Përdorni skedat që të sistemoni shumë sajte në një dritare të vetme
Të dhëna Rishikimi
- Id Rishikimi: 56300
- Krijuar më:
- Krijues: Besnik
- Koment: Update
- E shqyrtuar: Po
- E shqyrtuar:
- Shqyrtuar nga: Besnik
- Është i miratuar? Po
- A është rishikimi i tanishëm? Jo
- Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi
Duke e shfaqur një sajt web në një skedë, Firefox-i ju lejon të hapni shumë sajte brenda një dritareje të vetme. Kjo e mban larg rrëmujës ekranin dhe e lehtëson kalimin nga një sajt në një tjetër. Ky artikull mbulon bazat e përdorimit të skedave.


Tabelë e Lëndës
Si të krijoj një skedë të re?
- Për të hapur një skedë të re, klikoni butonin Skedë e Re në anën e djathtë të skedës së fundit.
- Mund të përdorni gjithashtu edhe shkurtoren e tastierës Ctrl + Tcommand + T.


- Kur krijoni një skedë të re, shtylla e vendeve do të fokusohet në të, që kështu të mund të filloni të shtypni emrin ose adresën e sajtit web ku doni të shkoni — për më tepër të dhëna rreth se si të përdoret shtylla e Vendeve për të shkuar shpejt atje ku doni, shihni Vetëplotësim shtylle vendesh.
- Mund të përdorni gjithashtu edhe shkurtoren e tastierës Ctrl + Tcommand + T.
Hapje lidhjesh në skeda të reja
- Zakonisht, kur klikoni mbi një lidhje, ajo hapet në skedën e çastit. Nëse doni që ta hapni një lidhje në një skedë të re, thjesht djathtasklikonicontrol-click mbi lidhjen dhe te menuja e kontekstit përzgjidhni .
Si t'i mbyll skedat?
- Për të mbyllur një skedë, thjesht klikoni te butoni i mbylljes së saj.
- Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Wcommand + W që të mbyllni skedën që ka fokusin në atë çast.


- Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Wcommand + W që të mbyllni skedën që ka fokusin në atë çast.
Rihapja e një skede të mbyllur
- Që të rihapni një skedë që e mbyllët padashur, shkoni te kreu i dritares së Firefox-it, klikoni butonin , kaloni te menuja (nën Windows XP, klikoni menunë ), më poshtë te dhe mandej përzgjidhni skedën që dëshironi të rihapni.kreu i dritares së Firefox-it,shtylla e menuve, klikoni menunë , shkoni më poshtë te dhe mandej klikoni skedën që doni të riktheni.kreu i dritares së Firefox-it,shtylla e menuve, klikoni menunë , shkoni më poshtë te dhe mandej përzgjidhni skedën që dëshironi të riktheni.
- Mundeni edhe të përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Shift + Tcommand + Shift + T që të rihapni skedën e mbyllur në fund fare.
Si t'i sistemoj skedat e mia?
Ndryshimi i radhitjes së skedave
- Për të lëvizur një skedë te një vend tjetër brenda një dritareje Firefox-i, thjesht tërhiqeni atë duke përdorur miun. Ndërkohë që tërhiqni skedën, Firefox-i shfaq një tregues të vockël për të treguar ku do të kalohet skeda.


Kalimi i një skede në një dritare të re
- Për të lëvizur një skedë te dritarja e saj, klikoni mbi skedën dhe tërhiqeni nën shiritin e skedave. Ose, për ta kaluar një skedë nga një dritare Firefox-i në një tjetër, klikoni mbi skedën dhe tërhiqeni atë te shiriti i skedave në një tjetër dritare Firefox-i.
Parja e krejt skedave tuaja
Nëse hapët më shumë skeda se sa ç'nxë shiriti i skedave, në secilin skaj do të shfaqen butona rrëshqitjeje. Klikimi mbi ta do të sjellë rrëshqitjen e shiritit majtas ose djathtas.
Mundeni edhe të klikoni butonin Radhit Krejt Skedat dhe të përzgjidhni atë që doni prej menusë hapmbyll. 
Krijimi i Skedave të Zbatimeve
Skedat e Zbatimeve ju lejojnë të mbani gjithmonë hapur zbatimet tuaja të parapëlqyera web, të tilla si Facebook, Gmail dhr Twitter, dhe t'i keni vetëm një klik larg. Skedat e Zbatimeve janë të vogla, nuk mund të mbyllen padashur dhe hapen vetvetiu kur nisni Firefox-in.
- Për të krijuar një Skedë Zbatimesh, thjesht djathtasklikonicontrol-click mbi të dhe përzgjidhni .
- Për më tepër të dhëna rreth Skedash Zbatimi, shihni Çfarë janë Skedat e Zbatimeve?

- Për më tepër të dhëna rreth Skedash Zbatimi, shihni Çfarë janë Skedat e Zbatimeve?
Krijim Grupe Skedash
Grupet e Skedave (të njohura edhe si Panorama) janë një mënyrë e lehtë sistemimi pamor i shumë skedave. Skedat mund t'i vendosni në grupe, të kaloni nga një grup në tjetrin dhe të kërkoni pa humbur kohë brenda krejt skedave tuaja të hapura. Për më tepër të dhëna rreth krijimit të Grupeve të Skedave, shihni Çfarë janë Grupet e Skedave?
Ndihmëza për skedat
- Që të përshtatni rregullimet tuaja për skedat, shihni dritaren ParapëlqimeMundësi - paneli Skeda.
- Për të caktuar cilën skedë të shfaqë Firefox-i kur hapet, shihni Si të caktohet faqja hyrëse.
- Për të faqeruajtur një grup skedash njëherësh përdorni shkurtoren e tastierës Ctrl + Shift + Dcommand + Shift + D.
- Për më tepër të dhëna mbi faqerojtësit, shihni artikullin Si t'i përdor faqerojtësit?.
- Për të mësuar shkurtore tastiere dhe miu, të cilat përshpejtojnë veprime me skedat, shihni artikujt Shkurtore tastiere dhe Shkurtore miu.
Diagnostikim problemesh me skedat
Për të ndrequr probleme skedash, shihni: