Template:aboutmixedcontent

Çfarë është lënda e përzier?

Kur vizitoni një faqe të shërbyer përmes HTTP-je, lidhja juaj është e hapur ndaj përgjimesh të mundshme dhe sulme të dikushit-në-mes. Shumica e sajteve web shërbehen përmes HTTP-je, ngaqë nuk kanë të bëjnë me marrje dhe dhënie të dhënash me spec, ndaj nuk lypset të jenë të siguruara. Kur vizitoni një faqe të shërbyer tërësisht përmes HTTPS-ës (dryni gri ose dryni i gjelbër te shtylla e adresave), banka juaj, të themi, lidhja juaj mirëfilltësohet dhe kodohet, kështu që është e mbrojtur nga përgjuesit dhe nga sulmet dikush-në-mes.

Sidoqoftë, nëse faqja nën HTTPS që vizitoni përfshin lëndë nën HTTP, pjesa nën HTTP mund të lexohet apo ndryshohet nga agresorë, edhe pse faqja kryesore shërbehet HTTPS-s. Kur një faqe nën HTTPS përmban lëndë HTTP, këtë lëndë e quajmë “të përzier”. Faqja që po vizitoni është e koduar vetëm pjesërisht dhe, edhe pse duket sikur është e siguruar, në fakt nuk është.

Mixed Content Requests

Bllokuesi i Lëndës së Përzier bllokon në faqe HTTPS lëndë HTTP potencialisht të dëmshme.

Shënim: Për më tepër të dhëna rreth Lëndës së Përzier (aktive dhe pasive), shihni këtë postim blogu.

Ç'rreziqe ka?

Një agresor mund të zëvendësojë lëndën HTTP më faqen që po vizitoni, në mënyrë që të mund të vjedhin të dhënat tuaja për hyrjen në një llogari, të bëhen zotër të llogarive tuaja, të kenë në dorë të dhëna me spec rreth jush, ose të përpiqen të instalojnë malware në kompjuterin tuaj.

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.