Emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet nuk ruhen

Firefox-i përmban një Përgjegjës Fjalëkalimesh që mund të ruajë fjalëkalimet që përdorni për hyrje në sajte web. Ky artikull përshkruan pse mund të mos jenë ruajtur fjalëkalimet tuaja.

Rregullime mbi Përgjegjësin e Fjalëkalimeve

Si parazgjedhje, Firefox-i do t'i mbajë mend fjalëkalimet. Këtë veçori mund ta keni çaktivizuar, ose t'i keni treguar Firefox të mos i mbajë mend kurrë fjalëkalimet për një sajt të dhënë.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

    .
  2. Përzgjidhni panelin Siguri.
  3. Nëse nuk ka shenjë, i vini shenjë mundësisë Mbaji mend fjalëkalimet për sajtet.
  4. Në të djathtë të Mbaji mend fjalëkalimet për sajtet, klikoni mbi butonin Përjashtime….
  5. Sigurohuni që sajte te i cili po provoni të hyni, nuk gjendet në listë.
    • Nëse gjendet, përzgjidheni dhe klikoni mbi Hiqe.
  6. Klikoni mbi MbylleMbylleni dritaren Përjashtime.
  7. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve .

Tani që e keni formësuar Firefox-in t'i mbajë mend fjalëkalimet, provoni të hyni sërish te sajti.

Shfletim Privat

Nëse përdorni veçorinë e Shfletimit Privat te Firefox-i, nuk do të plotësohen fjalëkalime vetvetiu gjatë sesionit tuaj të Shfletimit Privatte dritarja juaj e Shfletimit Privat ose kur jeni nën mënyrën Shfletim Privat i përhershëm, dhe as nuk do të ruhen fjalëkalime të rinj. Shihni se mos jeni nën mënyrën Shfletim Privat sessionwindow:

  1. Sigurohuni që në krye të dritares së Firefox-it nuk thuhet (Shfletim Privat).
    • Nëse thuhet, përfundojeni sesionin e Shfletimit Privat, duke klikuar mbi menunë Mjete dhe duke përzgjedhur Ndale Shfletimin Privatmbylleni dritaren e Shfletimit Privat.
  1. Sigurohuni që butoni i Firefox-it nuk është ngjyrë patëllxhane.
    • Në qoftë, përfundojeni sesionin e Shlfetimit Privat, duke klikuar mbi butonin Firefox dhe duke përzgjedhur Ndale Shfletimin Privatmbylleni dritaren e Shfletimit Privat.

Mundet edhe që të jeni vazhdimisht nën gjendjen Shfletim Privat:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

    .
  2. Përzgjidhni panelin Privatësi.
  3. Nëse Firefox-i: është caktuar si Do të përdorë rregullime vetjake për historikun, sigurohuni që nuk është përzgjedhur Përdor përherë mënyrën e shfletimit vetjak.
    • Në qoftë, hiqjani shenjën dhe rinisni Firefox-in.
  4. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve .

Fjalëkalimet zënë e hiqen vetvetiu

Firefox-i mund të rregullohet që t'i heqë fjalëkalimet, kur mbyllet. Për ta çaktivizuar këtë veçori:

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe përzgjidhni mandej MundësiNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe mandej përzgjidhni MundësiTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Parapëlqime...Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Përpunoni dhe përzgjidhni Parapëlqime

    Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni MundësiParapëlqime

    .
  2. Përzgjidhni panelin e Privatësisë.
  3. Nëse Firefox-i: është rregulluar si Do të përdorë rregullime vetjake për historikun dhe është përzgjedhur zëri Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i, klikoni mbi butonin Rregullime….
  4. Sigurohuni që nuk është përzgjedhur Fjalëkalimet e Ruajtura.
  5. Klikoni mbi OK që të mbyllni dritaren e MundësiveKlikoni mbi Mbylle që të mbyllet dritarja e ParapëlqimeveMbyllni dritaren e Parapëlqimeve .

Firefox-i tani është formësuar që të mos i heqë fjalëkalimet tuaj, kur e mbyllni.

Software përgjegjësi fjalëkalimesh

Mund të keni software përgjegjësi fjalëkalimesh, ndoshta si veçori të përfshirë në ndonjë software Sigurie, që e pengon Firefox-in të ruajë fjalëkalimet. Shihni rregullimet e përgjegjësit të fjalëkalimeve. Për më tepër të dhëna, shihni Ku ruhen të dhënat e mia për hyrjet?

Nuk shfaqet pyetja Të Mbahet Mend Fjalëkalimi

Disa versione përudhësish grafikë mund të kenë probleme të shfaqin pyetje apo kërkesa të tilla. Për të parë nëse kjo vlen për rastin tuaj, ndiqni hapat e Diagnostikim zgjerimesh, temash dhe problemesh përshpejtimi hardware, me qëllim që të zgjidhen probleme të rëndomta në Firefox.

Sajte Web e ndalojnë ruajtjen e fjalëkalimeve

Disa sajte web, për arsye sigurie, nuk e lejojnë ruajtjen e fjalëkalimeve për ta. Nëse i keni ndjekur hapat e mësipërn, por prapë nuk ju kërkohet të ruani një fjalëkalim, kur hyni në një sajt të dhënë web, ai sajt mund ta ketë të çaktivizuar ruajtjen e fjalëkalimeve.




Bazuar në të dhëna nga User name and password not remembered (mozillaZine KB)



Ndajeni këtë artikull me të tjerët: http://mzl.la/L2ouzT

Qe i dobishëm ky artikull? Ju lutemi, prisni...

Ky artikull u shkrua me ndihmën fisnike të këtyre personave: Besnik. Edhe ju mund të ndihmoni - shihni se si.