Si të lejohet Java për sajte të besuar

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Për shkak problemesh sigurie, Firefox-i i ndal disa versione të shtojcës Java të xhirojnë automatikisht. Megjithatë, prapë mundeni ta aktivizoni Java-n për sajte të besuar. Do t’ju tregojmë se si.

Kujdes: Java-n do të duhej ta aktivizonit vetëm për sajte të cilëve u besoni.

Aktivizojeni Java-n vetëm një herë

Kur të shihni mesazhin "Klikoni këtu që ta aktivizoni", thjesht klikoni mbi të që lënda Java të ngarkohet normalisht.

Activate Java

Shënim: Herës tjetër që do të vizitoni sajtin ose cilindo tjetër që përdor Java, do ta shihni sërish këtë mesazh.

Aktivizojeni përgjithmonë Java-n për një sajt

Nëse keni një sajt të besuar që përdor Java dhe lypset ta përdorni shpesh këtë sajt, mund ta bëni Java-n të funksionojë normalisht në atë sajt.

  1. Klikoni ikonën e shtojcës te shtylla e adresave dhe do të hapet një dritare mesazhi.
  2. Në fund të dritares së mesazhit, klikoni mbi menunë hapmbyll Aktivizoni Krejt Shtojcat dhe zgjidhni Aktivizoji përherë shtojcat për këtë sajt.

    Always activate Java

Pas kësaj, kurdo që vizitoni këtë sajt, shtojca do të vihet në punë automatikisht dhe nuk do të keni më mesazhe "Klikojeni që ta aktivizoni".

Aktivizojeni Java-n vetëm një herë

Kur të shihni mesazhin "Aktivizoni Java-n", thjesht klikoni që të ngarkohet lënda Java normalisht.

In-content Java prompt

Nëse te faqja nuk ka zonë të dukshme ku të aktivizohet lënda Java, ose nëse klikimi mbi mesazhin "Aktivizoni Java-n" nuk funksionon, shihni për ikonën e shtojcës te shtylla e adresave. Klikoni mbi të dhe, te paneli i mesazhit që hapet, zgjidhni Lejoje Tani që ta aktivizoni lëndën Java përkohësisht.

Figura "Fx24-JavaAllowNow" nuk ekziston.Activate Java once 29 - Win
Shënim: Herës tjetër që do të vizitoni sajtin ose cilindo tjetër që përdor Java, do ta shihni sërish këtë mesazh.

Aktivizojeni përgjithmonë Java-n për një sajt

Nëse keni një sajt të besuar që përdor Java dhe lypset ta përdorni shpesh këtë sajt, mund ta bëni Java-n të funksionojë normalisht në atë sajt.

  1. Klikoni ikonën e shtojcës te shtylla e adresave dhe do të hapet një dritare mesazhi.
  2. Te paneli i mesazhit, klikoni Lejoje dhe Mbaje Mend.
Figura "Fx24-JavaAllowRemember" nuk ekziston.Activate Java always 29 - Win

Pas kësaj, kurdo që vizitoni këtë sajt, shtojca do të vihet në punë automatikisht dhe nuk do të keni më mesazhe "Klikojeni që ta aktivizoni".

Mesazhe sigurie nga Java

Pasi të aktivizohet Java për një sajt, mund të shihni një mesazh sigurie, ku ju kërkohet të ripohoni se dëshironi që Java të xhirojë, ose një mesazh të llojit "Aplikacion i Bllokuar nga Rregullimet e Sigurisë", pa opsion xhirimi të Java-s. Këto mesazhe sigurie vijnë nga vetë Java, jo nga Firefox-i, dhe varen nga sajti dhe rregullimet tuaja për sigurinë, te Paneli i Kontrollit të Java-s.

Java confirmation

Për më tepër të dhëna, shihni këto faqe Ndihme mbi Java-n:

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër