Pastroni Historikun Së Fundmi

Ky artikull përshkruan një veçori të Firefox 3.5-s ose më të ri, Pastroni Historikun Së Fundmi, e cila lejon më tepër kontroll në administrimin e të dhënave tuaja vetjake. Përveç mundësisë së pastrimit të një pjese ose të krejt elementëve të ruajtura për historikun tuaj, mund të caktoni deri sa thellë pastrohet historiku juaj (p.sh. deri orën e fundit).
dc83bef63b83bac0c4f29a23fe07e0f0-1259119863-720-1.png

Ndërkohë që shfletoni në web, Firefox-i mban mend mjaft të dhëna të dobishme për ju – site-et që keni vizituar, kartelat që keni shkarkuar, etj. Krejt këto të dhëna përbëjnë historikun tuaj të shfletimit. Por, nëse po përdorni një kompjuter publik ose nëse kompjuterin tuaj e keni të përbashkët me dikë tjetër, mund të mos doni që të tjerët të jenë në gjendje të shohin këto lloj të dhënash.

Ky artikull shpjegon çfarë të dhënash ruhen në historikun tuaj dhe ju jep udhëzime hap pas hapi si të pastroni një pjesë të tyre, ose krejt ato. Për ta bërë Firefox-in që përkohësisht të mos depozitojë asgjë prej historikut, shihni Shfletim Vetjak.

[[Video:Clear Recent History Screencast]]

Çfarë përfshihen te historiku im?

  • Historik Shfletimesh & Shkarkimesh: Historiku i shfletimeve është lista e site-eve që keni vizituar e që shfaqen te menuja Historik, te lista për Historikun te dritarja e Librarisë, dhe te lista e adresave te Vetëplotësimi i shtyllës së vendeve. Historiku i shkarkimeve është lista e kartelave që keni shkarkuar dhe që tregohet te Dritarja e shkarkimeve.
  • Historik Formularësh & Shtylle Kërkimesh: Historiku i formularëve përfshin zëra që keni dhënë nëpër formularë faqesh web për Vetëplotësim formularësh. Historiku i Shtyllës së Kërkimeve përfshin zëra që keni dhënë te Shtylla e kërkimeve në Firefox.
  • Cookies: Cookie-t depozitojnë në kompjuterin tuaj të dhëna rreth site-eve web që vizitoni, të tilla si parapëlqime lidhur me site-in ose gjendjen i futur a jo.
  • Fshehtinë: Fshehtina depoziton kartela të përkohshme, të tilla si faqe web dhe tjetër media online, që Firefox-i e ka shkarkuar nga Interneti për të shpejtuar ngarkimin e faqeve dhe site-eve që i keni parë një herë.
  • Hyrje Aktive: Nëse, që nga hera më e freskët që hapët Firefox-in, keni bërë hyrjen si përdorues i regjistruar në një site web që përdor kodim, ai site konsiderohet "aktiv". Pastrimi i kësaj pjese është i njëvlershëm me daljen, nga gjendja e përdoruesit aktiv, prej këtyre site-eve.
  • Parapëlqime Site-i: Parapëlqime për site-in e dhënë, përfshi shkallë zmadhimi ose zvogëlimi faqesh, të ruajtura për atë site; kodim shkronjash, dhe lejet për site-e, (fjala vjen përjashtime për bllokuesin e flluskave) siç përshkruhen te Dritare të Dhënash Faqeje.

Si ta pastroj historikun tim?

  1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë MjeteMjeteFirefox, kaloni te menuja Historik dhe përzgjidhni menunë Hiq Historikun Së Fundmi..., e mandej përzgjidhni Hiq Historikun Së Fundmi...Hiq Historikun Së Fundmi...
    Nën Windows XP: Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Hiq Historikun Së Fundmi...



    dc83bef63b83bac0c4f29a23fe07e0f0-1259119863-720-6.png
    History Win1

    History Mac1
    History Lin1
  2. Përzgjidhni sa mbrapa doni ta pastroni historikun:
    • Klikoni menunë hapmbyll në krah të Interval kohor për t'u pastruar që të zgjidhni ç'pjesë të historikut tuaj të pastrohet nga Firefox-i.
      History Win2 History Mac2 History Lin2
    • Më pas, klikoni shigjetën në krah të Hollësive që të përzgjidhni saktësisht çfarë të dhënash do të pastrohen. Mundësitë që keni përshkruhen te ndarja Çfarë përfshihen te historiku im? më sipër.
      History Win3 History Mac3 History Lin3
  3. Së fundi, klikoni butonin Pastroji Tani dhe dritarja do të mbyllet dhe zërat që keni përzgjedhur do të pastrohen.

Si ta bëj Firefox-in që ta pastrojë vetvetiu historikun tim?

Nëse ju duhet ta pastroni historikun tuaj sa herë që përdorni Firefox-in, mund ta rregulloni që kjo të ndodhë vetvetiu gjatë daljes prej tij.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

Përzgjidhni panelin Privatësi.

  • Për Firefox-i: zgjidhni mundësinë Do të përdorë rregullime vetjake për historikun. Custom History Fx 5 - Win Custom History - Mac Custom History - Linux Custom History Fx21 WinXP Custom History Fx21 Win7 Custom History Fx21 Mac Custom History Fx21 Linux
    1. I vini shenjë kutizës Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i.

      dc83bef63b83bac0c4f29a23fe07e0f0-1259119863-720-5.png
      History Win4 History Mac4 History Lin4
    2. Për të përcaktuar çfarë lloj historiku do të duhej pastruar, klikoni mbi butonin Rregullime... ngjitur me Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i.
    3. Te dritarja Rregullime për Pastrim Historiku, u vini shenjë zërave që doni të pastrohen vetvetiu sa herë që dilet nga Firefox-i.
      History Win5 History Mac5 History Lin5
    4. Pas përzgjedhjes së pjesëve që doni të pastroni te historiku, klikoni mbi OK që të mbyllet dritarja Rregullime për Pastrim Historik.
    5. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve

    Si të heq nga historiku im një site web të caktuar?

    1. Në krye të dritares së Firefox-itTe shtylla e menusë, klikoni mbi menunë HistorikHistorikFirefox, shkoni te menuja Historik dhe përzgjidhni menunë Shfaq Krejt Historikun, e mandej përzgjidhni Shfaq Krejt HistorikunShfaq Krejt Historikun që të hapet dritarja e Librarisë.
      Nën Windows XP: Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Historik dhe përzgjidhni Shfaq Krejt Historikun që të hapni dritaren e Librarisë.
    2. Duke shtypur emrin e tij te fusha Kërkoni Në Historik te cepi i sipërm djathtas e duke shtypur mandej EnterReturn, kërkoni për site-in web që doni ta hiqni prej historikut tuaj.
    3. Më tej, te përfundimet e kërkimit, djathtasklikonimbani të shtypur tastin Ctrl ndërkohë që klikoni mbi site-in që doni të hiqet, dhe përzgjidhni Harroje Këtë Site.
      Do të hiqen krejt zërat e historikut për atë site (historik shfletimesh dhe shkarkimesh, cookie-t, fshehtina, hyrjet aktive, fjalëkalimet, të dhëna të ruajtura për formularë, përjashtime për cookie, figura, flluska).

      History Win6 History Mac6 History Lin6
    4. Së fundi, mbylleni dritaren e Librarisë.

    Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

    Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.