Si ta shtoj një pajisje te Firefox Sync-u?

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Ky artikull do t'ju tregojë se si të shtoni te llogaria juaj Firefox Sync një pajisje tjetër (kompjuter, telefon Android ose tablet Android.).

Shtimi i një pajisje te Firefox Sync lyp që të keni së pari një llogari Sync. Nëse nuk e keni bërë këtë, ju lutemi, shihni Si ta rregulloj një llogari Firefox Sync-u?

Si të Shtoj një Pajisje?

Kryeni këto hapa te Firefox-i ne nje kompjuter që e ka tashmë të rregulluar llogarinë tuaj Sync.

  1. Klikoni mbi butonin Kreu (ose shtypni about:home te shtylla e vendeve) që të hapet faqja e kreut të Firefox-it.
  2. Në fund të faqes hyrëse, klikoni mbi lidhjen Sync që të hapet dritarja e rregullimeve të Sync-ut.
    Home Page Sync Button - WinHome Page Sync Button - MacHome Page Sync Button - Lin
  3. Mandej klikoni mbi lidhje Çiftoni një pajisje dhe do të hapet dritarja Rregullimi i Firefox Sync-ut.
    Pair a device - WinPair a device - MacPair a device - Lin
  4. Jepni kodin prej dymbëdhjetë shenjash të prodhuar te pajisja juaj tjetër dhe klikoni mbi PasuesiVazhdoni.
    Add Device - Win 2Add Device - Mac 2Add Device - Lin 2
  5. Kur kodi pranohet, do të shihni një mesazh Pajisja u Lidh dhe pajisja juaj do të fillojë menjëherë të njëkohësohet. Klikoni mbi FinishDone që të mbyllet dritarja e rregullimit.
  1. Te pajisja që dëshironi të shtoni, nisni Firefox-in dhe klikoni mbi butonin Menu Figura "new FX Menu" nuk ekziston. që të hapet paneli.
  2. Klikoni mbi Hyni Për Njëkohësim, te fundi i panelit.
  3. Klikoni mbi Fillojani që të kaloni te faqja e hyrjeve.
  4. Në fund të faqes, klikoni mbi Hyni. Jepni të njëjtën adresë email dhe fjalëkalim që përdorët te pajisja juaj tjetër.
  5. Pasi të keni bërë hyrjen, Firefox-i do të fillojë të njëkohësojë të dhënat tuaja. Kaq qe!

Si ta Shtoj një Pajisje kur nuk jam pranë kompjuterit tim?

Kryeni këto hapa te pajisja që po përpiqeni ta shtoni te Firefox Sync-u.
Nëse po provoni të shtoni një pajisje te Firefox Sync-u dhe nuk jeni pranë kompjuterit tuaj që të jepni kodin, mundeni prapë ta kryesni duke dhënë të dhënat e llogarisë suaj.

Shtoni një pajisje Android ose Maemo

Kryeni këto hapa te pajisja juaj Android ose Maemo.

  1. Prekni butonin Menu (ose nën ekran, te disa pajisje, ose në cepin e sipërm djathtas të shfletuesit) , zgjidhni Rregullime (mund t'ju duhet të prekni Më Tepër së pari) dhe, më në fund, Sync.
  2. Prekni lidhjen "Rregullim i mëtejshëm...".
    sync_recovery3
  3. Më tej, jepni Emrin e Llogarisë suaj (adresën email), Fjalëkalimin, Kyçin tuaj për Riparimin dhe prekni Lidhu.
    sync_recovery4

Shtoni një kompjuter tjetër

Kryeni këto hapa te kompjuteri që po provoni të shtoni te Firefox Sync-u.

  1. Klikoni mbi Rregullim i Firefox Sync-ut.
    Sync Setup 1
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari Firefox Sync.
  3. Jepni adresën tuaj email dhe fjalëkalimin për te Sync, mandej klikoni PasuesVazhdo.
  4. Jepni Kyçin tuaj për te Sync-u dhe mandej klikoni PasuesVazhdo.
    Add comp 2
    Kyçi juaj për Sync-un është një varg i gjatë shenjash që qe krijuar për ju kur rregulluat llogarinë tuaj në Sync. Mund ta gjeni duke ndjekur udhëzimet te Ku ta gjej Kyçin tim për Sync-un?
    Kyçi juaj i Riparimit është një varg i gjatë shenjash që qe krijuar për ju kur rregulluat llogarinë tuaj në Sync. Mund ta gjeni duke ndjekur udhëzimet te Ku ta gjej Kyçin tim të Riparimit?
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni mbi PërfundojeU bë që të përfundohet shtimi i këtij kompjuteri te llogaria jua Sync.
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregullim i Sync-ut. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari.
  3. Meqë nuk jeni pranë pajisjes me Sync-un tashmë të rregulluar, klikoni mbi lidhjen Nuk e kam me vete pajisjen.
  4. Bëni hyrjen te llogaria juaj Sync:
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni mbi Përfundoje që të përfundohet shtimi i kësaj pajisjeje te llogaria jua Sync.
  1. Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregullim i Sync-ut. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari.
  3. Meqë nuk jeni pranë pajisjes me Sync-un tashmë të rregulluar, klikoni mbi lidhjen Nuk e kam me vete pajisjen.
  4. Bëni hyrjen te llogaria juaj Sync:
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni mbi U bë që të përfundohet shtimi i kësaj pajisjeje te llogaria jua Sync.
  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete dhe përzgjidhni Rregullim i Sync-ut. Do të hapet dritarja e Rregullimit të Firefox Sync-ut.
  2. Klikoni mbi Kam një Llogari.
  3. Meqë nuk jeni pranë pajisjes me Sync-un tashmë të rregulluar, klikoni mbi lidhjen Nuk e kam me vete pajisjen.
  4. Bëni hyrjen te llogaria juaj Sync:
  5. Do të shihni një skenë Rregullim i Plotësuar. Klikoni mbi Përfundoje që të përfundohet shtimi i kësaj pajisjeje te llogaria jua Sync.

 

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër