Riaktivizoni shtesa që qenë çaktivizuar kur përditësuat Firefox-in

Kur përditësoni Firefox-in, ai kontrollon vetvetiu shtesat tuaja dhe i përditëson ato me versione të përputhshme, nëse mundet. Nëse një shtesë nuk mund të përditësohet dhe nuk është më e përputhshme, Firefox-i e çaktivizon. Ky artikull ju tregon se si t'i përditësoni këto shtesa dhe t'i vini sërish në punë.

Incompatible - Win

Kontrolloni për versione të reja për shtesat tuaja

Firefox-i kontrollon një herë në ditë për versione të reja për shtesat tuaja dhe i përditëson ato vetvetiu. Për versione të reja mund të kontrolloni dorazi në çfarëdo kohe.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni butonin Firefox (menuja Mjete në Windows XP) dhe mandej klikoni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave.
  2. Klikoni Add-on Tools Icon dhe përzgjidhni Kontrollo për Përditësime. Nëse Firefox-i gjen përditësime, ato do të shkarkohen vetvetiu. Extension Update Win 1
  3. Klikoni mbi lidhjen "Riniseni tani që të plotësohet instalimi". Extension Update Win 2
  1. Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej klikoni mbi Shtesa. Do të hapet skeda Përgjegjësi i Shtesave.
  2. Klikoni mbi Add-on Tools Icon dhe përzgjidhni Kontrollo për Përditësime. Nëse Firefox-i gjen përditësime, do t'i shkarkojë vetvetiu.
  3. Klikoni mbi lidhjen "Riniseni tani që të plotësohet instalimi".
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej klikoni mbi Shtesa. Do të hapet skeda Përgjegjësi i Shtesave.
  2. Klikoni mbi Add-on Tools Icon - Linux dhe përzgjidhni Kontrollo për Përditësime. Nëse Firefox-i gjen përditësime, do t'i shkarkojë vetvetiu.
  3. Klikoni mbi lidhjen "Riniseni tani që të plotësohet instalimi".
  1. Klikoni mbi butonin e menusë new fx menu që të zgjeroni panelin e menuve.
  2. Klikoni mbi Shtesa. Do të hapet faqja Përgjegjës Shtesash.
  3. Klikoni mbi Add-on Tools Icon te faqja Përgjegjës Shtesash dhe përzgjidhni Kontrollo për Përditësime. Nëse Firefox-i gjen përditësime, do t'i shkarkojë vetvetiu. Extension Update Win 1
  4. Klikoni mbi lidhjen "Riniseni tani që të plotësohet instalimi", nëse ju kërkohet. Extension Update Win 2

Kërkoni për përditësime te sajti web i shtesës

Disa krijues shtesash kanë versione të ndryshme të shtesave të tyre për versione të ndryshme të Firefox-it, ndaj përditësimi përmes Përgjegjësit të Shtesave nuk do të funksionojë. Në raste të tillë, mund të ketë përditësim gati te sajti web i shtesës.

  1. Te skeda e Përgjegjësit të Shtesave, gjeni te lista shtesën e papërputhshme. Klikoni mbi lidhjen Më tepër që të shihni më tepër të dhëna rreth shtesës, dhe mandej klikoni mbi lidhjen në krah të Faqes hyrëse. Do të kaloheni te faqja hyrëse e asaj shtese.
  2. Shkarkoni versionin e fundit të shtesës nga faqja hyrëse e shtesës.
Shënim: Nëse për shtesën nuk ka gati një version që funksionon, mund t'ju bëjë punë të lidheni me krijuesit e shtesës, jeni që jeni te sajti i tyre web.

Kërkoni për alternativa

Mund të ketë shtesa të tjera me veçori të ngjashme, dhe që janë të përputhshme me versionin tuaj të Firefox-it. Sajti i shtesave është një vend i mirë për të kërkuar për alternativa.

Për shembull, nëse Google Toolbar e përdorni kryesisht për të hyrë te Faqerojtësit tuaj Google, shtesa GBookmarks mund të jetë një zëvendësim i volitshëm. Për më tepër këshilla, shihni artikullin Google Toolbar nuk është i përputhshëm me Firefox-in.



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/PSHHqC

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.