Përgjegjësi i fjalëkalimeve - Mbani mend, fshini dhe ndryshoni fjalëkalime të ruajtur në Firefox

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 12441
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Translation for sq.
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Firefox-i mundet të depozitojë në mënyrë të sigurt e të parrezik emra përdoruesi dhe fjalëkalime që përdorni për të hyrë në site-e Web që kërkojnë të tillë. Duke përdorur Përgjegjësin e Fjalëkalimeve në Firefox, mund të administroni fjalëkalimet që doni të mbahen mend nga Firefox-i. Kur shkoni te një site për të cilin Firefox-i ka ruajtur emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin, Firefox-i i plotëson për ju vetvetiu fushat përkatëse.

  • Përmes Përgjegjësit të Fjalëkalimeve, mund të shihni fjalëkalimet e vërteta që ka depozituar Firefox-i, çka është e dobishme nëse harroni një fjalëkalim për te një site.
Shënim: Kur Përgjegjësi i Fjalëkalimeve përdoret për të depozituar emra përdoruesi dhe fjalëkalime, këto të dhëna sekrete depozitohen në hard diskun tuaj nën një format të koduar.


Mbajtja mend e fjalëkalimeve

Kur parashtroni te një site web një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim, Firefox-i ju pyet nëse doni t'i mbajë mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.
Figura "c9ba9a5f88a40e09f8470288748995de-1248106055-946-1.PNG" nuk ekziston.passwords-en-mac-prompt.png

Shënim: Nëse Firefox-i nuk ju pyet, shihni Emra përdoruesi dhe fjalëkalime nuk mbahen mend.
  • Që ta bëni Firefox-in të mbajë mend emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin, klikoni Mbaje mend. Herën tjetër që do të vizitoni site-in web, Firefox-i do t'i japë vetvetiu në vendin e duhur emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin.
  • Që ta udhëzoni Firefox-in të mos mbajë kurrë mend ose të pyesë rreth kësaj, për një site të caktuar web, klikoni Kurrë për Këtë Site. Kur vizitoni site-in web sërish, nuk do të pyeteni për ruajtje fjalëkalimi. Nëse ndërroni mendje më pas, mund ta hiqni këtë site nga lista e site-eve të përjashtuar duke përdorur dritaren MundësiParapëlqime window.
  • Për të anashkaluar depozitimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit sa për tani, klikoni Jo Tani. Herë tjetër që vizitoni site-in do të pyeteni lidhur me depozitimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.


Parje dhe fshirje fjalëkalimesh

Emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet që Firefox-i ka ruajtur për ju mund të shihni në çdo kohë.

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Klikoni mbi ikonën Siguri.
  3. Klikoni mbi Fjalëkalime të Ruajtur....

    c9ba9a5f88a40e09f8470288748995de-1248827944-280-2.jpg
  4. Do të hapet Përgjegjësi i Fjalëkalimeve:

    c9ba9a5f88a40e09f8470288748995de-1248827944-280-1.jpg
    • Si parazgjedhje, Firefox-i shfaq vetëm emrin e site-it dhe emrin tuaj të përdoruesit për të. Që të shfaqen fjalëkalimet dhe emrat përkatës të përdoruesit për çdo site, klikoni Shfaq Fjalëkalimet. Pasi të ripohoni dëshirën, do të shfaqen fjalëkalimet.
      • Për të fshehur fjalëkalimet e shfaqur, klikoni Fshihi Fjalëkalimet.
    • Për të kërkuar fjalëkalime te Përgjegjësi i Fjalëkalimeve, jepni ose site-in ose emrin e përdoruesit te kutia ku duket "Kërko:", përfundimet do të duket vetvetiu.
      • Për t'u rikthyer te lista e plotë, klikoni mbi X në fund të shtyllës së kërkimeve.
    • Për të hequr një fjalëkalim nga Përgjegjësi i Fjalëkalimeve, përzgjidheni fjalëkalimin, dhe mandej klikoni Hiqe.
    • Për të hequr krejt fjalëkalimet nga Përgjegjësi i Fjalëkalimeve, klikoni Hiqi Krejt. Pasi të ripohoni që dëshironi të hiqen krejt fjalëkalimet e ruajtur për ju, ata fshihen.


Mbrojtja e fjalëkalimeve tuaj

Firefox-i i mbron me një fjalëkalim të përgjithshëm fjalëkalimet që depozitoni. Nëse ruani fjalëkalime, mund të krijoni një fjalëkalim të përgjithshëm, i cili duhet dhënë një herë për çdo sesion pune të Firefox-it kur hyni te Përgjegjësi i Fjalëkalimeve ose përpiqeni të shihni fjalëkalime të ruajtur.

Diagnostikim

Për ndihmë lidhur me probleme diagnostikimi shihni këta artikuj.