Ku mund ta gjej kodin për shtimin e një pajisje te Firefox Sync-un?

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Kur provoni të shtoni një pajisje te Firefox Sync-u, do t'ju kërkohet kodi që ajo pajisje furnizon. Ky artikull do t'ju tregojë se si ta gjeni atë kod.

==Ku ta gjej kodin në një pajisje Android??

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) , zgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) dhe, më në fund, Sync.
  2. Shfaqet kodi për shtimin e kësaj pajisjeje.
    sync_recovery3

Ku ta gjej kodin në një kompjuter tjetër?

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Klikoni mbi skedën Sync.
  3. Klikoni mbi Rregulloni Firefox Sync-un.
    Sync Setup 1
  4. Tek pjesa Kam tashmë një llogari Firefox Sync-u klikoni Lidhuni dhe do të shfaqet kodi për shtimin e këtij kompjuteri.
    Comp Code
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefoxklikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam tashmë një Llogari.
  3. Do të shfaqet kodi për shtimin e këtij kompjuteri.
    Pair - Win
  1. Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam tashmë një Llogari.
  3. Do të shfaqet kodi për shtimin e këtij kompjuteri.
    Pair - Mac
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregulloni Sync-un. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam tashmë një Llogari.
  3. Do të shfaqet kodi për shtimin e këtij kompjuteri.
    Pair - Lin

 

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër