Template:Tracking

Shumica e sajteve e gjurmojnë sjelljen e vizitorëve të tyre dhe mandej të dhënat ua shesin ose ua japin kompanive të tjera.Këto të dhëna mund të përdoren për t’ju shfaqur reklama, produkte apo shërbime që synojnë posaçërisht ju. Firefox-i ka një mekanizëm të quajtur Mos Më Gjurmo, i cili ju lejon t'u tregoni sajteve që vizitoni, reklamuesve në ta, dhe të tjerë furnizuesish lënde, se nuk doni që të gjurmohet shfletimi juaj.

Respektimi i kërkesës suaj është në dorën e tyre — sajte individualë nuk janë të detyruar ta respektojnë. Sajtet që e respektojnë këtë zgjedhje, do të duhej të ndalnin vetvetiu gjurmimin e veprimtarisë tuaj pa u dashur veprim tjetër nga ana juaj. Aktivizimi i kësaj veçorie nuk do të prekë aftësinë tuaj për të hyrë në sajte, as do ta bëjë Firefox-in të harrojë të dhënat tuaja private, fjala vjen përmbajtjen e shportave të blerjes, të dhëna vendndodhjesh apo kredenciale hyrjesh.


Shënim: Mund të konstatoni më pak reklama në sajte, nëse aktivizoni mundësinë Mos Më Gjurmo.

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër