Përditësimi i Firefox-it

Firefox-i, si parazgjedhje, është rregulluar të përditësojë vetvetiu veten, por mund bëni kurdo një përditësim dorazi. Ja se si:

Shënim: Nëse përdorni versionin e Firefox-it të paketuar nga shpërndarja juaj Linux, lypset të prisni hedhjen në qarkullim te depoja e saj e paketave të një pakete të përditësuar. Ky artikull vlen vetëm nëse Firefox-in e keni instaluar dorazi (pa përdorur përgjegjësin e paketave të shpërndarjes suaj).
  1. Në krye të dritares së Firefox-it klokoni butonin Firefox, shkoni te menuja Ndihmë dhe përzgjidhni Rreth Firefox-it.Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Rreth Firefox-it.Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu , klikoni mbi ndihmën Help-29 dhe përzgjidhni Rreth Firefox-it.Te shtylla e menusë klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Rreth Firefox-it.
  2. Do të hapet dritarja Rreth Firefox-it dhe Firefox-i do të fillojë të kontrollojë për përditësime dhe t'i shkarkojë ato vetvetiu.
    Update Win1 Fx14
  3. Kur përditësimet të jenë gati për instalim, klikoni mbi Rinisu që të Përditësohesh.
    Update Win2 Fx14
E rëndësishme: Nëse nuk fillon përditësimi, nuk plotësohet ose ka ndonjë problem tjetër, ju lutemi, shkarkoni dhe instaloni një kopje të re.

Që të ndryshoni rregullimet lidhur me përditësimin, shihni Rregullime të mëtejshme mbi përdorshmërinë, shfletimin, parazgjedhjet e sistemit, rrjetin, përditësimet dhe kodimin.



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/LFolSf

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.