Template:Tracking

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 55627
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Translation
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Shumica e sajteve web e gjurmojnë sjelljen e vizitorëve të tyre dhe mandej të dhënat ua shesin ose ua japin kompanive të tjera (për shembull, kompanive të reklamave). Firefox-i ka një mekanizëm të quajtur Mos Më Gjurmo, i cili ju lejon t'u tregoni sajteve web se nuk doni që të gjurmohet shfletimi juaj. Ky artikull shpejgon se çfarë është gjurmimi, si funksionon mekanizmi Mos Më Gjurmo dhe si të aktivizohet ai.

Ç'është gjurmimi?

Gjurmimi është një term që përfshin mjaft metoda të ndryshme që sajtet web, agjencitë e reklamave dhe të tjerë i përdorin për të ndjekur sjelljen tuaj gjatë shfletimit. Këtu përfshihen të dhëna rreth sajteve që vizitoni, gjërave që ju pëlqejnë, që nuk ju pëlqejnë dhe çka blini. Shpesh këto të dhëna i përdorin për t'ju shfaqur reklama, produkte ose shërbime të menduara posaçërisht për ju.

Shihni se cilët ju gjurmojnë në linjë: Shkarkoni shtesën Lightbeam për Firefox

Si funksionon mekanizmi Mos Më Gjurmo?

Kur e aktivizoni mekanizmin Mos Më Gjurmo, Firefox-i i thotë çdo sajti web që vizitoni (si edhe reklamuesve në ta, apo atyre që ofrojnë lëndë në këto sajte) se nuk dëshironi që të gjurmohet sjellja juaj gjatë shfletimeve. Respektimi i kësaj zgjedhjeje është vullnetar — sajtet web nuk janë të detyruar ta respektojnë. Sajtet web që e respektojnë, do të duhej vetvetiu të reshtnin së gjurmuari sjelljen tuaj pa asnjë veprim tjetër nga ana juaj.

Aktivizimi i Mos Më Gjurmo-së nuk do të prekë aftësinë tuaj për të hyrë në llogari sajtesh web, as nuk e bën Firefox-in të harrrojë të dhënat tuaja private — të tilla si, përmbajtje shportash blerjeje, të dhëna vendndodhjeje apo të dhëna hyrjesh në llogari.

Shënim: Mund të konstatoni më pak reklama në sajte web, nëse aktivizoni mundësinë Mos Më Gjurmo.