Fjalorth
Të dhëna Rishikimi
- Id Rishikimi: 12210
- Krijuar:
- Krijues: Besnik
- Koment: Translation for sq.
- E shqyrtuar: Po
- E shqyrtuar:
- Shqyrtuar nga: Besnik
- Është i miratuar? Po
- A është rishikimi i tanishëm? Jo
- Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi
Ky fjalor jepet thjesht për informacion, dhe nuk është paraparë për t'u marrë si përshkrim i plotë apo autoritativ i termave të përkufizuar më poshtë apo i stërhollimeve rreth vetësisë apo/dhe sigurisë së teknologjive të përshkruara.
bold text
çkodim: Procesi i ribërjes së të dhënave që kanë qenë koduar. Shihni edhe [#encryption kodim].
"cookie": Një grimë të dhënash e ruajtur në kompjuterin tuaj nga disa "site"-e Web. Kur vizitoni një "site" të tillë, "site"-i i kërkon Firefox-it të vendosë në hard diskun tuaj një ose më tepër "cookie". Më vonë, kur kaloni sërish te "site"-i, Firefox-i i dërgon "site"-it "cookie"-t përkatëse. "Cookie"-t ndihmojnë "site"-et të ndjekin të dhëna rreth jush, p.sh. përmbajtje liste blerjesh. Mund t'i rregulloni parapëlqimet tuaja për "cookie" të kontrollojnë se si ruhen "cookie"-t dhe se sa të dhëna rreth jush dëshironi të ruhen në to nga "site"-et Web.
dëshmi: E njëvlefshmja shifrore e një karte ID. Një dëshmi tregon emrin e një individi, shoqërie, ose entiteti tjetër dhe dëshmon që një kyç publik, i cili është përfshirë në dëshmi, i përket këtij entiteti. Kur nënshkruhet numerikisht një mesazh ose të dhëna të tjera, nënshkrimi shifror për atë mesazh krijohet me ndihmën e një kyçi vetjak që i përgjigjet atij publik në dëshminë tuaj.
faqe hyrëse: Faqja të cilën Firefox-i është rregulluar të shfaqë çdo herë që e nisni, ose kur klikoni butonin Faqe Hyrëse. E njohur edhe si faqja kryesore për një "site" Web, nga e cila mund të eksploroni pjesën tjetër të "site"-it.
faqe web: Një dokument çfarëdo në World Wide Web që tregohet nga një vendndodhje e vetme ose URL dhe që mund të përmbajë tekst, tejlidhje, dhe grafikë.
faqerojtës: Një vendndodhje faqeje "Web" ([#Uniform_Resource_Locator ur<x>l]) e ruajtur, te e cila mund të shkoni lehtësisht duke klikuar një ikonë faqerojtësi te Paneli i Faqerojtësave, ose duke zgjedhur emrin e faqerojtësit prej menusë Faqerojtësa.
faqerojtës i gjallë: Një tip i veçantë faqerojtësi që sillet si një dosje që përmban brenda lidhjet e një [#feed prurje]. Mund të krijoni Faqerojtësa të Gjallë duke vizituar faqe me prurje, duke klikuar te ikona e Faqerojtësve të Gjallë te Shtylla e Gjendjes, dhe përzgjedhur formatin e prurjes që doni të përdoret.
FIPS PUBS 140-1: Federal Information Processing Standards Publications (FIPS PUBS) 140-1 është një standard qeveritar i USA-s për krijim modulesh kriptografikë — domethënë, "hardware" ose "software" të cilët kodojnë dhe çkodojnë të dhëna ose kryejnë veprime të tjerë kriptografikë (si krijim ose verifikim nënshkrimesh shifrorë). Shumë produkte të shitur qeverisë së USA-s duhet të përputhen me një ose më tepër standarte FIPS.
fjalëkalim i përgjithshëm: Një fjalëkalim i përdorur për të mbrojtur fjalëkalime të ruajtur dhe të tjera të dhëna. Firefox-i do t'ju kërkojë fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm kur doni të hyni në ato të dhëna. Nëse keni disa pajisje sigurie, çdo pajisje sigurie do të kërkojë një fjalëkalim të përgjithshëm të veçantë.
fshehtinë: Një përmbledhje kopjesh faqesh " Web" të ruajtura në hard diskun e kompjuterit tuaj ose në kujtesën RAM të tij. Firefox-i i grumbullon këto kopje ndërkohë që ju shfletoni "Web"-in. Kur klikoni ose shkruani një [#Uniform_Resource_Locator ur<x>l] për të sjellë një faqe çfarëdo "Web", për të cilën fshehtina përmban tashmë një kopje, Firefox-i krahason kopjen e fshehtinës me origjinalen. Nëse nuk ka pasur ndryshime, Firefox-i përdor kopjen e fshehtinës në vend që të ringarkojë origjinalin, duke kursyer kohë shkarkimi dhe procesimi.
Hypertext Markup Language (HTML): Formati i dokumenteve i përdorur për faqe Web. Standardi HTML përkufizon etiketa, ose kode, të përdorur për përkufizim skemash teksti, gërmash, stilesh, pamjesh, dhe elementësh të tjerë që formojnë një faqe Web.
ID shifrore: Shihni [#certificate dëshmi].
Internet: Një rrjet mbarëbotëror prej miliona kompjuterash që ndërlidhen me njëri tjetrin duke përdorur protokolle standard si [#Transmission_Control_Protocol_Internet_Protocol_(TCP_IP) TCP/IP]. I hartuar fillimisht për ushtrinë e USA-s më 1969, Interneti u zgjerua për të përfshirë institute kërkimi dhe edukimi dhe, nga fundi i viteve 1990, miliona biznese, organizma dhe individë. Sot Interneti përdoret për email, shfletim të [#World_Wide_Web World Wide Web-it], mesazhe të atypëratyshëm, "newsgroups", dhe plot qëllime të tjerë.
Java: Një gjuhë programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems. Një program Java i vetëm mund të xhirojë në mjaft lloje të ndryshëm kompjuterash, duke mënjanuar kështu nevojën që programuesit të krijojnë një version të veçantë të çdo programi, për çdo lloj kompjuteri. Pasi të jetë instaluar Java, Firefox-i mund të shkarkojë dhe xhirojë automatikisht programe Java (të quajtur edhe zbatimthe).
JavaScript: Një gjuhë për scripting e përdorur gjerësisht për të ndërtuar faqe Web. Programuesit e përdorin JavaScript-in për t'i bërë faqet web më ndërvepruese; JavaScript-i përdoret shpesh për të shfaqur në mënyrë dinamike formularë dhe butona përzgjedhjesh. JavaScript-i mund të përdoret me Java, por teknikisht është një gjuhë më vete. Java nuk është e domosdoshme që JavaScript-i të punojë saktë.
klient: Program (p.sh. një shfletues Interneti) që dërgon kërkesa për dhe merr përgjigje prej një [#server shërbyesi], i cili zakonisht xhiron në një tjetër kompjuter. Një kompjuter në të cilin xhiron programi klient thirret edhe klient.
kodim: Procesi i shpërbërjes së të dhënave në një mënyrë që u fsheh kuptimin. Për shembull, lidhjet e koduara midis dy kompjuterash e bëjnë shumë të vështirë për palë të treta ribërjen, ose çkodimin, e të dhënave që rrjedhin përmes lidhjes. Të dhëna të koduara mund të çkodohen vetëm nga dikush që ka kyçin e duhur.
kriptografi: Arti dhe praktikat e shpërbërjes (kodimit) dhe ribërjes (çkodimit) të të dhënave. Për shembull, teknikat kriptografike përdoren për të shpërbërë dhe ribërë rrjedha të dhënash që rrjedhin midis Firefox-it dhe "sites"-sh Web komercialë.
kyç vetjak: Njëri prej dy kyçave të një çifti kyçesh përdorur në kriptografi kyçesh publikë. Kyçi vetjak ruhet fshehtas dhe përdoret për të çkoduar të dhëna që janë koduar me kyçin publik përgjegjës.
mirëfilltësim: Të përdorurit e një fjalëkalimi, dëshmie, numri vetjak identifikimi (PIN), ose të dhënash të tjera për të vlerësuar një identitet nëpër një rrjet kompjuterash.
motor kërkimi: Një program me bazë Web që u lejon përdoruesve të kërkojnë dhe të marrin të dhëna prej World Wide Web. Motori i kërkimit mund të kërkojë tërë tekstin e dokumenteve Web ose një listë fjalëkyçesh, ose të përdorë biblioteka të cilat shqyrtojnë dokumente Web dhe i sistemojnë ata dorazi për shfrytëzim. Përgjithësisht, përdoruesi shtyp një fjalë ose një fjali në një kuti kërkimi, dhe motori i kërkimit shfaq lidhje faqesh Web nqë kanë përmbajtje të përpiktë, ose të përafërt, me atë çka u kërkua.
ndërmjetës: Një program ndërmjetës ose "shko-ndërmjet" që vepron edhe si [#server shërbyes], edhe si [#client klient] në bërje kërkesash për llogari klientësh të tjerë.
panel faqerojtësish: Paneli që mund të përshtatet e që si parazgjedhje në Firefox shfaqet pikërisht nën Shtyllë Vendndodhjesh. Përmban butona për faqerojtësit tuaj më të pëlqyer (ose dosje që përmbajnë grupe faqerojtësish) të cilët mund t'i shtoni ose hiqni.
panel lundrimi: Paneli afër kreut të dritares së Firefox-it që përmban butonat Prapa dhe Para.
përgjegjës fjalëkalimesh: Pjesa e Firefox-it që mund t'ju ndihmojë duke mbajtur mend disa, ose tërë emrat dhe fjalëkalimet tuaj, duke i ruajtur në hard diskun e kompjuterit, dhe duke i dhënë ata automatikisht për ju kur vizitoni "site"-e të tillë
PKCS #11: Standardi i kriptografisë me kyç publik që drejton pajisje sigurie, si për shembull smart cards
Protokoll Kontrolli Transmetimesh/Protokoll Interneti (TCP/IP): Një protokoll Unix i përdorur për të lidhur kompjutera që punojnë në sisteme të ndryshëm operativë. TCP/IP është një protokoll thelbësor i Internetit dhe është shndërruar në një standard mbarëbotëror.
Protokoll Shpërnguljeje Kartelash (FTP): Një standard që u lejon përdoruesve të kalojnë kartela nga një kompjuter te një tjetër përmes një rrjeti. Mund të përdorni Firefox-in për të dhënë e marrë kartela duke përdorur FTP.
prurje: Një faqe web [#XML XML] e cila përmban një listë lidhjesh për te faqe të tjera web. Prurjet mund të lexohen nga programe enkas për të krijuar prej lidhjeve një listë titujsh, vetvetiu të përditësueshme kur ka ndryshime. "Site"-et web të lajmeve i përdorin prurjet për të botuar shpejt titujt e lajmeve më të fundit, dhe ditaret vetjakë online i përdorin shpesh prurjet për të njoftuar shpejt vizitorët rreth shkrimesh të rinj. Shihni gjithashtu [#live_bookmark faqerojtës të gjallë].
Secure Sockets Layer (SSL): Një protokoll që lejon mirëfilltësim të ndërsjelltë ndërmjet një [#client klienti] dhe një [#server shërbyesi] me qëllim vendosjen e një lidhjeje të mirëfilltësuar dhe koduar. SSL xhiron përsipër TCP/IP-së dhe nën HTTP-në, LDAP-in, IMAP-in, NNTP-në dhe protokolle të tjerë rrjetesh të nivelit të lartë. Standardi i ri i "Internet Engineering Task Force" (IETF) i quajtur "Transport Layer Security" (TLS) bazohet në SSL. Shihni gjithashtu edhe [#authentication mirëfilltësim], [#encryption kodim].
shfletues: Program që i lejon dikujt të lexojë [#hypertext tejtekst]. Shfletuesi ofron mënyrën se si të shihet përmbajtja e nyjeve, (ose "faqeve"), dhe se si të kalohet nga një nyje në një tjetër.
"site" i sigurt: "Site" që përdor [#encryption kodim] gjatë lidhjesh me Firefox-in për të parandaluar përdorues të tjerë keqdashës të shohin të dhënat e transmetuara. Kur vizitoni "site"-e të sigurtë, Firefox-i shfaq një ikonë dryni te [#Status_Bar Shtylla e Gjendjeve] dhe [#location_bar Shtylla e Vendndodhjeve]. Firefox-i gjithashtu shfaq te Shtylla e Gjendjes emrin e përkatësisë për "site"-in, (për të parandaluar vjedhjen e të dhënave tuaja nga "site"-i keqdashës), dhe e bën të verdhë sfondin e Shtyllës së Vendndodhjeve. Disa "site"-e mund të kenë edhe të dhëna të sigurta, edhe të pasigurta; të dhënat e pasigurta zakonisht janë jovetjake, edhe pse nuk është e garantuar që mund të jetë kështu. Për "site"-e të tillë Firefox-i do të shfaqë te Shtyllë Gjendjeje dhe Shtyllë Vendndodhjeje një ikonë dryni me një thyesë përsipër tij dhe nuk do të shfaqë emër përkatësie të "site"-it te Shtylla e Gjendjes, kështu që ju të dini që faqja web e çastit nuk është plotësisht e e sigurtë.
"site" web: Një grup faqesh Web që kanë lidhje logjike mes tyre, të lidhura me tejlidhje, dhe të mirëmbajtura nga një shoqëri e veçantë, organizëm, ose individ. Një "site" Web mund të përmbajë tekst, grafikë, kartela audio dhe video, dhe lidhje te faqe të tjera Web.
shërbyes: Software (si p.sh. ai që shërben faqe Web) që merr kërkesa prej dhe dërgon të dhëna te një [#client klient], i cili zakonisht xhiron në një kompjuter tjetër. Një kompjuter në të cilin xhiron programi shërbyes përshkruhet edhe si shërbyes.
shtojcë: Shtojcat i shtojnë Firefox-it aftësi të reja, si p.sh. mundësinë për të luajtur copëza audio ose video. Ndryshe nga lloje të tjerë zbatimesh ndihmës, një shtojcë e instalon veten te drejtoria e Shtojcave brenda drejtorisë kryesore ku është instaluar Firefox-i dhe, përgjithësisht, mund të hapet brenda vetë Firefox-it (së brendshmi). Për shembull, një shtojcë audio ju lejon të dëgjoni kartela audio të një faqeje web ose të një mesazhi e-mail. Si Macromedia Flash Player, ashtu edhe Java, janë që të dy shembuj zbatimesh Shtojcë.
shtyllë gjendjeje: Paneli që duket në fund të cilësdo dritare Firefox-i. Shfaq ikona gjendjeje djathtas.
shtyllë vendndodhjesh: Fusha (dhe butonat përkatës) afër kreut të një dritareje Firefox-i ku mund të shtypni një [#Uniform_Resource_Locator ur<x>l] ose terma kërkimi.
TLS: Shihni [#Secure_Sockets_Layer Secure Sockets Layer (SSL)].
tejlidhje: Referencë (lidhje) nga një pikë e një dokumenti [#hypertext tejtekst] te (një pikë diku në) një tjetër dokument ose vend tjetër i të njëjtit dokumentit. Shfletuesi zakonisht i shfaq tejlidhjet në mënyrë të dallueshme, p.sh. në ngjyrë, gërma ose stil ndryshe nga pjesa tjetër e dokumentit. Kur përdoruesi të klikojë mbi lidhjen, shfletuesi do të shfaqë skajin tjetër të lidhjes.
tejtekst: Përmbledhje dokumentash (ose "nyjesh") që përmbajnë ndër-referenca ose "lidhje" të cilat, me ndihmën e një programi shfletues ndërveprues, i lejojnë lexuesit të kalojnë nga një dokument në një tjetër.
vendndodhje protokolli Internet (vendndodhje IP): Vendndodhja e një kompjuteri në një rrjet [#Transmission_Control_Protocol_Internet_Protocol TCP/IP]. Çdo kompjuter në një rrjet ka një vendndodhje IP të vetën. [#client Klientët] kanë ose një vendndodhje IP të përhershme, ose një që u jepet ndryshueshëm çdo herë që lidhen me rrjetin.
Vendtregues i Njëtrajtshëm Burimesh (Uniforme Resource Locator - ur<x>l): Vendndodhja e standardizuar që i tregon Firefox-it si të gjejë një kartelë ose një tjetër burim në Web (për shembull, http://www.mozilla.org). Për t'u futur në një faqe Web, mund të shtypni URL-ra te Shtylla e Vendndodhjeve te Firefox-i. ur<x>l-të përdoren edhe në lidhje faqesh Web të cilat mund t'i klikoni për të shkuar në faqe të tjera Web. I njohur edhe si vendndodhje Internet ose vendndodhje Web.
Extensible Markup Language (XML): Një standard përshkrimi të dhënash i hapur. Ndryshe nga HTML, XML i lejon përpunuesitn të një faqeje web përkufizime. Për më tepër të dhëna, shihni dokumentin e W3C-së onlineExtensible Markup Language (XML).
World Wide Web: I njohur edhe si Web. Një pjesë e Internetit që përbëhet nga faqe web të ruajtura në [#server shërbyesa] web dhe të shfaqura nga [#client klientë] të quajtur shfletuesa web (p.sh. Firefox-i).
[ [#glossary Kthehu te fillimi i Fjalorit] ]
Të drejta Kopjimi © ©right.years; Pjesëmarrësit te Projekti Mozilla Help Viewer.