Si t'i përshtat panelet?

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 10760
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Translation for sq. And I already reviewed myself!
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Një panel është kutia (zakonisht gri) mbi zonën në të cilën shfaqet site-i web.

  • Panel Menush: Ky është paneli që përmban menutë e shfletuesit (Kartelë, Përpunim, Ndihmë, etj.). Panelin e menuve mund ta shfaqni/fshihni duke shtypur tastin Alt.
  • Paneli i Lundrimit: Ky është paneli që përmban Shtyllën e Vendeve dhe butonat e përdorur për lundrim nëpër site-et web.
  • Paneli i Faqerojtësve: Ky është paneli që përmban faqerojtësit e Dosjes suaj të Panelit të Faqerojtësve.
  • Shtyllë Lundrimi: Ky është paneli që përmban Shtyllën e Lundrimit dhe butonat e përdorur për lundrim në site-et web.
  • Panel Faqerojtësish: Ky është paneli që përmban faqerojtësit e Dosjes suaj të Panelit të Faqerojtësve.

Firefox-i ju lejon të personalizoni panelin që duket te shfletuesi, që të përfshijë mjete shtesë, të risistemoni hapësirën, dhe të tjera. Përshtatja e panelit ju lejon të risistemoni, organizoni, shtoni dhe hiqni butona ose fusha, që të ndryshoni përdorimin tuaj të Firefox-it në përputhje me nevojat tuaja.

c472e0fd7b48c92da121449bc1291a6a-1258907964-943-1.png


Shtim, heqje dhe risistemim elementësh

Mund të shtoni ose hiqni elementë prej paneleve:

  1. Te shtylla e menuve, klikoni Shfaqje, shkoni te Panele, dhe mandej përzgjidhni Përshtasni.... Do të hapet dritarja e Përshtatjes së Panelit.
  2. Tërhiqni dhe vini elementë. Për një shpjegim të secilit element, shihni Elementë Paneli Lundrimi.
    • Për ta shtuar një element te një panel, tërhiqeni prej dritares Përshtatje Paneli te paneli në të cilin doni që të shfaqet.
    • Për të hequr një element nga paneli, tërhiqeni drejt dritares Përshtatje Paneli.
    • Për ta lëvizur një element brenda panelit, tërhiqeni deri atje ku doni që të duket.
  1. Kur të keni përfunduar së bëri ndryshimet, klikoni U bë që të mbyllet dritarja Përshtatje Paneli.

c472e0fd7b48c92da121449bc1291a6a-1258911741-862-1.png

Për rikthimin e paneleve te rregullimet parazgjedhje të tyre, klikoni Rimerr Grupin Parazgjedhje.


Mundësi dukjeje të panelit

Në fund të dritares Përshtatje Paneli, ka mundësi shtesë për ndryshimin e dukjes së panelit:

  • Shfaq. Prej menusë hapmbyll Shfaq, mund të zgjidhni çfarë të duket te paneli: Ikona, Tekst, ose Ikona dhe Tekst bashkë. Si parazgjedhje, Firefox-i shfaq Ikonat.
  • Përdor Ikona të Vogla. Për të mos harxhuar hapësirë në ekran, përzgjidhni këtë mundësi që të shfaqni panele me ikona më të vogla.


Diagnostikim

Për ndihmë në diagnostikim problemesh, shihni këta artikuj.