Krijoni dhe administroni listën tuaj të kontakteve në Firefox Hello

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Mënyra Llogari e Firefox Hello-së ju lejon të krijoni dhe administroni një listë kontaktesh, që kështu të mundeni të bëni thirrje për përdorues të tjerë me llogari Firefox Account.

Për të bërë thirrje pa bërë hyrje te llogari, shihni Firefox Hello - bëni dhe merrni thirrje nën Mënyrën Mysafir

Shtoni dhe administroni kontakte

  1. Klikoni mbi butonin Hello hello button. (Nuk e shihni butonin? Vizitoni Ku gjendet butoni Firefox Hello?)
  2. Klikoni Hyni ose Regjistrohuni dhe vazhdoni me hyrjen te ose regjistrimin e një llogarie Firefox Account.
  3. Pasi të kenë bërë hyrjen, klikoni te skeda e kontakteve që të hyni te lista juaj.
    contacts tab hello
  4. Klikoni mbi Kontakt i Ri që të shtoni kontakte një nga një, ose klikoni mbi Importoni që të shtoni kontaktet tuaj Google.
  5. Që të përpunoni, bllokoni ose fshini një kontakt, klikoni mbi shigjetën te butoni i gjelbër në krah të emrit të tij dhe zgjidhni mundësinë që doni.
manage hello contacts

Filloni një bisedë me video ose me zë

Për t’i bërë thirrje dikujt te lista juaj e kontakteve, thjesht klikoni mbi butonin në krah të emrit të tij, ose klikoni menunë hapmbyll që të zgjidhni mundësinë video ose zë.

hello call contact

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër