Kopjeruajtje dhe rikthim faqerojtësish

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 12923
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Translation for sq.
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Firefox-i krijon vetvetiu kopjeruajtje të faqerojtësve tuaj dhe ruan pesëdhjetë kopjeruajtjes e fundit, për siguri. Ky artikull përshkruan se si të kopjeruhen dorazi faqerojtësit tuaj dhe si të zëvendësohen faqerojtësit tuaj me një kopjeruajtje të dhënë të tyre.

  • Nëse faqerojtësit tuaj zhduken papritmas në Firefox, shihni Humbën Faqerojtësit për të dhëna diagnostikimi.

Kopjeruajtje dorazi

  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  2. Te dritarja e Bibliotekës, klikoni butonin e3f62ffc25d52f883aa490cc65d71e2d-1252097598-804-1.png Importim dhe Kopjeruajtje dhe mandej përzgjidhni Kopjeruajtje.... Do të shfaqet dritarja Emër kartele kopjeruajtjeje faqerojtësish.

    e3f62ffc25d52f883aa490cc65d71e2d-1269024873-500-1.jpg
  3. Përzgjidhni një vend ku të ruhet kartela kopjeruajtje.
  4. Mbylleni dritaren e Bibliotekës.

Rikthim prej kopjeruajtjesh

Kujdes: Rikthimi i faqerojtësve prej një kopjeruajtje do ta mbishkruajë grupin e atëkohshëm të faqerojtësve me ata të kartelës kopjeruajtje.
  1. Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks button win 2 në anën e djathtë të panelit të lëvizjesTe shtylla e menuve, klikoni FaqerojtësNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni menunë Faqerojtësa dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

    Klikoni butonin Faqerojtës Bookmarks-29 dhe përzgjidhni Shfaqi Krejt Faqerojtësit që të hapet dritarja e Bibliotekës.

  2. Te dritarja Bibliotekë, klikoni butonin e3f62ffc25d52f883aa490cc65d71e2d-1252097598-804-1.png Importim dhe Kopjeruajtje dhe mandej përzgjidhni Riktheji.

    e3f62ffc25d52f883aa490cc65d71e2d-1269024873-500-2.jpg
  3. Përzgjidhni kopjeruajtjen prej së cilës doni të bëni rikthim:
    • Zërat me data janë kopjeruajtjet e vetvetishme.
    • Zgjidhni Kartelë... ju lejon të bëni rikthim prej një kopjeruajtjeje të bërë dorazi (shihni më sipër).
  4. Pasi të keni zgjedhur një kopjeruajtje, faqerojtësit tuaj të asaj kartele do të rikthehen. Mbylleni dritaren e Bibliotekës.