Mënyra Llogari e Firefox Hello-së ju lejon të krijoni dhe administroni një listë kontaktesh, që kështu të mundeni të bëni thirrje për përdorues të tjerë me llogari Firefox Account.
Për të bërë thirrje pa bërë hyrje te llogari, shihni Firefox Hello - bëni dhe merrni thirrje nën Mënyrën Mysafir
Shtoni dhe administroni kontakte
- Klikoni mbi butonin Hello . (Nuk e shihni butonin? Vizitoni Ku gjendet butoni Firefox Hello?)
- Klikoni Hyni ose Regjistrohuni dhe vazhdoni me hyrjen te ose regjistrimin e një llogarie Firefox Account.
- Pasi të kenë bërë hyrjen, klikoni te skeda e kontakteve që të hyni te lista juaj.
- Klikoni mbi që të shtoni kontakte një nga një, ose klikoni mbi që të shtoni kontaktet tuaj Google.
- Që të përpunoni, bllokoni ose fshini një kontakt, klikoni mbi shigjetën te butoni i gjelbër në krah të emrit të tij dhe zgjidhni mundësinë që doni.
Filloni një bisedë me video ose me zë
Për t’i bërë thirrje dikujt te lista juaj e kontakteve, thjesht klikoni mbi butonin në krah të emrit të tij, ose klikoni menunë hapmbyll që të zgjidhni mundësinë video ose zë.