Dritarja e Mundësive - Paneli Të mëtejshme

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Ky artikull shpjegon krejt mundësitëparapëlqimet që mund të caktohen nga paneli Të mëtejshme te dritarja MundësiParapëlqime e Mozilla Firefox-it. Për panelet e tjerë, shihni dritaren MundësiParapëlqime.

Paneli Të mëtejshme përmban mundësitëparapëlqimet për rregullimet që nuk përdoren edhe aq shpesh, të tilla si kontrolli për të parë nëse Firefox-i është shfletuesi parazgjedhje, pastrimi i fshehtinës së diskut, rregullime lidhur me përditësimin e Firefox-it, dhe të tjera rregullime të mëtejshme që mund t'u duhen personave të caktuar.

Skeda Të përgjithshme

f49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1271793698-171-1.jpgf49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1246122498-344-1.jpgf49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1266972965-411-1.jpgOptions - Advanced - Win1Prefs - Advanced - Mac1Prefs - Advanced - Lin1

Hyrshmëri

  • Përdor përherë taste kursori për lundrim brenda faqesh: Kur mundësiaparapëlqimi është i aktivizuar, Firefox-i do të shfaqë një kursor të lëvizshëm brenda faqeve web, duke ju lejuar të përzgjidhni tekst me anë të tastierë. Aktivizimin ose çaktivizimin e kësaj veçori mund ta bëni duke shtypur F7.
  • Kërko për tekst kur filloj të shtyp: Kur e keni të aktivizuar mundësinëparapëlqimin, Firefox-i do të gjejë brenda faqes së tanishme web çfarë shtypni, ndërkohë që ju shtypni. Kur jeni duke kërkuar tekstin e shtypur te faqja, Paneli i Gjetjeve do të shfaqet vetvetiu në fund të dritares, që të shfaqë të dhëna rreth atyre çka janë gjetur.
  • Sinjalizomë kur site-e web përpiqen të ridrejtojnë apo ringarkojnë faqen: Kur e keni të aktivizuar mundësinëparapëlqimin, Firefox-i do t'i pengojë site-et web t'ju ridrejtojnë te një faqe tjetër, ose të ringarkojnë faqen vetvetiu.


Shfletim

  • Përdor vetërrëshqitje: Vetërrëshqitja është një veçori e dobishme që ju lejon të rrëshqnisni në faqe duke mbajtur të shtypur butonin e mesit te miu (zakonisht rrotëza e rrëshqitjes) dhe duke e lëvizur miun lart e poshtë. Disa njerëzve kjo u duket bezdisëse, ndaj vetërrëshqitja mund të çaktivizohet me këtë mundësiparapëlqim.
  • Përdor rrëshqitje të butë: Rrëshqitja e butë mund të jetë shumë e dobishme kur lexoni shpesh faqe të gjata. Zakonisht, kur shtypni tastin Page Down, kalohet drejt e një faqe më poshtë. Me rrëshqitjen e butë, kalohet poshtë rrjedhshëm, kështu që mund të kontrolloni se sa rrëshqitet. Kjo e bën më të lehtë rinisjen e leximit prej atje ku qetë më parë.
  • Kur mundet, përdor përshpejtim hardware: Firefox-i mund të përdorë procesorin grafik të kompjuterit tuaj që të shfaqë disa faqe me video dhe animacione. Kjo e bën më të shpejtë Firefox-in, meqë procesori grafik i kompjuterit tuaj është shumë më i mirë se sa procesori kryesor, kur bëhet fjalë për shfaqjen e këtij lloji gjërash. Kjo kutizë e ka vetë shenjën, si parazgjedhje, por mekanizmi nuk është funksional për krejt procesorët grafikë. Firefox-i do ta aktivizojë, kurdo që kjo është e mundur. Lexoni më tepër rreth përshpejtimit hardware.
    Nëse e ndryshoni këtë rregullim, lypset të rinisni Firefox-in.
    Që të rinisni Firefox-in:
    1. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

      Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

    2. Niseni Firefox-in sipas mënyrës suaj të zakonshme.
  • Kontrollomë drejtshkrimin ndërkohë që shkruaj: Kur ky parapëlqim është veprues, Firefox-i do të kontrollojë drejtshkrimin tuaj dhe do të ofrojë ndreqje të mundshme kur shkruani në fusha teksti në web. Kini parasysh që mund mund t'ju duhet të shkarkoni një fjalor për gjuhën e dhënë; për ta bërë këtë, djathtasklikonishtypni Ctrl dhe klikoni mbi cilëndo fushë tekstesh, aktivizoni kontrollin e drejtshkrimit - po u desh - dhe mandej përdorni menunë Gjuhë për të shkarkuar një fjalor.
  • Thuaju site-eve web që nuk dua të më gjurmojnë: Duke i vënë shenjë kësaj kutize, do t'u thuhet site-eve web që doni të liheni jashtë gjurmimit nga prej reklamuesve dhe palëve të treta. Respektimi i këtij rregullimi është vullnetar — site-e të veçantë nuk e kanë detyrim ta respektojnë.


Parazgjedhje Sistemi

  • Gjatë nisjes, kontrollo përherë nëse është apo jo Firefox-i shfletuesi parazgjedhje: Përzgjidheni këtë mundësi nëse doni që Firefox-i të kontrollojë gjatë nisjes nëse është apo jo shfletuesi parazgjedhje. Kjo do të sigurojë që Firefox-i të vazhdojë të përdoret, sa herë që një tjetër zbatim përpiqet të shfaqë një faqe web. Mundeni gjithashtu të klikoni butonin Kontrollo Tani që ta bëni këtë pikërisht tani.
  • Parashtro njoftime vithisjesh: (e mundshme nga Firefox 3.6.4 e këtej) Nëse vithiset Firefox-i, do të shfaqet Njoftuesi Mozilla i Vithisjeve, që ju pyet nëse doni t'i dërgohet Mozilla-s një njoftim vithisjeje. Nëse i vihet shenjë kësaj kutize, si parazgjedhje, edhe kutiza Tregojini Mozilla-s rreth kësaj vithisje, që kështu të mund ta ndreqin te njoftuesi i vithisjeve do të ketë shenjë.


Skeda Rrjet

f49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1267773438-932-3.jpgf49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1246122498-344-2.jpgf49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1266972965-411-2.jpgOptions - Advanced - Win2Prefs - Advanced - Mac2Prefs - Advanced - Lin2

Lidhje

Organizmi juaj, ose mundësuesi juaj i shërbimit Internet, mund të ofrojë ose të kërkojë detyrimisht përdorimin e një ndërmjetësi. Një ndërmjetës funksionon si një urë mes kompjuterit tuaj dhe Internetit. Kap të gjitha kërkesat e bëra Internetit për të parë nëse mundet t'i plotësojë duke përdorur fshehtinën e vet. Ndërmjetësit përdoren për të përmirësuar punimin, për të filtruar kërkesat, dhe për ta fshehur kompjuterin tuaj nga Interneti, me qëllim rritjen e sigurisë. Shpesh ndërmjetësit janë pjesë firewall-esh të korporatës.

Dialogu Rregullime Lidhjeje

  • Pa ndërmjetës: Këtë zgjidheni nëse nuk dëshironi të përdoret një ndërmjetës.

Kjo është parazgjedhja për këtë rregullim.

  • Vetëzbulo rregullime ndërmjetësi për këtë rrjet: Zgjidheni këtë nëse dëshironi që Firefox-i t'i zbulojë vetvetiu rregullimet e ndërmjetësit në rrjetin tuaj.
  • Përdor rregullime sistemi për ndërmjetësin: Zgjidheni këtë nëse dëshironi të përdoren rregullimet e ndërmjetësit ashtu siç janë formësuar për sistemin tuaj operativ. Kjo është parazgjedhja për këtë rregullim.

Kjo është parazgjedhja për këtë rregullim në Firefox 3.6.4 e këtej.

  • Formësim ndërmjetësi dorazi: Zgjidheni këtë nëse keni një listë me një ose më tepër shërbyesa ndërmjetësash. Të dhënat e formësimit kërkojani përgjegjësit tuaj të sistemit. Çdo ndërmjetës lyp një strehëemër dhe një numër porte.
    • Nëse për krejt protokollet përdoret i njëjti emër ndërmjetësi dhe numër porte, i vini shenjë Përdor të njëjtin ndërmjetës për krejt protokollet.
    • Pa Ndërmjetës Për: Listë strehëemrash ose adresash IP që nuk do të ndërmjetësohen.
  • URL formësimi të vetvetishëm për ndërmjetësin: Zgjidheni këtë nëse keni një kartelë formësimi ndërmjetësi (.pac). Jepni URL-në dhe klikoni OK që të ruhen ndryshimet dhe të ngarkohet formësimi i ndërmjetësit.
    • Ringarkoje: Butoni i ringarkimit do të ngarkojë formësimin e tanishëm të gatshëm për ndërmjetësin.


Depoztim Offline

Faqet që shihni normalisht ruhen në një dosje speciale të fshehtinës për ngarkim më të shpejtë herës tjetër që vizitoni të njëjtën faqe. Këtu mund të përcaktoni madhësinë e hapësirës në disk që mund të përdorë fshehtina. Mundeni edhe ta pastroni menjëherë përmbajtjen e fshehtinës.

  • Përdor deri në ... MB hapësirë për fshehtinën: Ju lejon të përcaktoni madhësinë maksimum, në megabajte, të fshehtinës në kompjuterin tuaj.
  • Pastroje Tani: Pastron menjëherë përmbajtjen e tanishme të fshehtinës, duke e liruar hapësirën e diskut të zënë deri atëherë nga fshehtina.
  • Bëma të ditur kur një site web kërkon të depozitojë të dhëna për përdorim offline: U lejon site-eve web të depozitojnë të dhëna të nevojshme për t'u përdorur pa një lidhje në internet. Nëse ia keni bllokuar dikur një site-i web depozitimin e të dhënave për përdorim offline dhe tani ndërruat mendje, mund të klikoni mbi butonin Përjashtime.... Përzgjidhni site-in që doni të mos bllokohet më, dhe klikoni Hiqe. Për të hequr krejt site-et web të listës, klikoni Hiqi Krejt Site-t.
  • Site-et web vijues kanë të dhëna të depozituara për përdorim offline: Pasi një site web të ketë depozituar të dhëna për përdorim offline, mund ta përzgjidhni te lista, dhe të klikoni Hiqe... që të fshihen të dhënat.


Skeda Përditësim

f49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1267773438-932-4.jpgf49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1246122498-344-3.jpgf49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1266972965-411-3.jpgOptions - Advanced - Win3Prefs - Advanced - Mac3Prefs - Advanced - Lin3

Firefox-i mund të kontrollojë nëse ka përditësime për shtesat e instaluara ose për vetë Firefox-in.

  • Kontrollo vetvetiu për përditësime për: Si parazgjedhje, Firefox-i kontrollon vetvetiu për përditësime për veten, shtesat, dhe motorët e kërkimive, që kështu ta dini gjithmonë nëse keni versionin më të përditësuar. Këtë sjellje të tij mund ta ndryshoni duke ndryshuar shenjat te kutizat këtu.
  • Kur gjenden përditësime të Firefox-it:
    • Pyetmë se çfarë dua të bëj: Përditësimet për vetë Firefox-in, si parazgjedhje, instalohen vetvetiu. Përzgjidheni mundësinëparapëlqimin për të kontrolluar dorazi se si dhe kur instalohen përditësimet.
    • Shkarko dhe instalo përditësimet vetvetiu: Kur përzgjidhet mundësiaparapëlqimi, përditësimet e Firefox-it do të shkarkohen vetvetiu dhe do të instalohen herës tjetër që do të riniset Firefox-i. MundësiaParapëlqimi Sinjalizomë nëse kështu do të çaktivizohej ndonjë nga shtesat e mia përcakton nëse do të sinjalizoheni apo jo përpara instalimit të një përditësimi i cili mund të kërkojë çaktivizimin e një shtese, të papërputhshme këtej e tutje, ngaqë nuk gjendet për të një version më i ri dhe i përputhshëm. Sinjalizimi ju lejon ta shtyni për më vonë instalimin e përditësimit, edhe pse në kurriz të përmirësimeve të që ai përmban.

      Nëse krejt zgjerimet dhe temat janë të përputhshme ose mund të përditësohen që të bëhen të përputhshme, përditësimi i Firefox-it do të instalohet. Gjatë rinisjes do t'ju kërkohet të instaloni çfarëdo përditësimesh të nevojshme shtesash, që kështu të mund të vazhdoni përdorimin e tyre.
  • Shfaq Historik Përditësimesh: Firefox-i i regjistron vetvetiu përditësimet që keni instaluar. Të dhënat rreth këtyre përditësimeve mund t'i shihni duke klikuar mbi këtë buton.
    Shënim: Që të mund të instaloni përditësime të Firefox-it, duhet ta xhironi Firefox-in si an administratorrrënjë ose si përdoruesi i cili instali fillimisht Firefox-in.


Skeda Kodim

f49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1267773438-932-1.jpgf49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1246122498-344-4.jpgf49b2eeaca4757e02058bd6cf6e8f4b7-1266972965-411-4.jpgOptions - Advanced - Win4Prefs - Advanced - Mac4Prefs - Advanced - Lin4

Protokolle

  • Përdor SSL 3.0: Përcakton nëse dëshironi apo jo të dërgoni dhe të merrni të dhëna në mënyrë të siguruar përmes SSL3 (Secure Sockets Layer, Level 3), një protokoll standard për ndërlidhje të sigurt me site-et web. Çaktivizimi i tij do t'jua pengojë shikimin e disa site-eve.
  • Përdor TLS 1.0: Përcakton nëse dëshironi apo jo të dërgoni dhe të merrni të dhëna në mënyrë të siguruar përmes TLS (Transport Layer Security), një standard sigurie i ngjashëm me SSL3 (Secure Sockets Layer). Çaktivizimi i tij do t'jua pengojë shikimin e disa site-eve.


Dëshmi

Dëshmitë ndihmojnë të kryhet kodimi dhe çkodimi i lidhjeve me site-e të sigurt.

  • Kur një shërbyes kërkon dëshminë time personale: Disa shërbyesa kërkojnë që të identifikoni veten me një dëshmi personale. Që ta bëni këtë, i kërkojnë Firefox-i të prodhojë një të tillë për ju. Kur vizitoni site-in në të ardhmen, Firefox-i do t'ju pyesë cilën dëshmi të përdorë. Nëse dëshironi që Firefox-i ta zgjedhë vetvetiu dëshminë për ju, përzgjidhni mundësinëparapëlqimin Përzgjidh një vetvetiu.
    Shënim: Një dëshmi personale mund të përmbajë të dhëna personale të identifikueshme, të tilla si emri ose adresa juaj. Ndaj përzgjedhja e mundësisëparapëlqimit Përzgjidh një vetvetiu mund të jetë e dëmshme për vetësinë tuaj. Nëse e bëni, nuk keni për t'u njoftuar kur një site web kërkon dëshminë tuaj personale, dhe mund të humbni aftësinë të kontrolloni cilët munden të hyjnë në të dhënat tuaj personale.
  • Shihni Dëshmi: Klikoni këtë buton që të shihni dëshmitë e depozituara, të importoni dëshmi të reja, dhe të kopjeruani ose fshini dëshmi të vjetra në Firefox.
  • Lista Shfuqizimesh: Firefox-i mund të përdorë Lista Shfuqizimesh Dëshmish (të njohura edhe si LSHD) që të garantohet vlefshmëria e përhershme e dëshmive tuaja. Klikoni butonin Lista Shfuqizimesh që të administroni LDSH-të e instaluara në kompjuterin tuaj.
  • Vleftësim: Firefox-i mund t'i kërkojë një shërbyesi OCSP (Online Certificate Status Protocol) të ripohojë që një dëshmi është ende e vlefshme. Si parazgjedhje, Firefox-i e peshon vlefshmërinë e një dëshmie kur dëshmia ofron një shërbyes OCSP. Si rrugë tjetër, mund të zgjidhni një shërbyes OCSP kundrejt të cilit të bëhet vleftësimi i krejt dëshmive. Klikoni butonin Vleftësim që të administroni këto mundësiparapëlqime. Ka shumë të ngjarë që t'ju duhet ta ndryshoni këtë vetëm nëse e kërkon mjedisi juaj Internet.
  • Pajisje Sigurie: Pajisjet e sigurisë mund të kodojnë dhe çkodojnë lidhjet, si dhe të depozitojnë dëshmi dhe fjalëkalime. Nëse keni nevojë të përdorni një pajisje sigurie tjetër nga ajo e Firefox-it, klikoni butonin Pajisje Sigurie.


Gjedhja "backtoOptionsPreferences" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër