Shtojca Adobe Flash është bllokuar

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Adobe Flash plugin has crashed - Prevent it from happening again

Gjedhja "Only in Fx4" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.

Mesazhi Shtojca Adobe Flash u vithis duket kur shtojca Flash ndalon papritmas punën e vet. Thjesht ringarkoni faqen që të riniset shtojca dhe të shfaqet sërish videoja (ose loja, animacioni, etj.).

Në Windows dhe Linux, Firefox-i (version 3.6.44 dhe të mëvonshmit) shtojcat si Flash-i i xhiron në një proces ndaras (shihni Çfarë është plugin-container). Kjo u bë që të parandalohet vithisja e Firefox-it, kur resht së punuari një shtojcë e dhënë. Ky artikull mbulon atë çfarë mund të bëni që të shmangni vithisjet e shtojcës Flash.

1a333675fb4220c04a52e70a4482ff12-1277426661-759-1.png

Përditësoni Flash-in

Versionet më të reja të Flash-it i bie të punojnë më mirë dhe të vithisen më rrallë. Që të siguroheni se keni versionin më të ri të Flash-it, vizitoni faqen e Mozilla-s për Kontroll Shtojcash. Nëse thotë se lypset të përditësohet Flash-i, instaloni dorazi versionin më të ri duke përdorur hapat më poshtë.

  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.com dhe shkarkoni instaluesin e Flash-it.
    Kujdes: Faqja e shkarkimeve te Adobe mund të përmbajë një kutizë për software opsional (të tillë si Google Chrome ose McAfee Security Scan) që, si parazgjedhje, e ka shenjën në të. Nëse nuk e hiqni shenjë prej andej përpara shkarkimit, ai software do të instalohet në kompjuterin tuaj kur të hapet instaluesi i Flash-it.
  2. Kur të përfundojë shkarkimi, mbylleni Firefox-in.

    Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  3. Hapeni kartelën e instaluesit të Flash-it që shkarkuar dhe ndiqni udhëzimet.
Shënim: Nëse keni probleme me instaluesin e Flash-it të marrë nga faqja e shkarkimeve të Adobe-s, mund të shkarkoni [http://download.macromedia.com/pub/flashplayer/current/support/install_flash_player.exe instaluesin e plotë të Flash Player-it drejt e nga Adobe.com.
  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.com dhe shkarkoni instaluesin e Flash-it.
  2. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  3. Hapeni kartelën që shkarkuat (pra install_flash_player_osx_intel.dmg).
  4. Në Finder, hapni Install Adobe Flash Player.app që të xhironi instaluesin, mandej ndiqni udhëzimet e instaluesit.
  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.com.
  2. Kur t'ju kërkohet, ruajeni kartelën (pra install_flash_player_"version"_linux."processor".tar.gz).
  3. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  4. Hapni një dritare Terminali (në Gnome, klikoni mbi menunë Applications, përzgjidhni Accessories, dhe mandej përzgjidhni Terminal.)
  5. Në dritaren e Terminalit, kaloni te drejtoria ku ruajtët kartelën që shkarkuat (p.sh. cd /home/user/Downloads).
  6. Përftoni libflashplayer.so prej kartelës që shkarkuat, përmes urdhrit tar -zxvf install_flash_player_"version"_linux."processor".tar.gz.
  7. Si superpërdorues, kopjoni kartelën e përftuar, libflashplayer.so, te nëndrejtoria plugins e drejtorisë ku keni instaluar Firefox-in. Për shembull, nëse Firefox-i është installuar te /usr/lib/mozilla, përdorni urdhrin sudo cp libflashplayer.so /usr/lib/mozilla/plugins dhe mandej, kur t'ju kërkohet, jepni fjalëkalimin tuaj për superpërdoruesin.

    0a85171f1802a3b0d9f46ffb997ddc02-1260326970-447-1.png

Për më tepër ndihmë, shihni Administrimi i shtojcës Flash.

Përditësoni Firefox-in

Versioni më i ri i Firefox-it përfshin krejt ndreqjet më të reja për probleme sigurie dhe qëndrueshmërie. Duke u siguruar se e keni të përditësuar, do t'ju ndihmonte që ta mbani kompjuterin tuaj të sigurt dhe në funksionim të shkëlqyer.

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë NdihmëFirefoxNdihmëFirefox, kaloni te menuja Ndihmë dhe përzgjidhni menunë Rreth Firefox-it, e mandej përzgjidhni Kontrollo për Përditësime...Rreth Firefox-it
    Nën Windows XP: Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhnit Rreth Firefox-it
  1. Do të hapet dritarja Rreth Mozilla Firefox-it dhe Firefox-i do të fillojë të kontrollojë për përditësime. Nëse ka përditësime të gatshme, ato do të fillojnë të shkarkohen vetvetiu. Nëse Firefox-i është i përditësuar, thjesht mbylleni dritaren Rreth Mozilla Firefox-it.
  2. Pasi të jenë shkarkuar përditësimet e të jenë gati për t'u instaluar, klikoni Zbatoje Përditësimin dhe Firefox-i do të riniset e përditësimet do të instalohen.
  1. Do të hapet dritarja Përditësim Software-i. Nëse ka përditësime të gatshme, klikoni Merr Versionin e Ri që të fillojë procesi. Nëse nuk ka përditësime të gatshme, klikoni PërfundojeU bë që të mbyllet dritarja.
  2. Kur procesi i instalimit të jetë plotësuar, lypset të rinisni Firefox-in. Që të mbyllni Firefox-in dhe ta rihapni atë, klikoni Rinise Firefox-in.


Për më tepër ndihmë rreth këtyre, shihni Përditësimi i Firefox-it.

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.