, Firefox krijon një kod të rastësishëm rekomandimi për shfletuesin tuaj.
Kur dikush instalon Firefox pasi ka përdorur lidhjen tuaj të rekomandimit, ne regjistrojmë që instalimi erdhi nga kodi juaj i rekomandimit.
Kjo na lejon t'ju tregojmë se sa njerëz e kanë instaluar me sukses Firefox nga lidhjet që keni shpërndarë.
Çfarë të dhënash nuk mbledhim?
Rekomandimet e Firefox janë konceptuar për të numëruar rekomandimet e suksesshme, jo për të identifikuar njerëzit që instalojnë Firefox duke përdorur lidhjen tuaj.
Ne nuk ju tregojmë:
- Kush e instaloi Firefox
- Emrin ose adresën e tyre të email-it
- Adresën e tyre IP ose vendndodhjen
- Cilat sajte kanë vizituar
- Si e përdorin Firefox pas instalimit
Nëse dikush instalon Firefox duke përdorur lidhjen tuaj të rekomandimit, thjesht do të shihni të rritet numri i rekomandimeve tuaja.
Pse i mbledhim këto të dhëna?
Ne i përdorim këto të dhëna për tri arsye:
- Për t'ju treguar se sa njerëz keni prezantuar me sukses me Firefox.
- Për të kuptuar nëse Rekomandimet e Firefox po ndihmojnë më shumë njerëz të zbulojnë Firefox.
- Për të përmirësuar përvojën e rekomandimit me kalimin e kohës.
A është kodi im i rekomandimit e dhënë personale?
Kodi juaj i rekomandimit është një identifikues i gjeneruar rastësisht. Ai nuk përmban emrin tuaj, adresën e email-it, të dhënat për Mozilla account ose ndonjë gjë tjetër që ju identifikon drejtpërdrejt.
A mund ta shohë Mozilla se kush rekomandoi kë?
Sistemi i rekomandimeve është konceptuar në mënyrë të tillë që ne numërojmë rekomandimet e suksesshme pa krijuar një listë të marrëdhënieve personale mes përdoruesve të Firefox.
Kodi i rekomandimit përdoret vetëm për të numëruar instalimet e suksesshme të lidhura me një lidhje rekomandimi. Mozilla nuk e përdor atë për të kuptuar se kush janë miqtë ose familjarët tuaj.
A do të numërohet çdo rekomandim?
Jo gjithmonë.
Disa rekomandime nuk mund të atribuohen për shkak të rregullimeve të privatësisë ose kufizimeve teknike. Për shembull:
- Nëse dikush çaktivizon telemetrinë e Firefox gjatë konfigurimit.
- Nëse atribuimi nuk mbështetet në platformën e tyre.
- Nëse rregullimet e shfletuesit ose të pajisjes e pengojnë atribuimin.
- Nëse përdoruesi e ka tashmë Firefox në pajisjen e tij.
Për shkak të kësaj, numri i shfaqur në Firefox mund të jetë më i ulët se numri i përgjithshëm i njerëzve që keni bindur në të vërtetë të provojnë Firefox.
Gjithashtu, rekomandimet mund të duan deri në 24 orë për t'u pasqyruar në numërimin tuaj, kështu që nëse një mik sapo ka instaluar Firefox duke përdorur lidhjen tuaj, mos u shqetësoni nëse nuk shfaqet menjëherë.
A mund të tërhiqem?
Po.
Pjesëmarrja në Rekomandimet e Firefox është në dëshirë.
Nëse zgjidhni të mos merrni pjesë, thjesht mos e shpërndani lidhjen tuaj të rekomandimit.
Gjithashtu mund ta çaktivizoni telemetrinë e Firefox në çdo kohë. Për shkak se numërimi i rekomandimeve mbështetet në sistemet ekzistuese të atribuimit të Firefox, rekomandimet nuk do të numërohen më pasi të çaktivizohet telemetria.
A i shet apo i ndan me të tjerët Mozilla këto të dhëna?
Jo.
Të dhënat e rekomandimeve përdoren vetëm për të operuar dhe përmirësuar programin e Rekomandimeve të Firefox, në përputhje me parimet e privatësisë së Mozilla.
Mësoni më tepër
Për të mësuar më tepër rreth mënyrës se si Firefox i trajton të dhënat tuaja, shihni Shënimin e Privatësisë së Firefox.