Hyni në një bisedë me Firefox Hello-në

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Kur një përdorues i Firefox Hello-së ju dërgon një ftesë, mund t’i përgjigjeni nga çfarëdo shfletuesi që mbulon teknologjinë WebRTC, të tillë si Firefox, Chrome ose Opera, pa u dashur të krijoni një llogari.

Ka dy lloje ftesash, në varësi të versionit të Firefox-it që përdor partneri i bisedës suaj. Ndiqni udhëzimet e duhura që të lidheni pa humbur kohë me të!

Përgjigjiuni një ftese për thirrje

  1. Klikoni mbi lidhjen te ftesa juaj.
  2. Klikoni mbi Filloni që të nisni një bisedë me video ose zgjidhni mundësinë Bisedë me Zë, nëse s’keni kamerë web, ose parapëlqeni të mos e përdorni:
    start call webrtc
  3. Kur shoku juaj e pranon thirrjen, do të jeni në gjendje të shihni dhe dëgjoni njëri-tjetri.
  4. Përdorni kontrollet e privatësisë webrtc privacy që të mbyllni mikrofonin ose kamerën, sipas nevojave.
  5. Për ta mbyllur bisedën, klikoni butonin Dilni.

Hyni në një bisedë

  1. Klikoni mbi ftesën që të hapni dritaren e bisedës.
  2. Klikoni mbi Hyni në bisedë dhe përgjigjiuni kërkesës për ndarje me të tjerët të mikrofonit dhe kamerës suaj (nëse parapëlqeni).
    join hello convo
  3. Përdorni kontrollet e privatësisë, në fund të dritares, për të mbyllur mikrofonin ose videon gjatë bisedës.
    hello 35 mute
  4. Për ta mbyllur bisedën, klikoni mbi butonin Dilni.
Që të nisni një bisedë të re, shihni Firefox Hello - biseda në linjë, me video dhe zë

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër