Shtojca Adobe Flash është bllokuar
Të dhëna Rishikimi
- Id Rishikimi: 5597
- Krijuar:
- Krijues: Besnik
- Koment: Adding a missing entry
- E shqyrtuar: Jo
- Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi
Në Windows dhe Linux, Firefox 3.6.4 dhe të mëvonshmit i izolojnë proceset e shtojcave, përfshi Adobe Flash. Ky mekanizëm mbrojtjeje nga vithisjet e shtojcave parandalon vithisjet dhe e pengon Flash-in të nxjerrë jashtë loje procesin kryesor Firefox. Si parazgjedhje, nëse Flash-i nuk përmendet për 45 sekonda, Firefox-i do ta përfundojë procesin për të dhe do të shfaqë Shtojca Adobe Flash u vithis. Megjithatë, disa lojra me bazë Flash, të tilla si FarmVille dhe Mafia Wars mund të hanë më tepër kohë për t'u ngarkuar, duke shkaktuar, pa qenë nevoja, aktivizimin e kësaj mbrojtjeje nga bllokimet. Kjo është veçanërisht e vërtetë në kompjutera të ngadaltë ose nëse xhironi zbatime intensive Flash në shumë skeda ose dritare njëherësh.
Tabelë e Lëndës
Përditësojeni me Firefox 3.6.6 ose më të ri
Firefox 3.6.4 kohëpritjen e kishte, si parazgjedhje, të vendosur në 10 sekonda, çka qe shumë pak për një numër rastesh. Firefox 3.6.6 e rrit në 45 sekonda. Për përditësimin e Firefox-it:
- Prej menusë , përzgjidhni
- Klikoni
- Klikoni që të zbatohet përditësimi dhe të riniset Firefox-i.
Instalimi i Firefox 3.6.6 duket se e zgjidh problemin e vithisjes së shtojcës Adobe Flash. Sidoqoftë, mund të duhen disa prova që të instalohet plotësisht Firefox 3.6.6. Për t'u siguruar që instalimi qe i plotë, klikoni mbi "Ndihmë > rreth Mozilla Firefox-it". Kutia do t'ju tregojë se cilin version të Firefox-it keni të instaluar. Nëse nuk është 3.6.6, klikoni sërish mbi "Ndihmë> Kontrolloni për Përditësime", etj. Përsëriteni sa herë të jetë e nevojshme.
Përditësoni Flash-in
Versionet më të reja të Flash-it mund të jenë optimizuar më mirë dhe mund të punojnë më mirë. Përdorni Kontrollin Mozilla për Shtojcat që të siguroheni se keni versionin më të ri të shtojcës Flash.
Çaktivizoni mbrojtjen nga bllokimet
Për ta penguar Firefox-in të asgjësojë një proces shtojce të bllokuar, mund të çaktivizoni mbrojtjen nga bllokimet, pavarësisht se sa zgjasin ato. Vithisjet e shtojcave prapë do të zbulohen dhe procesi i shfletuesit nuk do të përfundohet.
- Te Shtylla e vendeve, shkruani about:config dhe shtypni .
- Do të shfaqet sinjalizimi i faqes about:config "Kjo mund të zhvleftësojë garancinë tuaj!". Klikoni te , që të vazhdoni te faqja about:config.
- Do të duhej të shfaqej faqja about:config. Te kutia e Filtrit, shtypni dom.ipc.plugins.timeoutSecs
- Dyklikoni mbi rregullimin dhe ndryshojeni numrin në -1 që të çaktivizohet mbrojtja nga bllokimet.