Diagnostikim Shtojcash

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Nëse keni probleme me faqet që përdorin shtojca (të tilla si Flash, Windows Media Player, Java, e të tjera) për shfaqje lënde, mund të keni nevojë të shihni nëse problemi vjen nga një shtojcë. Ky artikull tregon se si të diagnostikoni një shtojcë.

Në problemet e rëndomta të shkaktuara nga shtojcat përfshihen:

Ky artikull tregon se si të diagnostikoni një shtojcë. Nëse keni problem me një zgjerim apo temë, shihni Diagnostikim zgjerimesh dhe temash. Për të dhëna të përgjithshme mbi shtojcat, shihni Përdorimi i shtojcave për Firefox-in.


Përcaktimi i një shtojce si problematike

Mund të çaktivizoni shtojca edhe kur Firefox-i është duke punuar. Nëse dyshoni për një shtojcë të caktuar, fillimisht çaktivizojeni, mandej bëni kërkime rreth problemit tuaj. Nëse nuk dini cilën shtojcë të çaktivizoni:

  1. Hapni Dritaren e Shtesave duke klikuar mbi menunë Mjete dhe duke përzgjedhur aty Shtesa.
  2. Te dritarja Shtesa, përzgjidhni panelin Shtojca.
  3. Përzgjidhni nga lista një shtojcë dhe mandej klikoni butonin Çaktivizoje për të. Përsëriteni këtë hap për secilën shtojcë të listës. Nuk ju duhet të rinisni Firefox-in që të hyjnë në veprim ndryshimet.
  4. Bëni kërkimet për problemin tuaj. Nëse nuk shfaqet, shkoni mbrapsht te dritarja e Shtesave dhe riaktivizoni shtojcat një nga një përmes butonin Aktivizoje deri sa të gjeni se cila e shkakton problemin tuaj.

Nëse shihni se çaktivizimi i një shtojce e ndreq problemin tuaj, vazhdoni me hapat vijuese të këtij artikulli.


Përditësim ose ri-instalim i shtojcave tuaja

Mjaft probleme me shtojcat mund të zgjidhen duke i përditësuar me versionin më të ri për to.

Nëse përditësimi me versionin më të ri të shtojcës nuk e ndreq problemin, mund ta lini të çaktivizuar.


Çinstalimi dorazi i një shtojce

Nëse për heqjen e një shtojce nuk mund të përdorni dot një program çinstalimi, mund ta hiqni dorazi:

  1. Te Shtylla e vendeve, shkruani about:config dhe shtypni EnterReturn.

    • Nga about:config mund të shfaqet faqja "Kjo mund të shfuqizojë garancinë tuaj!". Klikoni Do të jem i kujdesshëm, jap fjalën!, që të vazhdoni te faqja about:config.
  2. Kërkoni për parapëlqimin: plugin.expose_full_path.
  3. Dyklikoni mbi parapëlqimin plugin.expose_full_path te lista që të ndryshoni vlerën në true.
  4. Jepni about:plugins te shtylla e vendeve që të shfaqet faqja Rreth Shtojcave.
  5. Secili zë te faqja Rreth Shtojcave do të jetë i trajtës "File name:" i pasuar nga një shteg. Përdorni Windows Explorer që të shkoniShkoni te dosja e treguar për shtojcën që doni të hiqni.
  6. Riemërtojeni kartelën me një emër tjetër nga emri i saj normal - p.sh. npswf32 kalojeni Xnpswf32

Shtojca kështu hiqet.


Rigatitja e bazës së të dhënave mbi shtojcat

Në disa raste, mund të mos jeni në gjendje të instaloni ose ri-instaloni një shtojcë. Rigatitja e bazës së të dhënave mbi shtojcat mund ta ndreqë këtë problem:

  1. Hapni dosjen e profilit tuaj:

    Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te menuja NdihmëTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë NdihmëNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda e Të Dhënave të Diagnostikimit.Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu, klikoni mbi Help-29 dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda e Të Dhënave të Diagnostikimit.

  2. Te ndarja Baza Zbatimi, klikoni mbi Shfaq DosjenShfaqe në FinderHap Dosjen Që e Përmban. Do të hapet një dritare me kartelatdosjen.
  3. Shënim: Nëse nuk jeni në gjendje të hapni ose të përdorni Fire​fox-in, ndiqni udhëzimet te Ku ta gjeni profilin tuaj pa e hapur Firefox-in.

  4. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  5. Fshini kartelën pluginreg.dat.
  6. Hapni Firefox-in
  7. Te shtylla e Vendeve shtypni about:plugins dhe shtypni EnterReturn që të rishfaqet lista e shtojcave për Firefox-in.

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër