Si t’ia fillohet me Firefox-in - Një përmbledhje e veçorive kryesore

Hera e parë me Firefox? Keni ardhur në vendin e duhur. Ky artikull mbulon krejt gjërat bazë dhe do t’ju lejojë t’ia filloni në pak minuta. Ai përmban po ashtu shumë lidhje për te artikuj të tjerë të mirë, që mund të doni t’i shihni më vonë.

Caktoni ose ndryshoni faqen tuaj hyrëse

Zgjidhni faqen që hapet kur nisni Firefox-in ose klikoni mbi butonin Kreu.

  1. Hapni një skedë në sajtin që doni ta përdorni si faqen hyrëse.
  2. Tërhiqeni dhe lëreni atë skedë te butoni Kreu Home Button.
    Home Page 29 - Win8Home Page 29 - MacHome Page 29 - Linux
  3. Klikoni mbi Po që ta caktoni këtë si faqen tuaj hyrëse.

Më tepër mundësi mund të gjenden te artikulli mbi faqen hyrëse.

Kërkim në web

Zgjidhni motorin tuaj të parapëlqyer për kërkimet me shtyllën e Kërkimeve të brendshme të Firefox-it.

  • Thjesht klikoni ikonën e kërkimit, në të majtë të shtyllës së kërkimeve, që të zgjidhni atë që doni.
    Search2 29 - WinSearch2 29 - MacSearch2 29 - Lin

Mësoni më tepër marifete kërkimi, te artikulli mbi shtyllën e Kërkimeve.

Faqeruani një sajt

Ruani sajtet tuaj të parapëlqyer.

  • Që të krijoni një faqerojtës, klikoni yllin te paneli. Ylli do të marrë ngjyrë të verdhë dhe për faqen ku gjendeni do të krijohet një faqerojtës te dosja e Faqerojtësve të Parenditur. Kaq!
    Bookmark 29 WinBookmark 29 MacBookmark 29 Lin
Ndihmëz: Tërhiqeni një skedë drejt e te paneli i faqerojtësve që ta ruani atje.

Për më tepër, shihni artikullin mbi faqerojtësit.

Gjetja e gjithçkaje me Shtyllën e Mahnitshme

Shtyllën e Vendeve në Firefox na pëlqen ta quajmë "Shtylla e Mahnitshme", ngaqë gjen shpejt vendet që keni vizituar më parë.

  • Filloni të shtypni te shtylla e adresave dhe do të shihni një listë sajtesh nga historiku juaj i shfletimeve dhe nga faqerojtësit. Kur të shihni sajtin që doni, thjesht klikoni mbi të.
    Bookmark3 29 WinBookmark3 29 MacBookmark3 29 Lin
Ndihmëz: Prej këtej mund të bëni edhe një kërkim në web. Provojeni.

Për të mësuar më tepër marifete, shihni artikullin mbi Shtyllën e Mahnitshme.

Shfletim Privat

Veçoria e Shfletimit Privat në Firefox ju lejon të shfletoni në Internet pa ruajtur në kompjuterin tuaj ndonjë të dhënë rreth se cilët sajte dhe cilat faqe keni vizituar

  • Klikoni butonin e menuve New Fx Menu dhe mandej klikoni Dritare e Re Private.
    private browsing - fx29 - winxpprivate browsing - fx29 - win8private browsing - fx29 - macprivate browsing - fx29 - linux

Mësoni më tepër se si funksionon Shfletim Privat.

Personalizoni menunë ose panelin

Mund të ndryshoni objektet që shfaqen te menuja ose te paneli juaj.

  1. Klikoni butonin e menusë Figura "new fx menu" nuk ekziston. dhe zgjidhni Personalizojeni.
    • Do të hapet një skedë speciale e cila ju lejon të tërhiqni dhe të vini ose të hiqni objekte nga menuja dhe paneli.
    Customize Fx 29 Win8
  2. Kur të keni mbaruar, klikoni butonin e gjelbër Dil nga Personalizimi.

Mësoni më tepër rreth personalizimit të Firefox-it.

Shtojini Firefox-it veçori përmes shtesash

Shtesat janë si punë aplikacionesh që i instaloni për ta bërë Firefox-in të punojë sipas mënyrë që doni.

  1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin FirefoxTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë MjeteNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Mjete, dhe mandej klikoni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave. Klikoni butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni Shtesa. Do të hapet skeda e Përgjegjësit të Shtesave.

  2. Te skeda e Përgjegjësit të Shtesave, përzgjidhni panelin Merrni Shtesa.
  3. Që të shihni më tepër të dhëna rreth një Shtese apo Teme të Zgjedhur, klikoni mbi të. Mandej mund të klikoni mbi butonin e gjelbër Shtoje te Firefox-i që ta instaloni.
    • Mundeni edhe të kërkoni për shtesa të caktuara, duke përdorur kutinë e kërkimeve në krye. Mandej, me butonin Instaloje mund të instaloni cilëndo shtesë që gjeni.
      Addon1 29 WinAddon2 29 WinAddon1 29 MacAddon2 29 MacAddon1 29 LinAddon2 29 Lin
  4. Firefox-i do ta shkarkojë shtesën e kërkuar dhe mund t’ju kërkojë të ripohoni se doni ta instaloni.
  5. Klikoni mbi Rinise Tani, nëse shfaqet. Skedat tuaja do të ruhen dhe rikthehen pas rinisjes.

Që të mësoni më tepër rreth shtesave, shihni Gjeni dhe instaloni shtesa që t’i shtoni Firefox-it veçori.

Ndihmëz: Disa shtesa, pas instalimit, vendosin një buton të tyrin te paneli. Këta mund t’i hiqni ose t’i kaloni te menuja, nëse doni - shihni Personalizoni kontrolle, butona dhe panele Firefox-i.

Mbajeni Firefox-in të njëkohësuar

Përdorini faqerojtësit tuaj, historikun, fjalëkalimet dhe të tjera gjëra në çfarëdo pajisje.

  1. Së pari, krijoni një llogari Firefox-i:
    • Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe zgjidhni Hyni Për Njëkohësim dhe ndiqni udhëzimet për krijimin e llogarisë suaj.
    Sync 29
  2. Mandej thjesht bëni hyrjen në llogarinë tuaj që të lidhni një pajisje tjetër.

Për udhëzime të hollësishme, shihni Si ta rregulloj Firefox Sync-un?

Merrni ndihmë

Nëse keni më tepër pyetje ose ju duhet ndihmë me Firefox-in, jeni te sajti i duhur.

  • Ky sajt ka qindra artikuj që mbulojnë pothuaj çdo pyetje që mund të keni mbi Firefox-in.
Get Help

Shfletim në web

Caktimi i faqes suaj hyrëse

Caktimi i faqes suaj hyrëse është i lehtë. Thjesht tërhiqeni ikonën e sajtit te butoni Kreu. Për më tepër rreth faqes suaj hyrëse dhe se si të caktoni cilat skeda hapen kur hapni Firefox-in, shihni Si të caktohet faqja hyrëse.
Home page Win1


Home page Mac1

Home page Lin1

Faqeruajtje njëklikimshe

Për të krijuar një faqerojtës, klikoni mbi ikonën yll te shtylla e Vendeve. Kaq! Për më tepër rreth përdorimit të faqerojtësve, përfshi etiketim dhe sistemim të tyre, shihni Krijoni faqerojtës për të ruajtur sajtet tuaj të parapëlqyer.
bookmarks-win1

bookmarks-mac1

Gjetja e gjithçkaje me Shtyllën e Mahnitshme

Shtyllën e Vendeve në Firefox na pëlqen ta quajmë "Shtylla e Mahnitshme", ngaqë, kur filloni të shtypni emrin ose adresën e një sajti, te i cili keni qenë më parë, e gjen në çast për ju. Dhe sa më shumë që e përdorni, më i mirë bëhet. Që të mësoni më tepër rreth marifetesh me Shtyllën e Mahnitshme, përfshi kërkim përmes skedash të hapura dhe kërkim në web, shihni Kërkoni te faqerojtësit, historiku dhe skedat tuaj me Shtyllën e Mahnitshme.
Awesome Bar dropdown1 win

Awesome Bar dropdown1 mac

Awesome Bar dropdown1 lin

Kërkim në web

Kërkoni në web me sajtin tuaj të parapëlqyer për kërkime, drejt e te shtylla e Kërkimeve në Firefox. Thjesht klikoni ikonën në të majtë që të ndërroni motorë kërkimesh. Mësoni më tepër marifete kërkimi, te artikulli Shtyllë kërkimesh - Zgjidhni kollaj motorin tuaj të parapëlqyer për kërkimet.
Search Win

Search Mac

Search Lin

Skeda, skeda, skeda!

Skedat ju lejojnë të mbani të hapur disa sajte njëherësh, brenda një dritareje të vetme, duke shmangur rrëmujën në ekran dhe duke lehtësuar kështu kalimin nga një sajt te një tjetër. Për të hapur një skedë të re, klikoni butonin e skedave të reja (+) në të djathtë të skedës së fundit. Për të mësuar më tepër se si të punohet me skedat, shihni, Përdorni skedat që të sistemoni shumë sajte në një dritare të vetme Tabs Win2 Tabs Mac2

Skeda të Fiksuara

Skedat e Fiksuara ju lejojnë t’i mbani hapur, dhe vetëm një klikim larg, aplikacionet tuaja të parapëlqyera web, të tillë si Facebook, Gmail apo Twitter. Për të krijuar një Skedë të Fiksuar, djathtasklikonicontrol-click mbi një skedë dhe përzgjidhni prej menusë zërin Fiksoje Skedën. Për të mësuar më tepër se si funksionojnë Skedat e Fiksuara, shihni Skeda të Fiksuara - mbajini hapur, dhe vetëm një klikim larg, sajtet tuaj.
Pin App Tab Win

Pin App Tab Mac

Pin App Tab Lin

Shfletim Privat

Veçoria e Shfletimit Privat në Firefox ju lejon të shfletoni në Internet pa ruajtur në kompjuterin tuaj ndonjë të dhënë rreth se cilët sajte dhe cilat faqe keni vizituar.

Për të filluar Shfletim Privat, shkoni në krye të dritares së Firefox-it, shtyllën e menuve, klikoni mbi butonin Firefoxmenunë Mjete dhe përzgjidhni Nis Shfletimin Privat. Për të mësuar më tepër, lexoni artikullin Shfletim Privat - Shfletoni në web pa ruajtur të dhëna rreth se cilët sajte vizitoni.
Private Browsing Win1


Private Browsing Mac1

Private Browsing Lin1

Që të hapni një dritare Shfletimi Privat, shkoni në krye të dritares Firefox, shtyllën e menuve, klikoni mbi butonin Firefoxmenunë Kartelë dhe përzgjidhni Dritare e Re Private. Për të mësuar më tepër, lexoni artikullin Shfletim Privat - Shfletoni në web pa ruajtur të dhëna rreth se cilët sajte vizitoni.
fx20 new private window - file menu

New Private Window Fx20 Win7

New Private Window Fx20 Mac

New Private Window Fx20 Lin

Personalizimi i Firefox-it me Shtesa

Shtesat janë si punë aplikacionesh që i instaloni për t’i shtuar gjëra Firefox-it. Mund të shtoni shtesa që bëjnë krahasime çmimesh, që ju tregojnë motin, që ndryshojnë pamjen e Firefox-it, për të dëgjuar muzikë, madje edhe për të përditësuar profilin tuaj në Facebook. Për të mësuar më tepër rreth Shtesave dhe se si t’i instaloni ato, shihni Gjeni dhe instaloni shtesa për t’i shtuar Firefox-it veçori.

Tema

Personalizoni lehtë pamjen e Firefox-it. Provoni ca prej tyre te sajti i shtesave Mozilla.

Jini i Njëkohësuar

Firefox Sync-u ju lejon të hyni në mënyrë të sigurt te historiku juaj, faqerojtësit, skedat dhe fjalëkalimet tuaja, në krejt pajisjet tuaja. Shihni Firefox Sync - Merrini me vete faqerojtësit, skedat, dhe të dhënat tuaja personale që të mësoni më tepër ose thjesht shkoni drejt e te si të njëkohësoni kompjuterat tuaj ose pajisjen tuaj Android.

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër