Dritarja e shkarkimeve

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 1048
  • Krijuar më:
  • Krijues: Besnik
  • Koment:
  • E shqyrtuar: Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi


Çfarë është Përgjegjësi i Shkarkimeve?

Përgjegjësi i Shkarkimeve është një karakteristikë e Firefox-it që ju lejon të ndiqni dhe administroni shkarkime të shkuar dhe të tanishëm kartelash. Është një rrugë e leverdisshme për të hequr qafe dritaret e shumëfishta të shkarkimeve duke ruajtur ndërkohë mundësinë për të parë statistika shkarkimesh.


Përgjegjësi i Shkarkimeve do të shfaqet kur të shkarkoni kartela, kur përzgjidhni Mjete > Shkarkime, dhe kur shtypni CtrlCmd+JCtrlCmd+Y.


Çfarë mund të bëj me Përgjegjësin e Shkarkimeve?

Përveç mbajtjes në një vend të vetëm të të dhënave rreth shkarkimeve tuaj, Përgjegjësi i shkarkimeve përmban veprime të përshtatshëm shkarkimesh të mundshëm për çdo shkarkim.


Pushim: Duke klikuar mbi lidhjen Pushim krah secilit zë mund të ndaloni përkohësisht cilindo shkarkim në kryerje e sipër. Kjo mund të jetë e dobishme, për shembull, nëse keni nevojë të nisni një shkarkim të vogël pasi nisët një të madh. Pushimi i shkarkimeve ju jep mundësinë të vendosni cilët prej shkarkimeve janë më të rëndësishmit. Kur të doni të vazhdoni shkarkimin e këtyre kartelave, thjesht përdorni lidhjen Rimerr për të përfunduar shkarkimet.

Anulo: Nëse, pasi keni filluar një shkarkim, vendosni që nuk ju duhet më ajo kartelë, anulimi i shkarkimit është i thjeshtë: thjesht përdorni lidhjen Anulo në krah të zërit për kartelën në fjalë për ta anuluar dhe lehtësuar lidhjen tuaj Internet në të mirë të shfletimit apo shkarkimeve të tjerë.

Hap Kartelën: Kur ka përfunduar një shkarkim, pranë zërit për kartelën do të shfaqet lidhja Hap. Përdoreni për të hapur kartelën.

Hiq Zërin për Kartelën: Nëse nuk dëshironi të depozitoni të dhëna për një shkarkim të caktuar, heqja e zërit përkatës është po aq e thjeshtë sa një klikim me miun. Thjesht përdorni lidhjen Hiq në krah të zërit për ta fshirë atë.

Riprovoni një Shkarkim: Nëse, për çfarëdo arsye, nuk përfundon një shkarkim, është e lehtë të provoni sërish shkarkimin. Për ta lënë pas një shkarkim të dështuar dhe riprovuar atë sërish, thjesht përdorni lidhjen Riprovoni ngjitur me zërin e kartelës dhe Firefox-i do të rinisë për ju shkarkimin.

Shfaq Dosje Shkarkimesh: Nëse te [#download_manager_options MundësiParapëlqimet e Përgjegjësit të Shkarkimeve] e keni rregulluar Firefox-in të ruajë tërë shkarkimet në një dosje, mundeni ta hapni këtë dosje duke klikuar Emrin e Dosjes në pjesën e poshtme të dritares së Përgjegjësit të Shkarkimeve.

MundësiParapëlqime Përgjegjësi Shkarkimesh

mundësiparapëlqimet për Përgjegjësin e Shkarkimeve mund kihen duke hapur ndarjen Shkarkime te paneli Kryesor i dritares së MundësiParapëlqimeve. Ata ju lejojnë të ndryshoni disa nga mundësiparapëlqimet për shkarkime. Më tepër të dhëna lidhur me mundësiparapëlqime të ndryshëm mund të gjeni te faqja e MundësiParapëlqimeve.


Të drejta Kopjimi © ©right.years; Pjesëmarrësit te Projekti Mozilla Help Viewer.