Asistenca Profesionale e Firefox-it ju lejon të shihni historikun e biletave të asistencës së organizatës suaj që të mund të mbani nën vëzhgim kërkesat aktive dhe të zgjidhura.
Ka dy mënyra për të përdorur historikun e biletave të organizatës suaj. Informacioni i shfaqur është i njëjtë pavarësisht se cilën metodë zgjidhni.
Tabelë e Lëndës
Shihni historikun e biletave të organizatës suaj nga grupi juaj
Ju mund t’i përdorni biletat e organizatës suaj nga faqja e grupit.
- Shkoni te faqja e Asistencës së Firefox Enterprise.
- Hyni në Mozilla account tuaj.
- Kaloni kursorin mbi avatarin tuaj në cepin e sipërm djathtas, pastaj përzgjidhni View Profile.
- Rrëshqitni te ndarja Groups dhe përzgjidhni organizatën tuaj.
- Përzgjidhni skedën Tickets.
Historiku i biletave të organizatës suaj shfaqet këtu.
Shihni historikun e biletave të organizatës suaj nga pyetjet tuaja
Ju mund t’i përdorni biletat e organizatës suaj edhe drejtpërdrejt nga profili juaj.
- Shkoni te faqja e Asistencës së Firefox Enterprise.
- Hyni në Mozilla account tuaj.
- Kaloni kursorin mbi avatarin tuaj në cepin e sipërm djathtas.
- Nën My profile, përzgjidhni .
- Në ndarjen Your company në të djathtë, përzgjidhni butonin .
Do të dërgoheni te historiku i biletave të organizatës suaj.
Shqyrtoni dhe filtroni biletat
Historiku i biletave të organizatës përfshin hollësi kyçe për çdo kërkesë asistence, përfshirë:
- Subjektin e biletës
- Kush e ka parashtruar biletën
- Gjendjen e tanishme të biletës
- Kur u përditësua bileta për herë të fundit nga Asistenca e Mozilla-s ose kërkuesi i biletës
Ju gjithashtu mund ta organizoni listën duke përzgjedhur njërën nga skedat e gatshme:
- All - Shfaq çdo biletë asistence.
- Active - Shfaq kërkesat e hapura të asistencës.
- Solved - Shfaq kërkesat e zgjidhura të asistencës.
Për t’i ngushtuar më tej përfundimet, përdorni filtrin e anëtarëve në anën e djathtë të faqes për të shfaqur biletat e parashtruara nga një kontakt i caktuar asistence.