Krijoni një shkurtore desktopi për te një sajt web

Firefox-in mund ta përdorni për të krijuar në dekstopin e kompjuterit tuaj një shkurtore për te një faqe që keni vizituar:

  1. Ripërmasojeni dritaren e Firefox-it që të shihni brenda ekranit si desktopin e kompjuterit tuaj, ashtu edhe dritaren e Firefox-it.
  2. Klikoni mbi ikonën në të majtë të shtyllës së vendeve (atje ku tregohet URL).
  3. Duke e mbajtur të shtypur butonin e miut, kalojeni kursorin në desktop, mandej lëreni të lirë butonin e miut. Shkurtorja do të krijohet.
    Website Shortcut Shortcut 29 - Win Shortcut 29 - Mac Shortcut 29 - Lin

Që të krijoni shkurtore, në desktop mund të tërhiqni dhe lini objekte edhe prej menusë së Faqerojtësve dhe dritares së Bibliotekës.

Nëse hapni shkurtoren që krijuat, do të hapet shfletuesi juaj parazgjedhje, dhe do të shfaqë faqen për të cilën krijuar shkurtoren. Nëse dëshironi të bëni Firefox-in shfletuesin tuaj parazgjedhje, shihni Si i bëhet që lidhjet web të hapen, si parazgjedhje, në Firefox.

Veç kësaj, mund të ketë zgjerime Firefox-i nga palë të treta, që mund t'ju ndihmojnë. Për më tepër të dhëna rreth kërkimit dhe instalimit të zgjerimeve, shihni Personalizimi i Firefox-it përmes shtesash.



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/O8wQKO

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.