Administrimi i shtojcës Flash

Të dhëna Rishikimi
  • Id Rishikimi: 10735
  • Krijuar:
  • Krijues: Besnik
  • Koment: Translation for sq. And I already reviewed myself!
  • E shqyrtuar: Po
  • E shqyrtuar:
  • Shqyrtuar nga: Besnik
  • Është i miratuar? Po
  • A është rishikimi i tanishëm? Jo
  • Gati për përkthim: Jo
Burim Rishikimi
Lëndë Rishikimi

Shtojca Adobe Flash Player për shfletuesin ju lejon të shihni në Firefox video dhe lëndë të animuar.

Shënim: Mekanizmi i Përditësimit të Software-eve në Firefox nuk përditëson shtojca të instaluara. Shihni faqet e buletineve dhe këshillimoreve te Adobe Security për të dhëna rreth çështjesh sigurie dhe qëndrueshmërie që prekin Adobe Flash Player dhe të tjera produkte të Adobe-es.

Testim i Flash-it

Vizitoni Faqen e Testimit te Adobe për të parë nëse shtojca Flash është instaluar dhe punon si duhet. Po qe se ju thotë që shtojca nuk është e instaluar, instaloni Flash-in duke përdorur udhëzimet te Instalimi i shtojcës Flash.


Përditësimi i Flash-it

Që të kontrolloni nëse instalimi juaj i Flash-it është i përditësuar, vizitoni faqen e Mozilla-s Kontroll Shtojcash. Nëse thotë që Flash-i duhet përditësuar, instaloni dorazi versionin më të ri.

  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.com dhe shkarkoni instaluesin e Flash-it.
    Kujdes: Faqja e shkarkimeve te Adobe mund të përmbajë një kutizë për software opsional (të tillë si Google Chrome ose McAfee Security Scan) që, si parazgjedhje, e ka shenjën në të. Nëse nuk e hiqni shenjë prej andej përpara shkarkimit, ai software do të instalohet në kompjuterin tuaj kur të hapni instaluesin e Flash-it.
  2. Kur të përfundojë shkarkimi, mbylleni Firefox-in.

    Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  3. Hapeni kartelën e instaluesit të Flash-it që shkarkuar dhe ndiqni udhëzimet.
Shënim: Nëse keni probleme me instaluesin e Flash-it të marrë nga faqja e shkarkimeve të Adobe-s, mund të përdorni këtë lidhje instaluesi Flash Player që të shkarkoni instaluesin e plotë.
  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe dhe shkarkoni instaluesin e Flash-it.
  2. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  3. Hapeni kartelën që shkarkuat (pra install_flash_player_osx_intel.dmg).
  4. Në Finder, hapni Install Adobe Flash Player.app që të xhironi instaluesin, mandej ndiqni udhëzimet e instaluesit.
  1. Shkoni te faqja e shkarkimit të Flash Player-it te Adobe.
  2. Kur t’ju kërkohet, ruajeni kartelën (pra install_flash_player_"version"_linux."processor".tar.gz).
  3. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  4. Hapni një dritare Terminali (në Gnome, klikoni mbi menunë Applications, përzgjidhni Accessories, dhe mandej përzgjidhni Terminal.)
  5. Në dritaren e Terminalit, kaloni te drejtoria ku ruajtët kartelën që shkarkuat (p.sh. cd /home/user/Downloads).
  6. Përftoni libflashplayer.so prej kartelës që shkarkuat, përmes urdhrit tar -zxvf install_flash_player_"version"_linux."processor".tar.gz.
  7. Si superpërdorues, kopjoni kartelën e përftuar, libflashplayer.so, te nëndrejtoria plugins e drejtorisë ku keni instaluar Firefox-in. Për shembull, nëse Firefox-i është installuar te /usr/lib/mozilla, përdorni urdhrin sudo cp libflashplayer.so /usr/lib/mozilla/plugins dhe mandej, kur t’ju kërkohet, jepni fjalëkalimin tuaj për superpërdoruesin.

    0a85171f1802a3b0d9f46ffb997ddc02-1260326970-447-1.png

Çinstalimi i Flash-it

Për udhëzime mbi çinstalimin e Flash-it, shihni Si të çinstalohet Adobe Flash Player, te Adobe.com.


Diagnostikim

Flash funksionon nën Internet Explorer, por jo nën Firefox

Ka dy lloje të ndryshme Flash Player-i: Një version ActiveX për Internet Explorer dhe një version shtojcë për Firefox-in dhe shfletuesa të tjerë. Nëse doni që Flash-i të punojë nën Firefox, duhet të instaloni versionin shtojcë, siç shpjegohet më sipër.

Video ose audio e bazuar në Flash nuk luhet ose ndal pas pak sekondash

Shihni Video dhe audio me bazë Flash nuk luhen si duhet.

Nuk shihen dot video Flash sa tërë ekrani

Shihni Nuk shihen dot video Flash sa tërë ekrani.

Lënda Flash shfaqet si pikëpyetje

Shihni Lënda Flash shfaqet si pikëpyetje.

Flash-i nuk punon si duhet dhe/ose nuk ka për t'u përditësuar

Nëse lënda Flash nuk punon, sillet në mënyrë të çuditshme, ose sjell gabim, ose po qe se shihni një njoftim se duhet të përditësoni Flash-in (p.sh., te Kontrolli Mozilla i Shtojcave) edhe pas instalimit të versionit të fundit të Flash-it, shihni Flash-i nuk punon si duhet ose nuk ka për t'u përditësuar.

Shtojca Adobe Flash u vithis

Nëse shihni këtë mesazh, në vend se të lëndës Flash, te Firefox 3.6.4 ose më të ri, shihni Shtojca Adobe Flash u vithis.

Firefox-i vithiset kur shihen video nga YouTube videos

Nëse Firefox-i vithiset kur shihen video nga YouTube ose tjetër lëndë Flash nën Firefox 3.6.3 ose më të vjetër, shihni Firefox-i vithiset kur shihen video nga YouTube videos.

Faqe që përdorin shtojcën Flash vithisen në Mac

Shihni Faqe që përdorin shtojcën Flash vithisen në Mac.

Flash-i nuk punon në Firefox 4

Duke filluar nga Firefox 4.0 Beta 7, Firefox-i do të xhirojë si një zbatim 64-bitësh në Mac OS 10.6 "Snow Leopard" dhe lyp të paktën Flash 10.1 që të funksionojë Flash-i. Nëse keni të instaluar version më të vjetër të Flash-it, do të duhej ta përditësonit Flash-in me versionin më të ri. Po qe se keni një Mac më të vjetër e që e përditësuat me Mac OS 10.6, Flash-i mund të mos punojë më në Firefox 4 Beta 7 ose më të ri, edhe pse po përdorni versionin më të ri të Flash-it. Kjo shkaktohet nga një e metë e Flash-it. Si rrugëdalje, mund të xhironi Firefox-in nën mënyrën 32-bit, si vijon:

  1. Prej shtyllës së menuve, përzgjidhni Firefox dhe mandej përzgjidhni Dil nga Firefox-i
  2. Hapni dosjen Zbatime nën Finder dhe gjeni ikonën e zbatimit Firefox.
  3. Mbani të shtypur tastin control, ndërkohë që klikoni ikonën Firefox dhe përzgjidhni Merrni Info prej listës së zërave të menusë.
  4. Te dritarja "Firefox Info", klikoni kutinë para "Hape nën mënyrën 32-bit" që t'i vihet shenjë.
  5. Mbylleni dritaren "Firefox Info" dhe rinisni Firefox 4.




Bazuar në të dhëna nga Flash (mozillaZine KB)