Kur një përdorues i Firefox Hello-së ju dërgon një ftesë, mund t’i përgjigjeni nga çfarëdo shfletuesi që mbulon teknologjinë WebRTC, të tillë si Firefox, Chrome ose Opera, pa u dashur të krijoni një llogari.
Ka dy lloje ftesash, në varësi të versionit të Firefox-it që përdor partneri i bisedës suaj. Ndiqni udhëzimet e duhura që të lidheni pa humbur kohë me të!
Përgjigjiuni një ftese për thirrje
- Klikoni mbi lidhjen te ftesa juaj.
- Klikoni mbi që të nisni një bisedë me video ose zgjidhni mundësinë , nëse s’keni kamerë web, ose parapëlqeni të mos e përdorni:
- Kur shoku juaj e pranon thirrjen, do të jeni në gjendje të shihni dhe dëgjoni njëri-tjetri.
- Përdorni kontrollet e privatësisë
që të mbyllni mikrofonin ose kamerën, sipas nevojave.
- Për ta mbyllur bisedën, klikoni butonin .
Hyni në një bisedë
- Klikoni mbi ftesën që të hapni dritaren e bisedës.
- Klikoni mbi dhe përgjigjiuni kërkesës për ndarje me të tjerët të mikrofonit dhe kamerës suaj (nëse parapëlqeni).
- Përdorni kontrollet e privatësisë, në fund të dritares, për të mbyllur mikrofonin ose videon gjatë bisedës.
-
- Për ta mbyllur bisedën, klikoni mbi butonin .
Që të nisni një bisedë të re, shihni Firefox Hello - biseda në linjë, me video dhe zë