Përshtatja e Firefox-it përmes shtesash

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 11154
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Translation for sq.
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Shtesat janë programe të vegjël të krijuar nga persona anembanë globit, që shtojnë veçori ose funksione të reja te instalimi juaj i Firefox-it. Shtesat mund ta përforcojnë Firefox-in me motorë të rinj kërkimesh, fjalorë gjuhësh të huaja, ose t'i ndryshojnë pamjen. Përmes shtesash, mund ta personalizoni Firefox-in që të përputhet me nevojat dhe shijet tuaja.

  • Zgjerime
    Zgjerimet shtojnë te Firefox-i veçori të reja, ose modifikojnë ndonjë ekzistuese. Ka zgjerime që ju lejojnë të bllokoni reklamat, të shkarkoni video prej site-esh web, të integroni Firefox-in më fort me site- web të tillë si Facebook ose Twitter, si dhe të shtoni veçori që shihni në shfletues të tjerë.
  • Tema
    Temat ndryshojnë pamjen e Firefox-it. Disa tema thjesht ndërrojnë ngjyrat e sfondit të paneleve; të tjera tema e bëjnë Firefox-in të duket krejtësisht si një program ndryshe.
  • Plugins
    Një shtojcë është një program që trajton lëndë internet për të cilën Firefox-i nuk është parashikuar ta bëjë. Te këto zakonisht përfshihen formate të patentuar videosh, audiosh, lojërash online, paraqitjesh, dhe të tjera. Shtojcat krijohen dhe shpërndahen nga shoqëri të tjera.

Që të shihni cilat shtojca keni të instaluara, hapni menunë Mjete dhe përzgjidhni Shtesa, çka do të hapë dritaren e Shtesave.


Diagnostikim shtesash

Për të dhëna rreth diagnostikim problemesh me zgjerime, shtojca, ose tema, shihni artikujt më poshtë: