Shfletim Privat -Shfletoni në web pa ruajtur të dhëna rreth sajteve që vizitoni

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 11202
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: fixing header
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Ky artikull përshkruan një veçori të quajtur Shfletim Vetjak, e cila ju lejon të shfletoni në Internet pa ruajtje nga ana e Firefox-it të ndonjë të dhëne rreth se cilët site-e dhe faqe keni vizituar:

Teksa shfletoni në web, Firefox-i i dobishëm mban mend, për ju, plot të dhëna – site-e që keni vizituar, kartela që keni shkarkuar, etj. Megjithatë, mund të ketë raste kur nuk doni që përdorues të tjerë të kompjuterit tuaj t'i shohin këto të dhëna. Për shembull, nëse kompjuterin e keni të përbashkët me dikë dhe keni bërë blerje të dhuratës për ditëlindjen e tij/saj.

Firefox 3.5 e këtej përfshin veçorinë Shfletim Vetjak, e cila ju lejon të shfletoni në Internet pa u ruajtur ndonjë e dhënë rreth cilët site-e dhe faqe keni vizituar. Ky artikull shpjegon se çfarë të dhënash nuk ruhen nën mënyrën Shfletim Vetjak dhe ju jep udhëzime hap pas hapi për përdorimin e tij.

Shfletimi Vetjak nuk ju bën anonim në Internet. Mundësuesi juaj i shërbimit internet, punëdhënësi, ose vetë site-et mund të gjurmojnë cilat faqe vizitoni.

Çfarë nuk ruan Shfletimi Vetjak?

  • Faqe të vizituara: Te menuja Historik nuk do të shtohen faqe te lista e site-eve, te lista e dritares Bibliotekë te Historiku, ose te lista e adresave të Shtyllës së vendeve.
  • Zëra Formularësh dhe Shtylle Kërkimesh: Asgjë nga ato që jepni në kuti tekstesh nëpër faqe web ose te Shtylla e kërkimeve nuk ka për t'u ruajtur për Vetëplotësim formularësh.
  • Fjalëkalime: Nuk do të ruhen fjalëkalime të rinj.
  • Zëra te Lista e Shkarkimeve: Kartelat që shkarkoni, nuk do të mbeten te lista në dritaren e Shkarkimeve, pasi ta çaktivizoni Shfletimin Vetjak.
  • Cookies: Cookie-t janë kartela të krijuara nga site-e web e që ruajnë të dhëna në kompjuterin tuaj​, të tilla si parapëlqimet tuaja kur vizitoni një site të dhënë​. Këto nuk kanë për t'u ruajtur. Për më tepër të dhëna mbi cookie-t, shihni Cookie-t - Të dhëna që sajtet depozitojnë në kompjuterin tuaj.
  • Kartela fshehtine Web: Nuk kanë për t'u ruajtur kartela të përkohshme Interneti ose kartela të ruajtura në fshehtinë prej faqesh web, deri kur të çaktivizoni Shfletimin Vetjak.
Shënim:
  • Nëse krijoni Faqerojtës të rinj, ndërkohë që përdorni Shfletimin Vetjak, ata nuk do të hiqen kur të ndalni Shfletimin Vetjak.
  • Nëse ruani në kompjuterin tuaj kartela, ndërkohë që jeni nën Shfletim Vetjak, këto kartela nuk do të fshihen kur të reshtni Shfletimin Vetjak. Sidoqoftë, çfarëdo kartele që e hapni përmes një zbatimi të jashtëm, do të fshihet prej dosjes së përkohshme të sistemit, dhe asnjë nga kartelat e shkarkuara nuk do të duket te lista e dritares së Shkarkimeve.


Si të kaloj nën Shfletim Vetjak?

Për të nisur një sesion Shfletimi Vetjak:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, Te shtylla e menuve, klikoni te menuja Firefox (menuja Mjete në Windows XP),menuja Mjetemenuja Mjete dhe përzgjidhni Nis Shfletim Vetjak.

    c2865a810710523cf0602299e032059d-1267167660-207-1.jpg

    Private Browsing Win1


    Private Browsing Mac1

    Private Browsing Lin1
Nuk e gjeni dot? Nëse Nis Shfletim Vetjak nuk gjendet te menuja Mjete, nuk po përdorni versionin më të ri të Firefox-it. Për të përdor këtë veçori, përditësojeni me Firefox 3.5 ose më të ri.
  1. Kur kaloni nën Shfletim Vetjak, Firefox-i do t'ju vërë në dijeni se ka për t'i ruajtur dritaren dhe skedat tuaja të çastit për pasi të përfundoni përdorimin e Shfletimit Vetjak. Klikoni mbi Nis Shfletim Vetjak që të vazhdoni.

    Private Browsing Win2


    Private Browsing Mac2

    Private Browsing Lin2
    • Vini shenjë në krah të "Mos ma shfaq sërish këtë mesazh", nëse nuk doni që të shfaqet ky njoftim herës tjetër që kaloni nën Shfletim Vetjak.
  2. Pas kësaj do të keni kaluar nën mënyrën Shfletim Vetjak, dhe do të shfaqet skena e të dhënave rreth Shfletimit Vetjak.

    c2865a810710523cf0602299e032059d-1267167660-207-3.jpg
    Private Browsing Win3Private Browsing Mac3Private Browsing Lin3

Kur shfletohet nën mënyrën Shfletim Vetjak, titulli i dritares së Firefox-it përgjatë sesionit do të lexojë (Shfletim Vetjak)menuja e Firefox-it do të jetë e purpurt (për Windows XP titulli i dritares do të jetë (Shfletim Vetjak)).

c2865a810710523cf0602299e032059d-1267167660-207-4.jpg

Si të dal nga Shfletimi Vetjak?

Që të përfundoni një sesion Shfletimi Vetjak:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, Te shtylla e menuve, klikoni menunë Firefox (menunë Mjete nën Windows XP),menunë Mjetemenunë Mjete dhe përzgjidhnit Ndal Shfletimin Vetjak.

    c2865a810710523cf0602299e032059d-1267167660-207-5.jpg

    Private Browsing Win4


    Private Browsing Mac4

    Private Browsing Lin4
  2. Do të rishfaqen dritaret dhe skedat që po përdornit kur aktivizuat Shfletimin Vetjak, dhe mund ta përdorni Firefox-in normalisht. Titulli i dritares së Firefox-it nuk do të lexojë më (Shfletim Vetjak)Menuja Firefox do të bëhet sërish portokalli (për Windows XP, titulli i dritares së Firefox-it nuk do të lexojë më (Shfletim Vetjak)), pasi të keni dalë nga Shfletimi Vetjak.


Si të niset gjithmonë Firefox-i nën Shfletim Vetjak?

Te dritarja MundësiParapëlqime ka një rregullim me të cilin aktivizohet vetvetiu Shfletimin Vetjak, kurdo që nisni Firefox-in.

Nëse kaloni nën Shfletim Vetjak sipas kësaj rruge, shtylla e titullit të Firefox-it nuk do të lexojë (Shfletim Vetjak)menuja Firefox nuk do të bëhet e purpurt (Windows XP, shtylla e titullit të Firefox-it nuk do të lexojë (Shfletim Vetjak)), por sërish Firefox-i nuk ka për ta mbajtur historikun, si u shpjegua më sipër.


  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.

Përzgjidhni panelin PrivatësiPrivatësi & Siguri dhe kaloni te ndarja Historik.

  • Te menuja hapmbyll në krah të Firefox-i:Firefox-i zgjidhni Do të përdorë rregullime vetjake për historikun.
    customhistory38Fx56Privacy&Security-CustomHistory-newCustomHistory fx57
    1. I vini shenjë kutisë në krah të Nise vetvetiu Firefox-in nën një sesion shfletimi vetjakmënyrë Shfletim i Përhershëm Vetjak.

      c2865a810710523cf0602299e032059d-1267167660-207-6.jpg
      Private Browsing Win5Private Browsing Mac5Private Browsing Lin5
    2. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.